Zyrtar/e Teknik/e – Telefonist/e

ame mpb Kosove e1636373019889
Agjencia e Menaxhimit Emergjent
Published
08/11/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në mbështetje të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, Nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Agjencia e Menaxhimit Emergjent shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TE LIRË TE PUNËS

Institucioni: Agjencia e Menaxhimit Emergjent
Departamenti: Departamenti i Operativës
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: Një (1 pozitë)
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të Pa caktuar.
Pozitat e punës - Zyrtar Teknik - Telefonist

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranim

  1. Të jetë shtetas i Republikës se Kosovës,
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  3. Të zotëroj njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët,
  4. Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore,
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale,
  6. Të mos ketë në fuqi ndonjë mas disiplinore për largim nga ndonjë pozitë e zyrtarit publik.

Dokumentet e nevojshme:

  1. Diploma e shkollës së mesme,
  2. Formulari i aplikimit i plotësuar,
  3. CV - personale ,
  4. Letërnjoftimi i fotokopjuar,
  5. Dëshmitë mbi përvojën e punës,
  6. Se paku një (1) vitë përvojë pune (e dëshirueshme),

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore;

  1. Bën mirëmbajtjen e telefonisë për nevojat dhe funksionimin e Qendrave operative 112;
  2. Konfiguron dhe instalon pajisjet e telefonisë , për Qendrat operative 112;
  3. Identifikon dhe riparon defektet lidhur me pajisjet e shfrytëzuesve nëpër Qendrat operative 112;
  4. Administron dhe pranon kërkesat e ndryshme nga ana e Qendrave Operative emergjente 112;
  5. Bën monitorimin dhe kontrollimin kohë pas kohe të funksionimit të telefonisë së Qendrave Operative 112;
  6. Kryen dhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Afatet dhe mënyra e aplikimit:

Njoftimi i shpalljes së konkursit është 30 ditë, ndërsa konkursi për aplikim të kandidatëve mbetët i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë për dorëzim të aplikacioneve nga data 08.11.2021 deri 22.11.2021 në ora 16:00h. Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të AME-së, ose të tërhiqen nga web faqja e AME-së, Agjeneia e Menaxhimit të Emergjencave (rks-gov.net) apo në sistemin Sistemi Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore  https://konkursi.rks-gov.net/ dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, Rr. Dëshmorët e Gollakut p.n Prishtinë/Hajvali, çdo ditë punë nga ora 08:00 -16:00.

Aplikacionet te cila dorëzohet jashtë afatit të përcaktuar në konkurs nuk do të pranohen dhe të njëjtat do të refuzohen.

Prano njoftimet me email

Related Listings