Menaxher i Mediave Sociale

Letër Motivimi për Menaxher i Mediave Socile – Shembull

Kompania XXX
Sheshi Nënë Tereza
10000, Pristina
Republika e Kosovës

15 janar 2021, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Përmes kësaj letre shpreh interesin tim për të aplikuar për pozitën e [Menaxherit të Mediave Sociale] në kompaninë [XXX], sipas konkursit të shpallur në Portalin Kastori, më 15 dhjetor 2020.

Jam i bindur se suksesi im në pozitat e mëparshme si menaxher i mediave sociale, si dhe aftësitë e mia të komunikimit dhe të bashkëpunimit, më bëjnë një kandidat ideal për këtë pozitë.

Kam më se dhjetë vite përvojë pune profesionale në marketing dhe marrëdhënie me publikun, dhe në pesë vitet e fundit kam punuar si menaxher i mediave sociale. Fushata ime më e fundit për [Kosovo Consulting] mundësoi një rritje prej mbi 35% në trafikun përbrenda faqes së internetit. Përmes një kombinimi të strategjive të marketingut kreativ të mediave sociale dhe monitorimit të suksesshëm të progresit përmes analizave të ‘insights’ dhe paneleve të kontrollit, unë mund t’i siguroj kompanisë tuaj një shkallë të ngjashme suksesi.

Në punët e mia të mëparshme, si Koordinator i Marketingut për kompaninë [YYY], kam udhëhequr fushata marketing, kam mbajtur takime të rregullta në të cilat kam paraqitur raporte të marketingut, analiza, dhe plane komunikimi.

Unë jam i bindur se përvoja ime, veçanërisht në fushën e marketingut, si dhe aftësia ime për të bashkëpunuar dhe për të komunikuar, më bëjnë një kandidat të fortë për Menaxherin e mediave sociale në Kompaninë XXX.

Ju lutem gjeni të bashkëngjitur CV-në time dhe shpresoj që të kemi mundësinë të gjejmë një kohë të përshtathme për të biseduar së bashku.

Faleminderit shumë për kohën dhe konsideratën tuaj.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Lexo: Si të shkruani një letër motivuese?

© Faqja Resurse dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake.

Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.