Thirrje për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarë

  • Ministria e Ekonomisë
  • Kosovë
  • 18/11/2022
Grante Energji

Përshkrimi

THIRRJE PUBLIKE PËR SUBVENCIONIM TË EFIÇIENCËS SË ENERGJISË PËR QYTETARËT

Që nga viti 2021, kriza energjetike nëpër të cilën po kalon Evropa ka përkeqësuar situatën me furnizim të qëndrueshëm me energji edhe për qytetarët e Kosovës. Mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme të prodhimit të brendshëm të energjisë, varësia nga importi e rritja enorme e çmimeve të energjisë në tregun ndërkombëtar vështirëson edhe më tej situatën, duke shkaktuar jo vetëm reduktime të shpeshta të energjisë, por edhe rënie të tensionit dhe probleme tjera të rrjetit. Një situatë e tillë vlerësohet që pengon edhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke shkaktuar rrjedhimisht kosto të larta për ekonomitë familjare e biznese.

Sipas statistikave, konsumatori më i madh i energjisë në Kosovë është sektori rezidencial, i cili kontribuon me rreth 40% në konsumin final të saj. Ulja e konsumit përmes rritjes së efiçiencës së energjisë ndikon në reduktimin  e kërkesës për energji, e cila vazhdon të rritet dukshëm në Kosovë gjatë sezonës së dimrit dhe ngrohjes, duke qenë se një numër i konsiderueshëm i amvisërive përdorin energjinë elektrike për ngrohje.

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: (i) reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike  dhe (ii)  rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë.

1. PAJISJET TË CILAT DO TË SUBVENCIONOHEN

  • Pompë termike
  • Pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente)
  • Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket)
  • Stufa individuale me biomasë

2 . KRITERET TEKNIKE DHE TË PËRGJITHSHME

Shpallja e plotë

Afati për aplikim

Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është deri me datën 25 Nëntor 2022. Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri me datën 9 Dhjetor 2022.

Komuna

Kosovë