Roje pylli (2)

  • Komuna Viti
  • Viti, District of Gjilan
  • 08/11/2022
Punë Mjedis

Përshkrimi

RN00010381
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 08/11/2022
Afati për aplikim: 23/11/2022 - 07/12/2022

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69, Ligjit të Punës Nr.03/L-212, neni 8, paragrafi 1 dhe 2, si dhe Rregullorës (QRK) Nr.05/2022 për procedurat konkuruese dhe pranimin për nëpunësat administrativ dhe mbështetës-teknikë. Njësia e Burimeve Njerëzore (NJBN) të Komunës së Vitisë shpall: 

KONKURS PUBLIK 

  • Institucioni: Komuna e Vitisë 
  • Drejtoria: Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari
  • Titulli i vendit të punës: Roje pylli - dy (2) pozita 
  • Përiudha e kontratës; Në kohë të pacaktuar 
  • Kategoria funksionale/Koeficenti: 4.5 

Qëllimi i vendit të punës: Mbrojtja e pyjeve nga prerja ilegale, mbrojtja nga zjarret, uzurpimet dhe të gjitha llojet e dëmtimeve, duke përfshi edhe produktet dytësore pyjore si dhe faunën pyjore në terenin e tij përkatës. 

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

  • Angazhimi i drejtperdrejt në mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve natyrore; Evidentimi i të dhënave në ditarin e punës dhe librin e cungjeve;
  • Angazhimi dhe pjesëmarja direkt në konfiskim dhe aksione bë bazë të planit të shefit të njesisë;
  • Parashtrimi i fletparaqitjeve për vjedhje pylli, dhënia e shenimeve udhëheqësit për procedurë të mëtutjeshme;
  • Shërbim të pronarëve të pyjeve private me vulosje dhe paisje me dokumentacion përcjellës të masës drunore;
  • Informimi i personave përgjegjës për mbrojtjen e pyjeve nga vjedhje, uzorpimet, zjarret, sëmundjet dhe pjesëmarrje direkte në parandalimin e tyre;
  • Bashkëpunimi me teknik dhe me shefin e njësisë për mbrojtjen e mirëfillt të pyjeve;
  • Kryen punë tjera në harmoni me detyrat dhe përgjegjësit e tij të punës kohë kohe sipas kërkesës së mbikëqyrësit. 

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse. 

Procedurat e konkurrimit:

Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Shkollimi i kërkuar: Përgatitja e mesme shkollore. 

Dokumentet e kërkuara; diplomë e shkollës së mesme e noterizuar, përvoja e punës kopje e leternjoftimt, extrakti i lindjes, si dhe dëshmi nga gjykata se nuk jeni i denuar apo nën hetime. 

Aftësitë përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen: Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune, aftësi vendimmarrëse, raportuese dhe i gatshëm të marrë përgjegjësi. 

Informata të përgjithshme: 

Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën e Arkivit Komunal në Komunën e Vitisë. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Data e njoftimit në veb faqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt; 08..11.2022 deri me dt;22.11.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 23.11.2020 deri me datën 07.12.2022. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks- gov.net/viti/ Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.

Komuna

Viti