Vende te lira pune ne administrate (10)

  • Universiteti i Mitrovicës
  • Mitrovicë
  • 15/11/2022
Punë Arsim Drejtësi Ekonomi dhe Biznes Media dhe Komunikim Psikologji Shkenca Natyrore Shkenca Sociale Shtëpiak

Përshkrimi

RN00010189
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 14/10/2022

Mbështetur në Pjesën e V-të, neni 67, 68, 79 dhe 80 të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-1148 (Aktgjykim nr. KO203/19, publikuar: 13.07.2020), nenin 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenin 14 dhe 165 të Statutit të Universitetit, Universiteti "Isa Boletini" në Mitrovicë (UIBM) shpall: 

KONKURS 

Për plotësimin e vendeve të punës në administratën e UIBM

  • Sekretar i Njësisë Akademike, dy (2) punonjës
  • Zyrtar i lartë për sigurim të cilësisë
  • Zyrtar i lartë për zhvillim të kurrikulit dhe ECTS
  • Zyrtar i lartë për programe dhe projekte
  • Zyrtar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore
  • Zyrtar i Lartë Ligjor
  • Zyrtar Ligjor
  • Zyrtar për Arkiv
  • Zyrtar teknik i kontrollit dhe mirëmbajtjes së objekteve

Afati i aplikimit:

Afati për aplikim nga kandidatët e interesuar do të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë, pas kalimit të afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga hapja e procedurës së konkurrimit, e shpallur nga Njësia e Burimeve Njerëzore në ueb faqen e konkurrimeve të SIMBNJ, respektivisht nga data 14.11.2022 deri më 28.11.2022

Dokumentacioni për aplikim:

Të interesuarit aplikacionin për konkurrim mund ta shkarkojnë përmes ueb faqes www.umib.net ose mund ta tërheqin në Rektoratin e Universitetit "Isa Boletini” në Mitrovicë. Formularit për aplikim duhet bashkangjitur edhe këto dokumente: CV-në, kopja e diplomës e noterizuar, nostrifikimin nëse shkollimi është kryer jashtë Kosovës, kopja e letërnjoftimit, certifikata e lindjes në origjinal, dëshmitë mbi përvojën e punës, certifikata se nuk jeni nën hetime jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj, dokumente tjera relevante për pozitën e punës që aplikoni. 

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në Zyren e Personelit në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit "Isa Boletini" në Mitrovicë prej orës 08:00 deri 16:00. 

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të listës së ngushtë për testim me shkrim dhe intervistë do të informohen me e-mail ose telefon në afat ligjor. 

Universiteti "Isa Boletini” në Mitrovicë, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Për më shumë detaje kliko në linkun Apliko Tani më poshtë.

Komuna

Mitrovicë