Zyrtar/e për Përkthime

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
Municipality of Podujeva
Published
22/11/2021
Location
Podujeva
Listing Type
Jobs  

Description

RN00007788
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 01/11/2021
Afati për aplikim: 22/11/2021 - 06/12/2021

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000235 | RN00006338 | Zyrtar për Përkthime | Profesional 2 | 7 | Komuna Podujevë | Drejtoria e Administratës

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Podujevë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Përkthimit dhe Interpretimit
  • Institution Komuna Podujevë
  • Nr. i Referencës RN00007788
  • Kodi RPC0001599
  • Data e njoftimit 01.11.2021
  • Afati për aplikim 22.11.2021 - 06.12.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Bën përkthimin verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe - serbe dhe anasjelltas; 
  • Mban, harton dhe përkthen procesverbalet e komuniteteve në gjuhën serbe;  
  • Bën përkthimin simultan në mbledhjet e asamblesë komunale;  
  • Bën përkthimin e shkresave të ndryshme komunale nga gjuha shqipe në serbe dhe kur kërkohet  anasjelltas; 
  • Kryen edhe punë të tjera zyrtare që mund të kërkohen kohë pas kohe nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë.  

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to, në drejtimet shoqërore; 

Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, Licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur  vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;  

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike; 
  • Njohuri të mira në të folur dhe në të shkruar të Gjuhës Serbe dhe Shqipe (e domosdoshme);
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;   
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike  dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime (nga gjykata)

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të  domosdoshme të kërkuara për Grupin Specialistë të Përkthimit dhe Interpretimit. 
  • Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës  domethënëse në punë dhe të trajnimeve qe lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur më  Grupin Specialistë të Përkthimit dhe Interpretimit.  
  • Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara për Grupin Specialistë të Përkthimit  dhe Interpretimit që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet testimit me shkrim. 
  • Vlerësimi i njohurive të vendit të punës bëhet bazuar në Ligji për Përdorimin e Gjuhëve
  • Vlerësimi i njohurive  në të folur dhe në të shkruar të Gjuhës Serbe dhe Shqipe. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email