Zyrtar/e për Biblioteka

komuna obiliq 1 e1558652436109
Komuna Obiliq
Published
31/12/2021
Expires
11/01/2022
Location
Obiliq
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

RN00007960
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 09/12/2021
Afati për aplikim: 31/12/2021 - 11/01/2022

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000726 | RN00006853 | Zyrtar për Biblioteka 4 | Profesional 3 | 5 | Komuna Obiliq | Sektori Kulturë / Komuna e Obilqit

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Obiliq shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Shkencave Shoqërore 
  • Institution Komuna Obiliq 
  • Nr. i Referencës RN00007960 
  • Kodi RPC0001766 
  • Data e njoftimit 09.12.2021 
  • Afati për aplikim 31.12.2021 - 11.01.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Bënë Inventarizimin
  2. Pranon librat
  3. Sistematizon librat
  4. Klasifikon librat sipas Kodit(klasifikimi universal dhe decimal)
  5. Ndan librat nëpër sektorë (për të rritur dhe fëmijë)
  6. Regjistrimi i lexuesve dhe dhënia në shfrytëzim e librit
  7. Raporton me shkrim për tre mujorin, gjashtë mujorin ,nëntë mujorin dhe një vjeçar
  8. Harton raportin ditor sipas formularit të nivelit qendror
  9. Kujdeset për përpilimin e drejt të listës për shpalljen e lexuesit më të mirë brenda vitit, cakton lexuesin  më të ri dhe më të vjetër
  10. Kryen edhe punë të tjera në qoftë se kërkohen nga DKRS

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to ,  Fusha e kërkuar e arsimimit :Ekonimik, Sociologji, Psikologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike,  Psikologji, Punë sociale,

Përvoja e punës nuk kërkohet 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe  trajnimeve bazike;   
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power  Point).

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

 

Related Listings

25/01/2022
23/01/2022
22/01/2022
Vende të lira pune   Ferizaj
21/01/2022