Inkasant/e

  • Hidrodrini
  • Deçan
  • 18/11/2022
Punë Administratë

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 4 të UA 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “Hidrodrini “ Sh. A. Pejë, KRU" Hidrodrini " Sh. A. publikon këtë : 

KONKURS 

  • Pozita Inkasant NJO Deçan
  • Ekzekutues: 1 (Një)
  • Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore ), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit. 

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Leximi i ujëmatësave të të gjithë konsumatorëve për ujin e shpenzuar që ka në teren;
  • Shpërndarjen e faturave mujore te konsumatorve për ujin e shpenzuar;
  • Inkasimin e faturave mujore nga konsumatoret për ujin e shpenzuar;
  • T'i dorëzoj paratë e inkasuara në Kompani dhe të mbaj shënime për inkasimin sipas procedurave;
  • Zbulimin,evidentimin si dhe paraqitjen e konsumatorëve te ri me ujëmatës apo pa ujëmatës, të cilet janë te kyqur në rrjetë pa pëlqimin lejen e Kompanisë dhe shpenzojnë ujin e pijës;
  • Ka kontakte të përditëshme me palë;
  • Kryen punët dhe detyrat tjera të cilat mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të vendit të punës ose të caktuara nga punëdhënësi;
  • Për punën e tij i përgjigjet Shefit të inkasimit; 

Kërkesat/Kualifikimet Profesionale: 

  • Diploma e shkollës së mesme;
  • Të ketë përvojë pune në kohëzgjatje prej 1 viti në punë të ngjajshme;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime;
  • Dëshmi për përvojën e punës; 

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU "Hidrodrini "Sh. A. Rr" Lekë Dukagjini" Nr. 156 Pejë dhe Web-faqen " Hidrodrini" Sh. A. www.hidrodrini.com. 

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës,dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët. Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU" Hidrodrini" Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr." Lekë Dukagjini“ nr.156 - Pejë (afër Patrikanës së Pejës). 

Shpallja do të jetë e hapur 15(pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web-faqen www.hidrodrini.com Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues. 

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore. 

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen .Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen. KRU" Hidrodrini" Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës. 

Komuna

Deçan