Zyrtar/e për Shërbime Sociale

komuna obiliq 1 e1558652436109
Komuna Obiliq
Published
31/12/2021
Location
Obiliq
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

RN00007956
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 09/12/2021
Afati për aplikim: 31/12/2021 - 11/01/2022

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000738 | RN00006869 | Zyrtar për Shërbime Sociale 2 | Profesional 2 | 6.5 | Komuna Obiliq | Qendra për Punë Sociale / Komuna e Obiliqit

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Obiliq shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale
  • Institution Komuna Obiliq 
  • Nr. i Referencës RN00007956 
  • Kodi RPC0001762 
  • Data e njoftimit 09.12.2021 
  • Afati për aplikim 31.12.2021 - 11.01.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave; 
  2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe  përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;  
  3. Shqyrton rastet e abuzimit dhe të lënies pas dore të fëmijëve dhe të marrë masa dhe veprime të duhura;
  4. Përkujdeset për mbrojtjen e fëmijëve me sjellje asociale dhe delikuente; 
  5. Bene përpjekje në përmirësimin e marrëdhënieve të çrregulluara bashkëshortore dhe familjare; 
  6. Propozon për birësimin e fëmijëve në rast të shkurorëzimit të prindërve dhe përcjell realizimin e  kontaktimeve; 
  7. Përcjell rastet e dhunës në familje dhe rastet e trafikimit, mbron të moshuarit dhe jep propozime për  zgjidhjen e këtyre rasteve lidhur me ta. 
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to drejtimi : 

  • Fusha e kërkuar e arsimimit : Psikologji, Punë sociale dhe të ngjashme  
  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, Licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur  vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.  
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë panëne fushën për të cilën zhvillohet procedura  për plotësimin e pozitës së lirë të punës.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;   
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;  
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të  tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).  

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;  
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të  tjerët;  

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen