Zyrtar/e i/e Burimeve Njerëzore (2)

200px Trafiku Urban logo e1622561554460
Trafiku Urban
Published
22/09/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

K O N K U R S

Të shpallet konkurs publik për kohë të caktuar për vendin e punës në ndërmarrje si në vijim:

  • Pozita e punës: Zyrtar/e i/e Burimeve Njerëzore
  • Numri i pozitave: 2 (dy)
  • Kohëzgjatja e punës: 1 vit me mundësi vazhdimi
  • Paga bruto: Në bazë të Rregullores për

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për punët organizative të burimeve njerëzore (BNJ), përgatitë procedurat për rekrutim të personelit gjatë vitit kalendarik në harmoni me kërkesat e menaxhmentit të TU.
  • Përgatitë procesin e intervistimit të kandidatëve, listën e kandidatëve për intervista, listën për testim dhe listën e shpalljes për kandidat të përzgjedhur.
  • Mbanë përgjegjësi për dosjet e punëtoreve si dhe mban ne konfidencialitet të plote dosjet e secilit të punësuar në TU.
  • Pranon fletëparaqitjet disiplinore dhe i dërgon tek komisioni disiplinor, ndihmon komisionin disiplinor në përgatitjen e rasteve dhe nxjerrjen e provave, njëherit shërben edhe si sekretar teknik i komisionit.
  • Përgatitë dhe procedon procedura, duke u bazuar në rregullat e brendshëm, ligjeve përgatite procedurat për masë disiplinore për te gjithë punëtoret e TU qe shkelin rregullat e punës sipas rregullave, procedurave dhe ligjeve që janë në
  • Përpunon të gjitha të dhënat statistikore që janë relevante me administrim të personelit në nivel të TU.
  • Përgatitë programin e trajnimeve për stafin e TU, përgatite plane, mujor dhe vjetor për burimet njerëzore.
  • Punon në bazë të procedurave të administrimit të personelit, propozon hartimin e procedurave për administrimin e personelit,
  • I përgatit kontratat e punës për të gjithë punëtorët e TU, i përgatit vendimet për pushim vjetor, i përgatit kartelat e identifikimit për punëtorët e TU, në bashkëpunim me Sekretarin e ndërmarrjes.
  • Azhurnon punët në dosjet e punëtorëve dhe punët në modulin e Burimeve Njerëzore, mbanë evidenca për pushimet e punëtoreve të përcaktuar sipas Ligjit të Punës në
  • Ndihmon në përgatitjen teknike të trajnimeve konform rregullores së brendshme të trajnimeve për stafin e TU.
  • Kryen edhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës si dhe detyrave të ngarkuara nga Sekretari

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare në Juridik, Administratë Publike apo Shkenca Sociale;
  • Përvojë pune në Burime Njerëzore së paku 1 vit të dëshmuar edhe përmes Trust-it.
  • Njohuri të mira rreth Ligjit të Punës, identifikimin e nevojave për trajnime dhe organizimin e tyre, organizimi i stafit, identifikimi i nevojave të stafit që lidhen me natyrën e punës, përpilimi i shkresave dhe aftësi analitike .
  • Aftësi të mira komunikuese dhe te jetë i gatshëm për punë ne grup;
  • Aftësi të mira të teknologjisë, programet Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
  • Të mos jetë duke u zhvilluar ndonjë procedurë penale ndaj aplikuesit.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati/ja, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë  të skanuar në email: punesimi@trafikurban-pr.com

  • Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e TU-së https://trafikurban- com/konkurse-pune/15/aplikacioni-per-pune
  • Dëshmi mbi shkollimi;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës.
  • Dëshmi nga Gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale ndaj tij/saj, jo më të vjetër se 6 muaj;
  • Kopje te certifikatave te tjera që ndërlidhen me pozitën që aplikon janë përparësi;

Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.
  • Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit : punesimi@trafikurban-pr.com

Konkursi është i hapur nga data 17.09.2021 dhe përfundon më datë 01.10.2021 në ora 24:00 Remarks: Dokumentet e pa kompletuara, të pa skanuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Full announcement

Prano njoftimet me email