Thirrje për mbështetje financiare të studenteve në fushat e STEM

  • Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
  • Kosovë
  • 23/11/2022
Bursa Arsim

Përshkrimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në mbështetje nenit 8 të Rregullores (QRK) - nr. 02/2021 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive e datës 30.03.2021, shtojcës 1 paragrafi 7 dhe pikës 4.2 të Vendimit me Nr. 13-19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 14.07.2021 dhe vendimit nr. 14/106 të datës 09.11.2022, hap këtë: 

THIRRJE 

Për mbështetje financiare të studenteve në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM) të arsimit të lartë në Kosovë 

Thirrja synon ta mbështesë shkollimin e studenteve që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM në gjuhën angleze), në vlerë prej 1000 (njëmijë) EUR/vit për student. 

PËRSHTATSHMËRIA E KANDIDATEVE PËR APLIKIM 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentet që regjistrohen në një nga programet e fushave STEM në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë, sipas aneks-listës së programeve të publikuar me këtë thirrje. Përparësi kanë kandidatet që kanë përfunduar me sukses vitin paraprak dhe kanë regjistruar për herë të parë vitin akademik 2022-2023. 

Kjo formë e mbështetjes financiare ka për qëllim të promovojë pjesëmarrjen e vajzave/grave në fushat STEM. Në këtë thirrje inkurajohen që të aplikojnë studentet nga komunitetet jo-shumicë, ata me aftësi të kufizuar dhe ata që vijnë nga zonat rurale. 

PROCESI I APLIKIMIT 

Procesi i aplikimit do të realizohet online përmes platformës E-Kosova. 

Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë këtë dokumentacion: 

  1. Jetëshkrimi (CV-ja);
  2. Dëshmia/vërtetimi i pranimit të aplikuesit në një nga programet STEM të universitetit përkatës;
  3. Fletëregjistrimi nga institucioni i arsimit të lartë publik;
  4. Diploma e shkollës së mesme të lartë (vlen vetëm për studentët e vitit të parë);
  5. Pasqyra e notave (vlen vetëm për studentët e vitit 2 dhe 3);
  6. Nëse aplikohet, formulari i vetëdeklarimit (për komunitetet jo-shumicë);
  7. Nëse aplikohet, dëshmitë relevante të lëshuara nga organet kompetente për asistencë sociale dhe personave me aftësi të kufizuara sipas kushteve për aplikim dhe përparësive në konkurrim. 

Kushtet dhe kriteret për aplikim 

  1. Të jenë shtetas i Republikës së Kosovës;
  2. Të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm në njërën nga shkollat e mesme të larta të Republikës së Kosovës;
  3. Të kenë të regjistruar vitin akademik për herë të parë;
  4. Llogaria bankare personale (në emër të aplikuesit) dhe aktive, në njërën nga Bankat e Republikës të Kosovës;
  5. Të kenë të përfunduar me sukses vitin paraprak, me notë mesatare së paku 8 (vlenë për studentët e vitit të 2 dhe 3);
  6. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentet e rregullt;
  7. Të drejtë aplikimi nuk kanë studentet të cilët e kanë përsëritur vitin e studimit;
  8. Të drejtë aplikimi nuk kanë studentët të cilët kanë përfituar nga skemat për mbështetje financiare nga MASHTI në vitin akademik 2022/2023;
  9. Thirrja është e hapur për të gjitha vajzat/gratë në bazë të kritereve më lartë dhe për djem/burra të vitit të dytë dhe tretë në bazë të kritereve më lartë. 

Aplikacionet e e pakompletuara refuzohen në fazën e parë të vlerësimit teknik. 

Konkursi është i hapur nga 23.11.2022 deri më 07.12.2022 në ora 16:00. 

Komuna

Kosovë