Guvernator/e i/e Bankës Qendrore

  • Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
  • Prishtinë
  • 18/11/2022
Punë Banka Drejtësi Ekonomi dhe Biznes Financa Kontabilitet

Përshkrimi

Bazuar në nenin 38 të Ligjit mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Paneli i Bordit të Bankës Qendrore (BQK) publikon:  

Shpallje 

Për plotësimin e pozitës së Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës 

Profili i kërkuar i kandidatit/es: 

  • Të jetë me integritet dhe të ketë përgatitje universitare; 
  • Të ketë minimum dhjetë (10) vite përvojë profesionale ose akademike në fushat e  ekonomisë, financave, bankave, kontabilitetit apo çështje juridike; 
  • Të ketë njohuri në zhvillimin dhe implementimin e politikave të rëndësishme të  lidhura me misionin, objektivat dhe detyrat e BQK-së; 
  • Të ketë përvojë dhe aftësi menaxheriale; 
  • Të përmbushë kërkesat nga neni 40 i Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të  Republikës së Kosovës; 
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera paraqet përparësi.  

Emërimi do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e  emërimit.  

Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të  Republikës së Kosovës i cili do të përzgjedhë një individ. Miratimi dhe emërimi për këtë  pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të  Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit të BQK-së. 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV me detaje dhe një letër motivuese përmes  email adresës vijuese: paneli@bqk-kos.org ose në dorë në kovertë të mbyllur në Arkivin  e BQK-së, ndërtesa e BQK-së, Rruga Garibaldi nr.33 në Prishtinë ose përmes postës në  adresë të BQK-së: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (Shënim: për pozitën e  Guvernatorit), Rruga Garibaldi nr. 33, 10000, Prishtinë, Kosovë.  

Afati i fundit për aplikim është 16 dhjetor 2022. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga ana e Panelit do të thirren për intervistë.

Komuna

Prishtinë