Zyrtar/e i/e Shitjes Direkte

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Published
29/07/2020
Location
Pristina
Category
Sale  
Listing Type
Jobs  

Description

Mundësi Punësimi

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë për pozitën: Zyrtar i Shitjes Direkte of the Zyren Qendrore

Përgjegjësitë

  • Të rekrutojë klientë të rinjë
  • Të propozoj kredi individuale dhe Kredit Kartela për aprovim
  • Të analizojë gjendjes financiare të klientit
  • Bën promocione në terren dhe në baza të rregullta bën vizita klientëve
  • Ofron këshilla profesionale klientëve drejt përzgjedhjes së produkteve ose shërbimeve
  • Përkujdeset që klientët të kenë dokumentacionin e kompletuar
  • Përfaqëson Bank-ën në mënyre të matur dhe efikase.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet diplomë e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Të jetë efikas në shitje apo marketing te produkteve të bankes
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira
  • Njohuri bazike në Excel dhe Word te MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Licencë drejtimi automobili Kategoria B

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 31.12.2020. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.