Si të shkruani një CV shqip How to write a cv

Si të shkruani një CV

Shkrimi i CV-së shpesh mund të jetë një nga pengesat kryesore për të filluar në fakt me kërkimin e punës. CV-ja është një dokument që përmbledh kush jeni, çfarë keni bërë, dhe cilat shkathtësi i keni, dhe që tregon personit që e lexon atë pse ju jeni kandidat apo kandidate e duhur për një punë apo pozitë të caktuar. Rezymeja është gjithashtu përshtypja e parë – dhe ndoshta e vetmja – që dikush do ta ketë përpara se të vendosë nëse do t’ju intervistojë apo jo.

Megjithëse nuk ekziston një zgjidhje e vetme për CV-në e përsosur, ajo duhet të jetë gjithmonë e hartuar dhe formatuar qartë dhe shkurtë – dhe më e rëndësishmja – e përshtatur me pozitën apo për atë vend pune që po aplikoni.

Përdorimi i strukturës së rezymesë mund t’ju ndihmojë të filloni të shkruani këtë dokument shumë të rëndësishëm. Në vijim janë disa rregulla themelore se si të shkruani një CV:

Çfarë duhet të përfshij në CV-në time?

CV-të nuk duhet të jenë tërësisht të formuluara sipas një standardi, por janë disa kritere që duhet të përmbajë gjithmonë:

Detajet personale: Mund të duket e thjeshtë, por do të habiteshit se sa njerëz harrojnë të përfshijnë emrin e tyre, emailin, numrin e telefonit kontaktues dhe adresën në CV. Për të shmangur këtë, sigurohuni që gjithmonë detajet personale të jenë të paraqitura qartë në fillim të dokumentit.

Gjëja e parë në rezymenë tuaj duhet të jetë emri dhe informacioni i kontaktit. Kjo gjithmonë përfshin numrin e telefonit dhe adresën e postës elektronike. Mbani mend, vendosja e numrave të shumtë të telefonit ose email adresave thjesht do t’i ngatërrojë njerëzit që duan të kontaktojnë me ju.

Ju gjithashtu mund të përfshini linkun e profilit tuaj të LinkedIn dhe/ose faqen personale ose portofolin në internet. Përfshirja e faqes së internetit ka më shumë kuptim nëse aplikoni për punë në fushat krijuese si art ose dizajn, ose atëherë kur dëshmitë dhe veprat e punës do të ndihmojnë aplikacionin.

Deklaratë personale: Paragrafi i parë që përfshihet në CV-në tuaj është një deklaratë personale. Ajo shpjegon se kush je, çfarë ofron dhe çfarë po kërkon.

Përdorni këtë pjesë për t’i treguar punëdhënësit pse jeni kandidat i duhur për organizatën. Shumë rekrutues thonë se kjo pjesë duhet të jetë jo më shumë se pesë fjali të gjata dhe duhet të mbulojë kush jeni, çfarë mund të sillni në kompani, dhe qëllimet e karrierës.

Sigurohuni që të përshtatni CV-në për çdo punë individuale për të cilën aplikoni.

Përvoja e punës: Rezymeja gjithmonë duhet të ketë një seksion të përvojës së punës, pasiqë dokumenti do të përdoret kryesisht për të komunikuar se si përvoja përshtatet në pozitën për të cilën po aplikoni. Dhe zakonisht, përvoja profesionale merr pjesën më të madhe të rezymesë.

Përfshini titullin e punës, emrin e organizatës apo kompanisë, kohën në këtë post dhe përgjegjësitë kryesore që i keni ushtruar. Vendosni datat e punës në kllapa.

Nën atë, shkruani një listë të pikave kryesore që përmbledhin detyrat e punës dhe arritjet kryesore gjatë kohës sa keni punuar atje. Ashtu si deklarata personale, ju do ta përshtatni në varësi të asaj pozite për të cilën ju aplikoni.

Mendoni për pozitën për të cilën po aplikoni dhe përfshini çdo fjalë kyçe që mund të rezonojë me punëdhënësin e ardhshëm.

Arritjet: Ky është shansi juaj për të treguar se si përvoja e mëparshme ju ka dhënë aftësitë e nevojshme për të qenë një kandidat i përshtatshëm. Listoni të gjitha aftësitë dhe arritjet relevante (duke mbështetur ato me shembuj), dhe bëni të qartë se si t’i zbatoni këto në pozitën apo punën e re.

Arsimi: Këtu duhet të listoni arritjet arsimore, datat, llojin e kualifikimit – edhe pse pjesët specifike të edukimit në CV-në tuaj varen nga situata individuale.

Listoni nivelet dhe fushat për çdo shkollë dhe certifikim që keni ndjekur, përfshirë shkollat dhe programet online. Nëse keni diplomuar së fundmi, duhet gjithashtu të rendisni vitin që keni diplomuar. Nëse keni një diplomë kolegji (bachelor) nuk është e nevojshme të listoni shkollën e mesme, përveç nëse është veçanërisht e rëndësishme për punën specifike për të cilën po aplikoni. Sidoqoftë, nëse keni një diplomë master ose më të lartë, duhet të listoni gjithashtu gradën universitare.

Shkathtësitë që i listoni në rezymenë tuaj mund të ndryshojnë varësisht prej llojeve të punëve. Pra, për strukturën e rezymesë listoni gjithçka që mendoni se mund të jetë e rëndësishme për aplikim.

Nëse keni nevojë për ndihmë për të kuptuar se cilat shkathtësi mund të kenë rëndësi, përpiloni disa përshkrime të vendeve të punës për pozitat që mund t’ju interesojnë dhe shikoni kërkesat që ata rendisin.

Mund të jetë e dobishme të ndani shkathtësitë tuaja në kategori të tilla si “shkathtësi teknike”, “gjuhësore”, ose edhe në kategori më specifike si “softuer i kontabilitetit” ose “shkathtësi projektimi”. Sigurohuni që të jeni sa më të sinqertë. Mos rendit vetëm shkathtësitë që mendon se duhet të kesh ose mendon se do të bëjnë përshtypje punëdhënësit.

Hobi dhe interesat: Nuk duhet gjithmonë të përfshini hobi dhe interesat në CV-në tuaj, por duke përmendur ato relevantet mund të mbështetni aftësitë tuaja që t’ju japë diçka për të folur në intervistë.

Thjesht mos thuaj që të pëlqen të shoqërohesh me miqtë vetëm për hir të përfshirjes së diçkaje.

Fjalët që duhet të përfshij në CV-në time?

Duke kuptuar se cilat fjalë të përdorura në CV mund të jenë të vështira – veçanërisht kur përpiqeni të përshtatni shumë aftësi dhe përvoja në një dokument të shkurtër.

Fjalë kyçe të përshtatshme për CV mund të përfshijnë:

  • I saktë
  • I adaptueshëm
  • I sigurt
  • Punëtor
  • Inovativ
  • Proaktiv
  • I besueshëm
  • Përgjegjëshëm

Përveç përdorimit të fjalëve të duhura, duhet gjithashtu të mbështetni atributet me arritje të vërteta. Jo vetëm që do të dalloheni nga të tjerët me aftësi identike, gjithashtu do të jeni në gjendje të provoni përshtatshmërinë tuaj në mënyrë më efikase.

Në fund të fundit, çdokush mund të thotë se janë punëtor të zellshëm – por jo të gjithë mund ta dëshmojnë këtë.

Çfarë duhet të lë jashtë CV-së?

Kur vjen puna te CV-ja, ka disa fjalë dhe fraza që duhet të përpiqeni t’i shmangni – dhe ato kryesisht përbëhen nga klishe të tejmbushura.

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Fleksibil
  • I motivuar
  • Multi-Tasker
  • I pavarur
  • Orientuara nga detajet
  • Vetë-motivuar

Natyrisht, përjashtime mund të bëhen nëse ndonjë nga mësipërmet janë përfshirë në përshkrimin e punës si një aftësi thelbësore – por përdorimi i shembujve për t’i mbështetur ato është e rëndësishme.

Si duhet ta prezantoj CV-në time?

CV-ja juaj është gjëja e parë që një punëdhënësi do të shohë dhe se si ajo duket në shikim të parë do të jetë arsyeja që ata vendosin ta lexojnë në mënyrë më të detajuar.

A e dini që, mesatarisht, punëdhënësi i kalon vetëm 60 sekonda duke lexuar CV-në tuaj? Kjo do të thotë që ju keni pak më shumë se një minutë për t’i shitur pikat tuaja të forta.

Edhe nëse aftësitë tua përputhen plotësisht me pozitën në mënyrë të përkryer, një CV e çrregullt dhe konfuze nuk do të ketë lexim të dytë. Tre të katërtat e CV-ve zakonisht refuzohen për shkak të drejtshkrimit ose paraqitjes së dobët vizuale.

Për të siguruar që ju e keni përshkruar veten (dhe aftësitë tuaja) në mënyrën më të mirë, ju duhet gjithmonë që CV-në tuaj ta:

  • Mbani të shkurtër dhe kompakte – dy faqe të letrës A4 pothuajse gjithmonë do të mjaftojnë;
  • Zgjidhni një font të qartë, profesional për të siguruar që CV-ja juaj të lexohet lehtësisht;
  • Vendoseni atë në një mënyrë logjike, me ndarje të mjaftueshme dhe tituj të qartë seksioni (p.sh. Përvoja e punës, Edukimi);
  • Rendisni përvojën dhe edukimin tuaj në mënyrë të kundërt kronologjike për të nxjerrë në pah përvojën dhe arritjet tuaja më të fundit;
  • Kontrolloni gramatikën tuaj dhe drejtshkrimin në tërësi.

Shembull i CV-së

EMRI DHE MBIEMRI
Adresa e plotë
Email Adresa | Telefoni

PROFILI PROFESIONAL

Përbrenda jo më shumë se 4 – 5 fjalive, përshkruani interesin tuaj për pozitën, qëllimet tuaja profesionale dhe pse organizata duhet t’ju punësojë. Etiketoni veten në mënyrë të përshtatshme për rolin për të cilin po aplikoni. Mos harroni, punëdhënësit duan të punësojnë njerëz që do të kontribuojnë dhe shtojnë vlerën e organizatës së tyre. Përdorni këtë hapësirë për të shpjeguar: kush jeni, çfarë mund të sillni dhe qëllimet tuaja të karrierës. Ju duhet të përshtateni CV-në tuaj që të përputhet me konkursin ku aplikoni.

Historia e punës

Titulli i pozitës, emri i kompanisë, (datat e punësimit në kllapa psh. Prill 2018 – Gusht 2019)

  • Nën titullin e punës, përshkruani përgjegjësitë kryesore që keni mbajtur;
  • Filloni me aftësitë e listuara në konkursin e punës;
  • Mendoni për vendin e punës për të cilin po aplikoni dhe mbani detajet relevante për punëdhënësin e ardhshëm;
  • Rekrutuesit rekomandojnë të përfshini ndërmjet 3 – 5 pika kryesore për punë
  • Përfshini disa informacione faktike se si keni ndikuar pozitivisht në vendin e punës. Për shembull, a i keni rritur të ardhurat e kompanisë? Nëse po, për sa?
  • Mos harroni të jepni shembuj për të mbështetur pretendimet që shkruani në lidhje me aftësitë dhe shkathtësitë tuaja

Titulli i pozitës, emri i kompanisë, (datat e punësimit psh. Shkurt 2016 – Mars 2017)

  • Renditni historinë tuaj të punësimit sipas rendit kronologjik të kundërt, me punën tuaj më të fundit

ARSIMI

Si rregull i përgjithshëm, vendosni së pari kualifikimin më të fundit relevant. Nëse jeni një i diplomuar që po aplikoni për punën tuaj të parë pas studimeve, konsideroni të përfshini edhe arsimin në deklaratën personale.

  • Bachelor, Shkenca Kompjuterike, emri i universitetit (datat p.sh. Shtator 2007 – Korrik 2010)

Shtoni informacion të mëtejshëm nëse konteksti i arsimimit tuaj është i rëndësishëm për pozitën për të cilën po aplikoni.

AFTËSI SHTESË

  • Kjo është një mundësi për të renditur çdo aftësi, kualifikim ose informacion tjetër që ju bën të qëndroni mirë para punëdhënësit. Për shembull, puna vullnetare.
  • Renditni të gjitha trajnimet, çmimet përkatëse dhe anëtarësimin në shoqata profesionale që do të forcojnë aplikimin tuaj, përfshirë datat kur këto çmime janë marrë.
  • Renditni gjithashtu aftësitë e kompjuterit këtu. Për shembull, nëse mund të përdorni: Microsoft Office, softuer Adobe, programe JavaScript, SEO etj., Tani është shansi juaj për ta theksuar atë.

Mos harroni: ju keni vetëm 2 faqe për të përfshirë të gjitha më lart, kështu që jeni sa më relevant, konciz dhe të qartë.