Zyrtar/e për Hulumtim, Zyrtar/e Administrativ 

kpk e1623864352872
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Published
22/12/2021
Expires
05/01/2022
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit  Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për  Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref  AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës  KPK/Nr. 193/2021 të datës 26 Mars 2021, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall  këtë: 

K O N K U R S 

1. Zyrtar për Hulumtim 

Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë
Referenca: KPK/SKPK /NJSHPP/ POZ - 023
Emri pozitës: Zyrtar për Hulumtim
Pozita: Pozitë e karrierës
Kategoria funksionale: Profesional 1
Raporton tek: Drejtori i NJSHPP
Kodi punës: ST/550
Numri i pozitave: Një (1) pozitë
Koeficienti: Shtatë (7)
Akti i emërimit: Pa afat
Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi: Prishtinë 

Qëllimi i vendit të punës:

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të NJSHPP bën hulumtime rreth praktikave më të mira për ngritjen  e efikasitetit dhe Përformancës së sistemit prokurorial si dhe siguron zbatimin e planeve të  punës. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Bën hulumtime për punën e sistemit prokurorial lidhur me për përmirësimin e administrimit  dhe menaxhimit, si dhe kontribuon në krijimin dhe zhvillimin e programeve të trajnimit për  prokurorët dhe personelin; 
  • Angazhohet në hulumtim, analizim dhe planifikimin të politikave për zhvillim institucional të  sistemit prokurorial dhe NJSHPP;
  • Në koordinim me Drejtorin ofron mbështetje administrative dhe profesionale për Komisionet e  Këshillit me qëllim të avancimit të administrimit të prokurorive;
  • Propozon dhe harton metodologjinë për hulumtime që ndërlidhen me kualitetin dhe  efikasitetin e punës së prokurorive, si dhe harton raporte të avancuara analitike dhe raporte  tjera;
  • Koordinon aktivitetet e Zyrës së Drejtorit në raport me institucionet e ndryshme, sistemin  prokurorial dhe brenda NJSHPP, lidhur me analizën e punës së sistemit prokurorial dhe  NJSHPP-së;
  • Mbledh informata, bën hulumtime, përgatit analiza, jep rekomandime për efikasitetin e  prokurorive në fusha specifike dhe jep iniciativa për ngritjen dhe avancimin e punës sipas  standardeve më të larta për sistemin dhe njësitë organizative të NJSHPP-së;
  • Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushë veprimtaria e Njësitit për  Shqyrtimin e Përformancës së Prokurorive;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi të cilat mund të kërkohen  nga Drejtori.

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe  trajnimeve përkatëse, e preferueshme njohja e gjuhës angleze ;  
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;  
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel  administrativ;  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Microsoft Office, etj).

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë universitare, Fakulteti Juridik ose Shkenca Shoqërore .  

Përvoja e Punës:

  • Minimum 2 vite përvojë pune profesionale. 

2. Zyrtar Administrativ 

Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë një (1) vend pune
Referenca: KPK/SKPK /NJSHPP/ POZ - 024
Emri pozitës: Zyrtar Administrativ
Pozita: Pozitë e karrierës
Kategoria funksionale: Profesional 2
Raporton tek: Drejtori i NJSHPP
Kodi punës: AD/450
Numri i pozitave: Një (1) pozitë
Koeficienti: Shtatë (7)
Akti i emërimit: Pa afat
Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi: Prishtinë 

Qëllimi i vendit të punës:

Ndihmon në koordinimin, organizimin e të gjitha çështjeve administrative që kanë të bëjnë me  funksionimin efektiv të Zyrës së Drejtorit për Drejtorin e Njësitit për shqyrtimin e Përformancës  se Prokurorive. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Organizon takimet dhe aktivitetet e ndryshme të Drejtorit brenda dhe jashtë zyrës së tij,  ndihmon mbikëqyrësin në caktimin dhe koordinimin e takimeve të ndryshme dhe të merr pjesë  në takime nëse është e nevojshme si dhe koordinon agjendën e takimeve te Drejtorit të Njësitit  për shqyrtimin e përformances se Prokurorive;
  • Ndihmon Drejtorin në një numër të detyrave standarde administrative, përfshirë organizimin e  takimeve të tij kur është e nevojshme;
  • Mban regjistër të plotë të aktiviteteve, dosjeve, vendimeve dhe dokumenteve zyrtare të Zyrës së  Drejtorit;
  • Bashkëpunon me punonjësit tjerë të nivelit të njëjtë të Këshillit Prokurorial dhe Prokurorit te  Shtetit me qëllim të koordinimit të punëve nga kompetenca e Drejtorit Njësitit për shqyrtimin e  përformances se Prokurorive;
  • Kryen protokollin e te gjitha shkresave, si hyrëse, dalëse, shkresave te ndryshme te cilat duhet  te pranohen dhe te dorëzohen tek personat kompetent;
  • Raporton rregullisht me shkrim për Drejtorit për Njësitin e shqyrtimit te përformances se  Prokurorive për detyrat dhe përgjegjësit e kryera sipas planit të punës;
  • Kryen detyra tjera administrative sipas kërkesave të Drejtorit të Njësitit për shqyrtimin e  përformances se Prokurorive;
  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare,  telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të  shpenzimeve , si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme.

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:

  • Njohuri Profesionale specifike në fushën përkatës të punës, të fituara përmes arsimimit  universitar; 
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  Aftësi të zgjidhjes së problemeve për çështje administrativo teknike ose procedurale që dalin  nga procesi i punës;
  • Aftësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar punën me personelin tjetër me të  cilin bie në kontakt gjatë kryerjes së përgjegjësive të veta të punës
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe të vlerësimit të informacionit me ruajtjen e  konfidencialitetit;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshire aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzimeve  përcjell informata tek tjerët;
  • Njohuria e mirë e gjuhës shqipe në të shkruar dhe në komunikime ndërsa njohja e gjuhës  angleze paraqet përparësi;
  • Shkathtësi kompjuterike ne aplikacionet të programeve (Word, Excel, Power Point).

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universitare, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik ose Shkenca Shoqërore

Përvoja e Punës:

  • Një (1) vit përvojë pune. 

--

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të  Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 22.12.2021 deri me datë 05.01.2022 si  datë e mbylljes së konkursit. 
  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org
  • Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati  VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë.
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në  Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan  Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për  aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh,  aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: 

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë  për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe  aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha  komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet  si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime.
  • Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e  parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

Full announcement

 

Related Listings