Zyrtar/e për Informim

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna Gjakovë
Published
09/11/2021
Location
Gjakova
Listing Type
Jobs  

Description

RN00007758
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 19/10/2021
Afati për aplikim: 09/11/2021 - 16/11/2021

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni | Organizata / Vendi i punës

  • RPC0000545 | RN00006667 | Zyrtar për Informim | Profesional 2 | 6 | Komuna Gjakovë | Zyra e Kryetarit / Gjakovë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Gjakovë shpall: 

Konkurs
Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialistë të marrëdhënieve me  publikun dhe informimin
Institution Komuna Gjakovë
Nr. i Referencës RN00007758
Kodi RPC0001571
Data e njoftimit 19.10.2021
Afati për aplikim 09.11.2021 - 16.11.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Në bashkëpunim me udhëheqësin e sektorit harton dhe zhvillon planet e punës për zbatimin e detyrave  të përcaktuara në bazë të objektivave të sektorit; 
  2. Monitoron mediat e shkruara dhe elektronike dhe përgatit një përmbledhje të informatave për  udhëheqësin e sektorit dhe menaxhmentin e komunës, mirëmban dhe përditëson me informata faqen  zyrtare të komunës; 
  3. Pranon dhe shqyrton kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare si dhe kryen të gjitha përgjegjësitë e  përcaktuara me Ligjin për qasje në dokumentet publike; 
  4. Në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të Sektorit për Raportim, Informim dhe Bashkëpunim përgatit  raportet 3 mujore, 6 mujore dhe vjetore për zbatimin e Ligjit për qasje në Dokumente Publike; 
  5. Ndihmon në përgatitjen e kumtesave, informatave, raporteve dhe publikimeve tjera për publikun dhe  pas miratimit të tyre nga udhëheqësi i sektorit dhe menaxhmenti i komunës i shpërndan tek mediat e  shkruara dhe elektronike dhe i vendos ne ueb faqen e komunës; 
  6. Përgatit përgjigjet për kërkesat e pranuara nga mediat e shkruara dhe elektronike lidhur me aktivitet dhe  shërbimet e komunës; 
  7. Përcjell takimet, seminaret, konferencat e ndryshme, që organizohen nga komuna dhe njësit organizative  të saj dhe përgatit informatën për këto ngjarje; 
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga udhëheqësi i sektorit. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë të studimeve universitare në Komunikim Masiv, Gazetari ose Marrëdhënie me  Publikun me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to. 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura  përplotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike; 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit; 
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe  në marrjen e vendimeve; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale në fushën e gazetarisë; 
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit; 
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; 
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Related Listings

23/11/2021
23/11/2021
23/11/2021
22/11/2021