Zyrtar/e Administrativ/e në IP

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Municipality of Gjakova
Published
04/10/2021
Location
Gjakova
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 67 dhe 68, te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës bën:

SHPALLJE E KONKURSIT 

Titulli i vendit të punës: Zyrtar Administrativ në Institucionin Parashkollor “Ganimete Terbeshi”
Institucioni: Municipality of Gjakova
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (1) një
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit Parashkollor
Grada/Koeficienti: 6.0
Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Mban librat amë dhe të gjitha shënimet (të dhënat) për fëmijë;
  2. Mban librin amëz të nëpunësve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet) për të punësuarit në institucion, për azhurnimin e tyre, përvojën e punës, pushimet e lehonisë, kohën e pensionimit, si dhe të gjitha punët e tjera administrative;
  3. Ndihmon dhe këshillon drejtorin e institucionit për zbatimin e ligjit dhe akteve të tjera juridike;
  4. Ndihmon drejtorin në organizimin e mbledhjeve me prindër, komunitetin, edukatoret,
  5. Kujdeset për mirëmbajtjen e plote dhe të saktë të arkivit dhe administratës së IP-së;
  6. Ndihmon drejtorin në hartimin e statistikave dhe raporteve të IP-së;
  7. Mbikëqyr punën e stafit teknik të IP-së;
  8. Protokollon shkresat që i drejtohen institucionit dhe kujdeset që përgjigjet të realizohen brenda afateve;
  9. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në Ekonomi, Biznes ose Juridik;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Dokumentet e nevojshme:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 03.10.2021 deri me 17.10.2021(16:00).

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së

Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III.

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks- gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/

-Kërkesat e dërguara pas   datës së fundit dhe kërkesat e   pakompletuara nuk do të pranohen.

Prano njoftimet me email

Related Listings

Edukator/e   Ferizaj
27/11/2021