Zyrtar/e për Leje Ndërtimore

drenas logo e1558609641693
Komuna Drenas
Published
23/11/2021
Location
Drenas
Listing Type
Jobs  

Description

RN00007850
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 04/11/2021
Afati për aplikim: 25/11/2021 - 06/12/2021

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i Referencës  | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni | Organizata / Vendi i punës

RPC0000290 | RN00006401 | Zyrtar për Leje Ndërtimore| Profesional 2 | 6 | Komuna Drenas | Sektori i Urbanizmit

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Drenas shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Arkitekturës 
  • Institution Komuna Drenas 
  • Nr. i Referencës RN00007850 
  • Kodi RPC0001659 
  • Data e njoftimit 04.11.2021 
  • Afati për aplikim 25.11.2021 - 06.12.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, për  zbatimin e projekteve, shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën profesionale specifike rreth lejeve  ndërtimore, çertifikatave të përdorimit; 
  2. Kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara në përputhje me ligjet, rregulloret që lidhen  me fushën e planifikimit, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara; 
  3. Bën hulumtime, analiza, vlerësim të opsioneve dhe rekomandime për shqyrtim nga nivelet e larta  rreth detyrave  për  projekte të specializuara të miratuara; 
  4. Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë;
  5. Ofron këshilla për stafin e nivelit më të ulët brenda njësisë organizative; 
  6. Ofron këshilla në fushën e ekspertizës të kërkuar brenda institucionit; 
  7. Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojës me autoritetet e  jashtme; 
  8. Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale  të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe; 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë të studimeve Universitare më të paktën 180 kredi/ECTS, Fakulteti i  Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës - Drejtimi Arkitekturë; 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy ) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave     që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike    dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri lidhur me ligjet e aplikueshme që lidhen me vendin e punës; 
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike; 
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të  tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (AutoCad, ArchiCad ,Word, Excel, Power Point). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Prano njoftimet me email

Related Listings