Shtepiak-Fokist (4)

  • Komuna Vushtrri
  • Vushtrri
  • 01/11/2022
Punë Shtëpiak

Përshkrimi

RN00010318
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 01/11/2022
Afati për aplikim: 30/11/2022 - 14/12/2022

Në mbështetje të nenit 79 dhe 80 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në bazë të Rregullores (QRK)  Nr. 05/2022 për Procedurat Konkurruese dhe Pranimi për Nëpunësit Administrativ dhe Mbështetës,  Komuna e Vushtrrisë, shpallë: 

K O N K U R S 

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë; 
  • Drejtoria: Arsim; 

Titulli i vendit të punës: 

  1. Shtëpiak-Fokist në Shkollën Fillore (SHF) “Mustafë Venhari” – Vushtrri, një pozitë;
  2. Shtëpiak-Fokist në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Latif Berisha” – Dobërllukë,  një pozitë;
  3. Shtëpiak-Fokist në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “28 Nëntori” – Vërnicë, një  pozitë;
  4. Shtëpiak-Fokist në Institucionin Parashkollor (IP) “Foleja 2” – Vushtrri, një pozitë. 

Numri i pozitave: Katër (4); 

  • Lloji i Pozitës: Nëpunës administrativ dhe mbështetës 
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
  • Grada/Koeficienti: 4.8;
  • Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
  • Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj;
  • Orët e punës: 40. 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive: 

  1. Kujdeset për mirëmbajtjen e objektit kryesor dhe anekseve të institucionit, pjesa e jashtme dhe e  brendshme;
  2. Mirëmban instalimin elektrik, instalimin e ujit, nyjet sanitare, inventarin dhe pajisjet tjera;
  3. Në rast të defekteve të mëdha, mban kontakte me serviset e specializuara dhe asiston me rastin e  riparimeve;
  4. Bën kyçjen dhe ç’kyçjen e nxehjes qendrore dhe të gjeneratorit elektrik, duke mbajtur edhe  evidencën e derivateve të naftës të cilat janë të deponuara në rezervuarët e këtyre pajisjeve;
  5. Në mungesë të nxehjes qendrore kujdeset për ndezjen e stufave dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe  kujdeset për sasinë e pranuar të materialit për nxehje (dru, pelet, thëngjill etj);
  6. Mirëmban dhe ndërron radiatorët e nxehjes qendrore;
  7. Bën mirëmbajtjen e oborrit të institucionit, përkujdesjet për hapësirën e gjelbër, hapësirën për  lule, etj;
  8. Përcjell punën e shërbimeve për mbushjen e aparateve kundër zjarrit;
  9. Për punën e vet i përgjigjet drejtorit të institucionit – sekretarit. 

Kualifikimi profesional, aftësitë dhe përvoja e punës: 

  • Diplomë e Shkollës së Mesme Teknike ose Profesionale;
  • Trajnime ose përvojë pune nga fushat përkatëse (e dëshirueshme). 

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje); 
  • Diploma e Shkollës së Mesme (kopje);
  • Certifikatë nga Gjykata (Origjinal);
  • Letërnjoftimi (kopje).  

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 30.11.2022 – 14.12.2022. 

Paraqitja e kërkesave 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me  Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/  dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim  me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.  

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto  pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga  Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës  10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të  kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. 

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42  444.  

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun:  https://konkursi.rks-gov.net/ . 

Komuna

Vushtrri