Zyrtar/e për Biblioteka

Municipality of Pristina
Published
23/11/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

RN00007849
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 04/11/2021
Afati për aplikim: 25/11/2021 - 02/12/2021

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i Referencës  | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni | Organizata / Vendi i punës

RPC0000747 | RN00006878 | Zyrtar për Biblioteka 1 | Profesional 3 | 5.5 | Komuna Prishtinë | Sektori i Kulturës/ Komuna e Prishtinës

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Arkiv - Dokumentacionit 
  • Institution Komuna Prishtinë 
  • Nr. i Referencës RN00007849 
  • Kodi RPC0001658 
  • Data e njoftimit 04.11.2021 
  • Afati për aplikim 25.11.2021 - 02.12.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me drejtuesin dhe stafin tjetër profesional për  zbatimin e detyrave, shërbimeve dhe produkteve përkatëse; 20%  
  2. Kryen detyra të kërkuara në fushën profesionale specifike brenda afateve kohore të caktuara. 20% 
  3. Kryen detyrat në fushën profesionale specifike nën mbikëqyrje të përgjithshme; 15%  
  4. Bën hulumtime dhe analiza bazë rreth temave të caktuara nga drejtuesi ose stafi i nivelit të lartë  profesionale;15%  
  5. Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave në fushat e interesit të  përbashkët;15%
  6. Ofron përkrahje në fushën specifike profesionale për stafin e nivelit më të lartë profesional sipas  kërkesës; 10%
  7. Kryen detyra tjera në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat  mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.5%  

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar:  

Diplomë universitare, ( edukim, filologjik, filozofik) 

Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe  trajnimeve bazike;   
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar; 
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Njohurite mbi legjislacionin, procedurat dhe standardet ne fushen e bibliotekave  

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen 

Prano njoftimet me email