Sekretar/e shkolle (4)

  • Komuna Mitrovicë e Jugut
  • Mitrovicë
  • 22/11/2022
Punë Drejtësi Ekonomi dhe Biznes

Përshkrimi

RN00010265
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 21/10/2022
Afati për aplikim: 22/11/2022 - 06/12/2022

Në bazë të nenit 67, 68 dhe 69 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 8 të Ligjit Nr.  03/L-212, të Punës, Ligjit Nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,  si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut, shpall: 

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS 

Nr. 

Niveli 

Pozita

Vend i  

lirë/Zëvendësim 

Koeficienti 

Numri i  

pozitave

ShFMU 

Sekretar shkolle 

Vend i lirë 

6.3 

4



I. Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim 

  • Formulari i aplikimit (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë);
  • Diploma (Certifikata e diplomimit- nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj) e fakultetit e fotokopjuar dhe e noterizuar nga organi kompetent;
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Vërtetimi nga gjykata se aplikuesi nuk është në procedurë të hetimeve, apo i dënuar për vepër  penale;
  • Dokumenti i përvojës se punës (nëse ka); 

II. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve 

  • Diplomë universitare në Juridik ose Ekonomik. 

III. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar  sipas ligjit. 

 IV. Aftësitë dhe atributet tjera:  

  • Njohuri në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve  përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme; 
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës; 
  • Koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Acces)

V. Detyrat dhe përgjegjësitë e sekretarit të shkollës:  

  • Përpilon shkresa të ndryshme në emër të shkollës (akte, vendime, urdhëresa, njoftime,  vërtetime, përgjigje etj., sipas kërkesës së drejtorit ); 
  • Mban të gjitha shënimet (të dhënat) e mësimdhënësve, të nxënësve dhe të personelit tjetër të  shkollës; 
  • Mban librin amë të të punësuarve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet), për  azhurnimin e tyre, për përvojën e punës, për pushimet e lehonisë të mësimdhënëseve, kohën  e pensionimit, si dhe kryen të gjitha punët e tjera administrative dhe, përmes drejtorit të  shkollës, njofton DKA-në; 
  • Ndihmon drejtorin në administrimin, drejtimin e shkollës dhe në të gjitha aktivitetet e shkollës  duke përfshirë edhe financat e shkollës; 
  • Ndihmon dhe këshillon drejtorin për zbatimin e ligjit, të udhëzimeve administrative të  MASHT dhe të akteve të tjera juridike; 
  • Ndihmon drejtorin në mbledhjet me prindër, me komunitetin, me arsimtarët dhe me drejtorët  e shkollave të tjera lidhur me profilin dhe aktivitetet e shkollës; 
  • Ndihmon drejtorin në zhvillimin dhe sigurimin e gjithëpërfshirjes, paanësisë dhe në  programet e tolerancës; 
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe të administratës së shkollës;
  • Përpilon, harton dhe monitoron statistikat dhe raportet e shkollës; 
  • Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet që lidhen me administratën e shkollës;
  • Protokollon çdo kërkesë/ankesë me shkrim që i drejtohet shkollës dhe njofton drejtorin për  respektimin e afateve zyrtare për përgjigje; 
  • Pranon dërgesat postare, letra ose pako etj; 
  • Kontrollon punën e punëtorëve tekniko-shërbyes dhe kërkon llogari për pastërtinë në  ambientet brenda dhe jashtë objektit të shkollës /oborr/. 
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës, DKA-ja apo MASHTI. (në  harmoni me përshkrimin e detyrave të punës). 

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet t’i kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHTI.  Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do  t’i nënshtrohen testimit me shkrim. 

Në test me shkrim do të ftohen ata kandidat të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të lartcekura. 

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për test, intervistë, si dhe orari i intervistave publikohet në ueb faqen e Komunës së Mitrovicës së Jugut: https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ dhe përmes e- mail-it (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit/es). 

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit. 

VI. Afati dhe mënyra e aplikimit 

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në komunë përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Qytetarë. 

Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Komisioni.  Afati i aplikimit është 15 ditë; nga data 22.11.2022 deri me datën 06.12.2022. Përveç ueb faqes unike të procedurave të konkurrimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të  Komunës: https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/

Komuna

Mitrovicë