Vende të lira të punës (9)

kru mitrovica e1629389015542
KRU Mitrovica ShA
Published
23/12/2021
Location
Mitrovica
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, Udhëzimin  Administrativ Nr.07/2017, Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Sh.A. në Mitrovicë, me  datën 22.12.2021 shpallë: 

K O N K U R S 

(Për plotësimin e vendeve të lira të punës, punë provuese 6) 

1. Një (1) Inxhinier/e përgjegjës/e i/e Makinerisë 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

  • Të jetë i/e aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat, 
  • Është përgjegjës për kryerjen dhe harmonizimin e punëve në mirëmbajtjen makinerive në  impiantin e trajtimit te ujit, stacioneve të pompave dhe rezervuarëve të ujit në nivel të  kompanisë, 
  • Planifikon mbikëqyrjen javore të të gjitha stabilimenteve makinerike në fabrikë si dhe  stacioneve të pompave, 
  • Bënë planifikimin e materialit rezerve për mirëmbajtje makinerike, 
  • Është i obliguar që të merret me kualifikimin dhe harmonizimin e dokumentacionit  teknik në të gjitha objektet në nivel të kompanisë, 
  • Koordinon punët me personelin profesional në të gjitha objektet,  
  • Përshtat sistemet e reja mekanike në nivel të ujësjellësit si dhe harton udhëzimet për  punë dhe kryerjen e punëve si dhe montimin e pajisjeve te reja, 
  • Harton raporte të punës periodike në sektorin e makinerisë, 
  • Përgadit manuale për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve makinerike të cilat duhet të jen në dispozicion për personelin i cili operon me aparaturën përkatëse makinerike
  • Mirëmban pajisjet e makinerisë sipas kritereve teknike të prodhuesit dhe mban shënime të rregullta të mirëmbajtjes së tyre, 
  • Organizon punën e punëtoreve teknik të makinerisë për këtë sektor, 
  • Kryen edhe punë tjera të fushës përkatëse sipas urdhërit të Udhëheqësit/es, Për punën që kryen i përgjigjet Drejtorit Teknik. 

Përgaditja profesionale/shkollore: Baçelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

Përparësi përvoja e Punës

Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi me Menaxhmentin e Kompanisë

Të jete në gjendje të punoj në punë ekipore. 

2. Një(1) Inxhinier/e i/e Elektronikës(tensioni ulët) 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

  • Të jetë i/e aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat, 
  • Është përgjegjës për organizimin e mirëmbajtjes në sektorin e elektros të pajisjeve në  Impiante, stacionet e pompave, rezervuareve të ujit dhe paisjeve të tjera elektrike dhe  automatike në nivel të kompanisë. 
  • Planifikon mbikëqyrjen javore të të gjitha stabilimenteve në fabrikë si dhe stacioneve  të pompave, 
  • Bënë planifikimin e materialit rezerve për mirëmbajtje, 
  • Është i obliguar që të merret me kualifikimin dhe harmonizimin e dokumentacionit  teknik në të gjitha objektet ne nivel të kompanisë, 
  • Përshtat sistemet e reja elektrike dhe automatike në nivel të ujësjellësit si dhe harton  udhëzimet për punë dhe kryerjen e punëve si dhe montimin e pajisjeve te reja,
  • Harton raporte të punës periodike në sektorin e elektros, 
  • Përgadit manuale për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike, elektronike dhe automatike të cilat duhet të jen në dispozicion për personelin i cili operon me  aparaturën përkatëse, 
  • Mirëmban pajisjet elektrike-automatike sipas kritereve teknike të prodhuesit dhe  mban shënime të rregullta të mirëmbajtjes së tyre, 
  • Bashkëpunon me Menaxherët dhe Inxhinierët tjerë,  
  • Kryen edhe punë tjera të fushës përkatëse sipas urdhërit të Udhëheqësit/es,
  • Për punën që kryen i përgjigjet Inxhinierit/es përgjegjës të elektorenerxhetikes 

Përgaditja profesionale shkollore: Fakulteti Inxhinierisë Elektrike dhe Kompijuterike – Baçelor Elektronikës 

Përparësi përvoja e Punës, 

Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi me Menaxhmentin e Kompanisë. 

3. Dy (2) Dozator/e 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

  • Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat, 
  • Kryejnë të gjitha punët rreth dozimit të substancave kimike për pastrimin e ujit,
  • Bënë pregaditjen e tretjes së Sulfat-Aluminit në koncentrimin e përcaktuara nga ana e  Inxhinierit të procesit në rastet kur përdoret si koagulant, 
  • Bënë pregaditjen e tretjeve të polielektrolitëve anionik dhe kationik në aparaturat  përkatëse, 
  • Varësisht nga kualiteti i ujit të patrajtuar merr vendim për dozimin e Klorurit-Ferrik  apo Sulfat-Aluminit si koagulant, 
  • Në rastet e ndërrimit të koagulantit e ka për obligim qe të përshtat sistemin e punës së  pompave dozuese dhe valvulat e ndryshme sipas kërkesave teknike të koagulantit  përkatës, 
  • Ka për obligim që të bëjnë dozimin e koagulantit sipas lartësisë së turbiditetit të ujit  të patrajtuar,  
  • Bënë dozimin e klorit si mjet paraoksidues në para klorim dhe si mjet dezinfektues në  klorimin përfundimtar, 
  • Dozimin e klorit e bënë në mënyrë proporcionale sipas rrjedhjes së ujit të patrajtuar  dhe ujit të trajtuar, apo sipas kërkesës për vlerën e klorit rezidual, 
  • Sipas urdhërit të Inxhinierit të procesit përdor Ozonin ose Klorin si paraoksidues, e  po ashtu përdor edhe Karbonin aktiv me rastin e paraqitjes së nevojës të përcaktuar  nga analizat laboratorike, 
  • Kujdeset për ndërrimin e kontejnerëve me klor, 
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe kalibrimin e sondës në aparaturën e Analizatorit të  klorit rezidual, 
  • Është i obliguar që gjatë punës të përdor mjetet mbrojtëse në punë, 
  • Kontrollon mënyrën dhe kualitetin e koagulimit, flokulimit, sedimentimit si dhe  filtrimit të ujit të trajtuar, 
  • Bashkëpunon me laborantin dhe s’bashku bëjnë korrigjime rreth përmirësimit të  kualitetit të ujit, 
  • Bashkëpunon ngushtë me operatorin pë të gjitha veprimet me ndikim në cilësinë e  ujit, 
  • Mbanë shënime të qarta në fletoret e objekteve përkatëse për gjendjen e aparaturë dhe  veprimet e ndërmarrura, 
  • Është i obliguar që pranim-dorzimin e ndërrimit ta bëj në prezencën fizike të  dozatorit të ndërrimit përkatës 
  • Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të Udhëheqësit/es, 
  • Për punën që kryen i përgjigjet Inxhinierit të Procesit/es apo Menaxherit/es së  Prodhimit. 

Përgaditja Profesionale: Shkolla e Mesme Teknike- Dega Kimi Teknologji ose Kimi  Biologji,

Përvoja e Punës e preferueshme. 

4. Dy (2) Dispiqer/e 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

  • Të jetë i/e aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat, 
  • Operon me të gjitha pajisjet e procesit të trajtimit, 
  • Përmes sistemit të kontrollit SCADA operon me sistemin e pompave në stacionin e  furnizimit, 
  • Operon me stacionin e pompave të ujit të trajtuar për mbushje dhe kontrollë të  Rezervuarit kryesor. 
  • Bënë balancimin hidraulik në hyrje dhe dalje të Impiantit, 
  • Bënë balancimin hidraulik ndërmjet niveleve në flokulator, sedimentues, fusha  filtruese, rezervuarin e ujit të filtruar, rezervuarin e dozimit dhe kontaktit të Klorit me  ujë, si dhe në rezervuarin mbledhës të ujit të trajtuar. 
  • Siguron sistemin e punës dhe shpejtësinë e filtrimit të ujit nëpërmjet filtrave,
  • Operon me sistemin e tërësishëm për larjen e filtrave, 
  • Siguron balancimin hidraulik të rezervuareve të mbajtjes së ujit pas larjes së filtrave,
  • Operon me sistemin e pompave të reciklimit të ujit pas larjes së filtrave 
  • Operon me sistemin e përzierësve në sistemin e koagulimit dhe flokulimit,
  • Përcakton kohën e punës së mbledhjes së lymit në sendimentues, dhe siguron punën  normale të mekanizmit mbledhës dhe sistemin e pompimit të lymit nga  sendimentuesit,
  • Operon me aparaturën e Gjeneratorit të Ozonit në rastin e përdorimit të Ozonit si  paraoksidues, 
  • Operon me aparaturën e tërësishme të tharjes së lymit, siç janë: Aparatura për  përgaditjen dhe dozimin e polielektrolitëve, Pompat e dozimit të lymit nga  sedimentuesit e lymit, si dhe me Centirifugat tharëse të lymit, 
  • Operon me aparaturen e dozimit të Natriumhipokloritit në kordinim me dozatorin,
  • Operon me aparaturën e dozimit të Karbonit aktiv në kordinim me dozatorin,
  • Operon me sistemin e furnizimit të ujit brenda ITU-së. 
  • Operon me sistemin e furnizimit të ujit në stacionin e Klorinimit, 
  • Operon së bashku me dozatorin me aparaturën për përgaditjen dhe dozimin e  polielkrolitit për trajtim të ujit, 
  • Ndihmon dozatorin në rastet e vështirësive në sistemin e dozimit të koagulantit,
  • Ndihmon dozatorin me rastin e ndërrimit dhe kyçjes në punë të kontejnerit me Klor,
  • Ndihmon dozatorin në testimin e aparatures për neutralizimin kimik të Klorit,
  • Shlyen alarmet e paraqitura në ekranet e operimit ne të gjitha paisjet e procesit të  trajtimit, 
  • Eliminon defektet e mundshme elektrike dhe mekanike sipas manualit ekzistues për  operim, dhe manualeve të hartuara nga Inxhinierët përkatës. 
  • Udhëheqë ditarin e punës së dispeçerit dhe në te evidenton të gjitha ndryshimet dhe  prishjet të cilat lajmërohen gjatë ndërrimit, 
  • Është i obliguar që çdo prishje të përshkruajnë detalisht në ditar dhe kohën e  ndodhjes së defektit 
  • Në ndërrim organizon punën për Laborant dhe Dozator, 
  • Nëpërmjet pompistit dhe sistemit SCADA kontrollon punën e të gjitha paisjeve  Elektro-makinerike dhe funksionimin e sistemit automatik në stacionin thithës,
  • Në rast nevoje ndihmon dozatorin në përgaditjen e tretjes së Sulfat-Aluminit,
  • Është i obliguar të dorëzojnë dhomën e operimit në gjendje të pastër (gjendje e  pastër higjenike), 
  • Është i obliguar që pranim-dorzimin e ndërrimit ta bëj në prezencën fizike të  operatorit të ndërrimit përkatës. 
  • Çdo vizitë e bërë në fabrikë jashtë përsonelit të fabrikës është i obliguar paraprakisht  ta njoftoj përgjegjësin e tij. 
  • Gjatë punës është i obliguar që të mbajë mjetet mbrojtëse në punë, 
  • Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të Udhëheqësit/es, 
  • Për punën që kryen i përgjigjet Inxhinierit/es të Procesit apo Menaxherit/es së  Prodhimit. 

Përgaditja Profesionale Shkollore: Baçelor i TI-së,  

Përparësi Përvoja e Punës, 

Aftësi të shkëlqyeshme teknike në operimin me paisje teknike. 

5. Dy (2) Laborant/e 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjejgësive të punës:

  • Të jetë i/e aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat, 
  • Bënë analizat e përditshme kimiko-fizike të mostrave të ujit të marrura në vendet e  caktuara në qytet si dhe vendet e caktuara para dhe gjatë procesit të trajtimit të ujit,
  • Sipas mundësisë bënë analizën e të gjithë parametrave të kërkuar nga UA nr.10/2021  për ujin për konsum nga njeriu, 
  • Bënë përgaditjen e tretjeve standarde për analizat caktuara, 
  • Bënë pregaditjen e ujit të destiluar, 
  • Bënë kalibrimin e aparaturës dhe sondave të ndryshme laboratorike, 
  • Bënë edhe analizat për kontrollin e cilësisë analitike, 
  • Mirëmban manualin e laboratorit dhe përdorë instrumentet sipas kritereve teknike të  përshkruara në manualet përkatëse, 
  • Bënë JAR-testin për caktimin e dozave adekuate të koagulantit dhe flokulantit, dhe  rezultatet e fituara i përcjell dozatorit, 
  • Bënë mirëmbajtjen e tavolinave të punës, enëve laboratorike, aparaturave dhe  instrumenteve matëse, 
  • Eshtë i obliguar të përdor mjetet mbrojtëse në punë sipas kërkesave për reagencat dhe  analizat e caktuara, 
  • Bashkëpunon me Operatorin dhe Dozatorin, dhe në rast të mospërputhjes së ndonji  parametri ndërmarrin masat për përmirësim, 
  • Kryejnë edhe analizat e ujrave tjera sipas urdhërit të Përgjegjësit për trajtimin e ujit dhe Laboratorit, 
  • Mbanë evidencën e përditshme të analizave të ujit sipas mostrave të marura për të  gjithë parametrat që kryhen, 
  • Është i obliguar që pranim-dorzimin e ndërrimit ta bëj në prezencën fizike të  laborantit të ndërrimit përkatës, 
  • Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të Udhëheqësit/es, 
  • Për punën që kryen i përgjigjet Inxhinierit të procesit/es apo Menaxherit/es së  Prodhimit. 

Përgaditja Profesionale: Shkolla e Mesme Kim Teknologji ose Kimi- Biologji

Përparësi Përvoja e Punës, 

Paga mujore: sipas Rregullores mbi ndarjen e te ardhurave. 

Dokumentet e kompletuara të cilat duhet të përfshijnë letrën përcjellëse, biografin tuaj (CV-në), kopjen e diplomës përkatëse e noterizuar, referencat dhe çertifikatat- të lindjes,  shëndetësore, të mos jetë nën hetime dhe i dënuar apo i dënuar me kusht, letërnjoftimi kopja,  dëshmi mbi përvojën e punës etj. 

Dokumentacioni dorëzohet i fotokopjuar dhe i njëjti nuk u kthehet aplikantëve. Aplikacionet merren dhe i tërë dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Drejtorin e KRUM-së. Aplikacionet mund ti merrni edhe në web faqen e kompanisë. 

Afati për aplikim është 15 ditë nga dita e publikimit. Dokumentet që nuk janë të kompletuara sipas konkursit nuk do të shqyrtohen. 

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në: 

Drejtorinë e KRUM-së.
Rr.,,Liqeni,,.
Suhodoll-Mitrovicë