Zyrtar/e Ligjor/e, Zyrtar/e i/e Lartë për Çështje Pronësore

50x50 komuna peje
Municipality of Peja
Published
25/11/2021
Location
Peja
Listing Type
Jobs  

Description

RN00007844
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 04/11/2021
Afati për aplikim: 25/11/2021 - 09/12/2021

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i Referencës  | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni | Organizata / Vendi i punës

  • RPC0000660 | RN00006783 | Zyrtar Ligjor 2 | Profesional 2 | 7 | Komuna Pejë | Drejtoria për Kadastër dhe Gjeodezi / Pejë
  • RPC0001205 | RN00007368 | Zyrtar i Lartë për Çështje Pronësore | Profesional 1 | 7 | Komuna Pejë | Drejtoria për Çështje Pronësoro - Juridike / Peje

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Pejë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialistë Ligjor
Institution Komuna Pejë
Nr. i Referencës RN00007844
Kodi RPC0001653
Data e njoftimit 04.11.2021
Afati për aplikim 25.11.2021 - 09.12.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Ndihmon në hartimin e planeve të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të  objektivave të Drejtorisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave të njësisë.
  • Harton dhe zhvillon legjislacionin për aktet tjera juridike, kontrata, marrëveshje nga fushë  veprimtaria e drejtorisë.
  • Bënë hulumtime dhe analiza që ndërlidhet me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së  përgjegjësisë së drejtorisë dhe Komunës, si dhe jap rekomandime, këshilla, udhëzime për  menaxhmentin e drejtorisë.
  • Bënë pajtueshmërinë e projektligjeve dhe projekt akteve tjera nënligjore me kornizën kushtetuese  dhe me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe merr  pjesë në hartimin e strategjisë legjislative të Komunës.
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë, si nga aspekti gjuhësor  dhe teknik si dhe të jetë identike me gjuhet zyrtare.
  • Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jap opinione ligjore si dhe bënë hartimin  e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve tjera.
  • Bashkëpunon me njësit tjera brenda Komunës për aktivitetet që ndërlidhen në fushën e  legjislacionit.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë  të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplom/a të studimeve universitare në Juridik me të paktën 180/ects apo  ekuivalent me të.
  • Përvoja e punës së kërkuar: së paku 2 (dy) vite përvoj pune në fushën për të cilen zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plota dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatës dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit.
  • Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike dhe në marrjen e Vendimeve.
  • Aftësitë të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësitë për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet  dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësitë për të përfaqësuar

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri në hartimin, harmonizimin e legjislacionit dhe akteve tjera juridike.
  • Njohurit e ligjeve dhe rregulloreve të aplikushme në fushat e përgjegjësit e Komunës.
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale.
  • Aftësi për përmbushe të detyrave dhe punëve nën presion.
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Powr Point, Access, Internet).,

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen 

Prano njoftimet me email

Related Listings

02/12/2021
02/12/2021
Roje   Peja
01/12/2021