Vozitës/e

komuna malisheve e1558789653457
Komuna e Malishevës
Published
12/08/2021
Location
Malisheva
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 067L-114, Komuna e Malishevës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Vozitës për nevojat e Administratës
Institucioni: Komuna e Malishevës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Administratë të Përgjithshme
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i pozitave: (1) Një
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme
Grada/Koeficienti: 5
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publik:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Vozitësit

  • Drejton automjetin sipas urdhrit të mbikëqyrësit, si dhe kujdeset për automjetin me të cilin është i ngarkuar,
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e tij, larjen, lyerjen, evidentimin e prishjeve etj:
  • Mirëmban edhe automjetet e tjera sipas orarit të punës përmes mbikëqyrësit të tijë,
  • Përgjigjet për automjetin dhe pajimet e automjetit,
  • Në fletudhëtim regjistron numrin e kilometrave të kaluara në udhëtim, dhe shënimet tjera të cilat kërkohen:
  • Paraqet mbikëqyrësit të tij, çdo defekt dhe dëme të shkaktuar në automjet, dhe bën arsyetimin e shpenzimeve të derivateve dhe kilometrazhit të kaluar,
  • Kryen edhe punë tjera sipas urdhrit të mbikëqyrësit dhe drejtorit të drejtorisë,
  • Për punën e vet i përgjigjet mbikëqyrësit drejtorit të drejtorisë DAP.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Njohja dhe përvoja e duhur profesionale
  • Të ketë diplomën e shkollës së mesme.
  • Të ketë të kryer kategorinë “B”- të patentë shoferit
  • Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.
  • E preferueshme përvoja punës.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Dokumenti personal ( Letërnjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e shkollës se mesme
  • Kopjet e patentë shoferit
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut (pas përzgjedhjes nga Komisioni )

Dokumentet duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 14.08.2021 deri më 27.08.2021 (16:00).

Paraqitja e kërkesave:

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë në këtë vend të punës janë të obliguar që t'i marrin dhe dorëzojnë aplikacionet në Zyrën për pritjen e palëve KK- Malishevë, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Malishevës, dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën e pranimit.

Konkursi është i shpallur në linkun: https:konkursi.rks-gov.net , si dhe ne ëcb faqën e Komunës së Malishevës.

“Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.
- Për shkak të nurrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Related Listings

Vozitës për Autobus   Pristina
06/10/2021
Vozitës për Minibus   Pristina
06/10/2021