Administrator/e (2)

  • Këshilli Gjyqësor i Kosovës
  • Kosovë
  • 15/11/2022
Punë Administratë Publike Drejtësi Ekonomi dhe Biznes

Përshkrimi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përputhje të Aktgjykimit nr. Ref AGJ. 1583/20 në rastin nr. KO203/19  të Gjykatës Kushtetuese datë 09 Korrik 2020, Neni 38 Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës Nr.06/L 055, Nenit 9 Rregullore Nr. 04/2022 Për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e  Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave, Vendimit KGJK-së Nr. 413/2022 të datës 03  nëntor 2022 dhe Vendimit KGJK-së Nr. 414/2022 të datës 03 nëntor 2022, shpall: 

KONKURS PUBLIK PËR POZITËN
ADMINISTRATOR  

Pozitat e publikuara: 

  1. ADMINISTRATOR në GJYKATËN KOMERCIALE – 1 (një) pozitë
  2. ADMINISTRATOR në GJYKATËN THEMELORE PRIZREN – 1 (një) pozitë 

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS:

Titulli i pozitës së punës: ADMINISTRATOR; 

Institucioni:  

  • Gjykata Komerciale: - 1 (një) pozitë; 
  • Gjykata Themelore Prizren: - 1 (një) pozitë;  

Kategoria Funksionale: niveli drejtues 

  • Grada e Vendit të Punës:/ Koeficienti: koeficienti dhjetë (10)
  • Lloji i Vendit të Punës: me afat të caktuar – mandat pesë (5) vjeçar, me orar të plotë
  • Departamenti/Divizioni/Njësia: Zyra e Administratorit
  • Raporton tek: i përgjigjet dhe i raporton Kryetarit të Gjykatës
  • Vlerësimi i performancës: bëhet nga Kryetari në koordinim me Drejtorin e Përgjithshëm të  Sekretariatit të Këshillit
  • Vendndodhja: Gjykatë përkatëse 
  • Procedura e aplikimit: Konkurs i Jashtëm sipas Vendimit KGJK-së Nr. 256/2022
  • Kohëzgjatja e kontratës së punës: Kontratë pune me afat të caktuar – mandat pesë (5) vjeçar – përfshi  periudhën provuese 6 muaj
  • Arsyeja e rekrutimit: plotësim i pozitave të lira sipas organogramit dhe planifikimit të punësimit për  vitin 2022 

Qëllimi i vendit të punës: (përshkrim i shkurtër i qëllimit të pozitës dhe çka duhet të arrijë kjo pozitë)  Udhëheqja, menaxhimi dhe mbikëqyrja e veprimtarive dhe funksioneve administrative të gjykatës në  mënyrë autonome, me qëllim të realizimit të mandatit dhe misionit të gjykatës duke siguruar  bashkëpunim dhe koordinimit mes strukturave organizative të administratës së gjykatës, në  bashkëpunim me kryetarin e gjykatës dhe në koordinim me Sekretariatin e Këshillit, sipas legjislacionit  në fuqi dhe akteve normative të miratuara nga Këshilli.  

Detyrat Kryesore: (përshkrim i shkurtër i detyrave kryesore, të renditura për nga rëndësia dhe një  përshkrim të përqindjes së kohës, e cila duhet të shpenzohet për secilën detyrë) 

  • Udhëheqë, menaxhon dhe mbikëqyrë aktivitetet administrative të gjykatës me qëllim të realizimit  të planit vjetor të punës së gjykatës, në bashkëpunim me kryetarin e gjykatës dhe në koordinim me  Sekretariatin e Këshillit ... 20% 
  • Në bashkëpunim me udhëheqësit e zyrave të gjykatës dhe ndihmës administratorët e degëve,  analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme të gjykatës dhe në pajtim me  Kryetarin, rekomandon për ndryshime / përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës ...15% 
  • Siguron kontroll të brendshëm, zhvillimin dhe zbatimin e të gjitha aktiviteteve administrative në  Gjykatë, në kohë dhe me kosto efektive ... 15%
  • Në koordinim me udhëheqësit e zyrave, sipas nevojës dhe legjislacionit në fuqi, cakton stafin  administrativ, në detyra të caktuara për të siguruar veprimtarinë efektive dhe efikase të  gjykatës; ...10%
  • Mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe akteve normative të miratuara nga Këshilli për  stafin administrativ të gjykatës; ... 10%
  • Përmes udhëheqëseve të zyrave mbikëqyrë mirëmbajtjen e dosjeve të gjykatës në formë të plotë  dhe të saktë, regjistrimin dhe arkivimin e dosjeve të gjykatës dhe lëndëve të mbyllura, sigurinë e  gjykatës, mirëmbajtjen e saktë të financave, raporteve statistikore; ...10%
  • Përgjegjës për hartimin e raporteve të punës së gjykatës si dhe ndërmerr detyra dhe përgjegjësi të  tjera, siç mund të caktohen nga kryetari i gjykatës në pajtim me legjislacionin në fuqi, rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Këshilli; ...10%
  • Është përgjiegjës për mbikëqyerjen e vijueshmërisë në punë të stafit administrativ, bën vlerësim të  rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të  siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara dhe përgatitë raportet javore  të punës; ...10% 

Përgjegjësitë e mbikëqyrjes dhe vlerësimit të performancës: (cilat pozita i raportojnë kësaj pozite  dhe cilave pozita ju bënë vlerësim performance kjo pozitë, nëse ka) 

  • Zëvendës administrator (në Gjykatën e Apelit, Gjykatën Themelore Prishtinë dhe Mitrovicë)
  • Ndihmës administrator ( i raporton Gjyqtarit mbikëqyrës ndërsa vlerësimi i performancës bëhet  nga Gjyqtari mbikëqyrës në koordinim me Administratorin)
  • Udhëheqës i Zyrës për Mbështetje Juridike ( i raporton për çështje administrative ndërsa  vlerësimi i performancës bëhet nga Kryetari në koordinim me Administratorin)
  • Udhëheqës i Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve;
  • Udhëheqës i Zyrës për Shërbime te Përbashkëta;
  • Udhëheqës i Zyrës për Buxhet dhe Financa;
  • Zyrtar certifikues;
  • Zyrtar i lartë i personelit (në Gjykatën Themelore Prishtinë dhe Mitrovicë);
  • Zyrtar i personelit;

Niveli i përgjegjësisë financiare: (p.sh. buxheti për të cilin është përgjegjëse pozita përkatëse, niveli i  autorizimit për shpenzime) 

  • Administratori i gjykatës mbikëqyrë: Mirëmbajtjen e saktë të financave; 

Shkathtësitë e kërkuara: (aftësitë dhe shkathtësitë që kërkohen për ketë vend pune)

  • Njohuri mbi organizimin dhe administrimin e sistemit gjyqësor ...E nevojshme;
  • Përvojë profesionale në sistemin gjyqësor ose ndonjë organizate që ka lidhje me sistemin e drejtësisë ... E nevojshme;
  • Përvojë në zhvillimin organizativ, planifikim, përgatitje dhe ekzekutim te buxhetit, planifikim  dhe menaxhimin e procesit të punës, menaxhim të burimeve njerëzore, bashkëpunim me  publikun, mediat dhe shoqërinë civile si dhe njohuri për përdorimin e teknologjisë  informative ... E nevojshme;
  • Aftësi te shkëlqyera të komunikimit ... E nevojshme;  ∙ Aftësi për ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve efektive të punës me institucionet publike të  niveleve të ndryshme, personat fizike dhe partneret ndërkombëtare.........................E nevojshme;  ∙ Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel,)...................E nevojshme; 

Kualifikimet arsimore, profesionale dhe përvoja e punës: (kualifikimet dhe përvoja që kërkohen për  ketë vend pune) 

  • Diplomë universitare të vlefshme në Kosovë në ndonjë nga fushat: Juridik, Ekonomik apo  Administratë Publike ... E nevojshme;
  • Së paku pesë (5) vite përvoje pune profesionale nga të cilat së paku dy (2) vite përvojë  menaxheriale ... E nevojshme;    

Karakteristikat e pazakonta të mjedisit të punës nëse ka: (p.sh. rreziqet e jashtëzakonshme në vendin  e punës, presionet fizike ose rreziqet nga ekspozimi ndaj substancave të rrezikshme ose përdorimi i  pajisjeve që paraqesin rrezik dhe të cilat rezultojnë nga natyra e vendit të punës ose vendndodhja e  vendit të punës)  

  • Nuk ka 

DOKUMENTET E NEVOJSHME 

Kandidatët në pajtim me nenin 10 Rregulloren Nr. 04/2022 Për Procedurën e Rekrutimit,  Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave, duhet të  dorëzojnë dokumentet si në vijim: 

  • Aplikacionin e plotësuar me të dhënat e kërkuara; 
  • Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës; 
  • Diplomën e Fakultetit të vlefshme në Republikën e Kosovës; 
  • Certifikatën shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike;
  • Certifikatën nga evidenca penale të lëshuar nga gjykata;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës. 

Informatat e siguruara nga punëdhënësi për së paku pesë (5) vitet e fundit të përvojës profesionale të  cilat përfshijnë, por nuk kufizohen në:  

  • përshkrimin e detyrave të punës;
  • performancen profesionale;
  • masat disiplinore; dhe, 
  • çështjet tjera që konsiderohen relevante për procesin, të shoqëruara edhe me dokumente  mbështetëse, për vlerësimin e integritetit personal dhe aftësive profesionale, siç parashihen me  ketë rregullore dhe me dispozitat e ligjeve të aplikueshme. 

Kandidati mund t’i dorëzoj edhe dokumentet si në vijim: 

  • Publikime profesionale apo akademike; dhe/ose, 
  • Informata për pjesëmarrje në trajnime. 

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KANDIDATËT 

I. Neni 10 paragrafi 6 Rregulloren Nr. 04/2022 Për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe  Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave, Vetëm kandidatet e regjistruar  në Këshilli, në afatin e paraparë me konkurs për aplikim dhe dokumentacion të kompletuar, kanë të  drejtë t'i nënshtrohen procesit të rekrutimit. Ndërsa, kandidatet të cilët nuk kanë aplikuar brenda afatit të  paraparë në konkurs, si dhe ata të cilët kanë aplikuar në afat, por nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e  kompletuar, sipas kritereve dhe kërkesave të konkursit nuk do të merren parasysh. 

FORMULARI I APLIKIMIT 

MËNYRA E APLIKIMIT 

Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Këshill në formë fizike,  përmes postës së rregullt ose postës elektronike: KGJK.BurimetNjerzore@gjyqesori-rks.org; i cili regjistrohet dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit. 

AFATI I DORËZIMIT TË APLIKACIONEVE  

Afati për dorëzimin e aplikacionit është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga publikimi i konkursit.  

Data e fillimit të aplikimi: 15 NËNTOR 2022 

Data e fundit të aplikimit: 29 NËNTOR 2022 

Sekretariati i KGJK-së,
Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ nr. 133, Prishtinë, në Zyrën e Pranimit.
10000 Republika e Kosovës

Komuna

Prishtinë, Prizren