Zyrtare/ë për Marrëdhënje me Publikun dhe Media

Inject e1612087732430
Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - INJECT
Published
22/12/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-INJECT, u krijua për të fuqizuar ligjërisht gratë dhe për të avokuar tek institucionet për mbrojtjen e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të grave. Sundimi i ligjit, llogaridhënia, transparenca, ngritja e kapaciteteve të institucioneve të rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, fuqizimi i grupeve të margjinalizuara dhe ngritja e vetëdijes sociale, janë fushat ku ne kontribuojmë për të arritur vizionin tonë. INJECT u themelua në vitin 2018.

INJECT po kërkon Zyrtare/ë për Marrëdhënje me Publikun dhe Media për t’u bashkuar në ekipin tonë.

Për të qenë i suksesshëm në këtë rol, duhet të jeni dikush që ka përvojë në këtë fushë s’paku 3 vite. Ju gjithashtu duhet të jeni komunikues i jashtëzakonshëm në të gjitha nivelet dhe të keni aftësi të shkëlqyera organizative.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  • Planifikon, zhvillon dhe implementon strategjitë e PR;
  • Zhvillon marrëdhënje dhe rrjete të forta me kolegë të fushës së njejtë dhe media dhe përgjigjet ndaj kërkesave të mediave dhe organizatave tjera;
  • Monitoron mediat, përfshirë gazetat, lajmet, portalet dhe rrjetet sociale etj;
  • Hulumton, shkruan dhe shpërndan komunikata për media;
  • Mbledhë dhe analizon paraqitjet në media;
  • Shkruan dhe editon buletinet, fjalimet, artikujt dhe dhe raporte tjera;
  • Përgatitë dhe mbikqyrë prodhimin e broshurave promovuese, buletineve për anëtarë dhe qytetarë, videove promocionale, fotografive etj;
  • Organizon evente (si konferenca për shtyp, ditë të dyerve të hapura, takime me anëtarë dhe evente tjera), cakton folësit dhe kërkon mundësi financimi apo sponzorimi;
  • Mirëmban dhe freskon informatat në webfaqe të organizatës;
  • Menaxhon dhe freskon informata dhe angazhohet me përdoruesit në rrjete sociale si LinkeIN, FB, Instagram apo twitter;
  • Përgatitja e njoftimeve për shtyp, fjalimet kryesore dhe materialet promovuese;
  • Detyra të tjera të caktuara nga Drejtorja Ekzekutive për nevoja të organizatës.

Të keni:

  • S’paku 3 vite përvojë pune në fushë;
  • aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • aftësi për të menaxhuar disa detyra ose kërkesa njëkohësisht;
  • aftësitë në organizim dhe menaxhim të kohës, i/e vëmendshëm/e në detaje;
  • të ketë kurse dhe çertifikata apo diploma që janë të vlefshme për rolin;
  • të ketë aftësi teknike Microsoft Word, Excel, njohuri pune të Google Docs, Mailchimp, webfaqe, rrjete sociale.

Na dërgoni:

  • CV
  • letër motivuese,
  • referenca,
  • çertifitaka,

Apliko përmes email: info@inject-ks.org me subject: Aplikim për Zyrtare për Marrëdhenje me Publikun

Afati i fundit për aplikim është 31 dhjetor 2021.

Ju lutemi vini re:

Do të kontaktohen vetëm kandidatët që kalojnë në listën e ngushtë.

 

Related Listings

20/01/2022
Lexues/e (2)   Suhareka
18/01/2022