Vende të lira të punës (7)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Spitali i Përgjithshëm Sheikh Zayed
Published
13/09/2021
Location
Vushtrri
Category
Listing Type
Jobs  

Description

RN00007498
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 13/08/2021
Afati për aplikim: 12/09/2021 - 20/09/2021

Këshilli Drejtues i Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06JL-114 për Zyrtarët Publikë si dhe vendimit nr. 531721, të datës 03.08.2021, shpallë këtë:

Konkurs Publik

Titulli i vendit të punës: Baçelor të shkencave të Biokimisë Laboratorike - 4 (katër) pozita
Kategoria funksionale / Grada: Koeficienti i pagës 5.40
Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar / sipas Ligjit të Punës
Qëllimi i postit: Ofrimi i shërbimeve shëndetësore të nivelit sekondar.
Detyrat kyçe: Klinike dhe profesionale.

Titulli i vendit të punës: Baçelor të Radiologjisë - 2 (dy) pozita
Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti i pagës 5.40
Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar / sipas Ligjit të Punës
Qëllimi i postit: Ofrimi i shërbimeve shëndetësore të nivelit sekondar.
Detyrat kyçe: Klinike dhe profesionale.

Shkollimi i kërkuar: Të kenë arsimim universitar, Baçelor i shkencave të Biokimisë Laboratorike dhe Baçelor i Radioligjisë.

Dokumentet e kërkuara për pozitën Baçelor i shkencave të Biokimisë Laboratorike dhe Baçelor i Radioligjisë: Diploma e Fakultetit, Licenca e Punës valide nga Insitucioni kompetent i Republikës së Kosovës, kopje të letërnjoftimit, certifikata nga libri amzë i të lindurve si dhe çdo dokument apo çertifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson si përparësi në përgatitje të tij. Dokumentet e kërkuara të dorëzohen në kopje, origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara në noteri do të kërkohet vetëm atëherë kur kandidati thirret për punë.

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i IT-së, - 1 (një) pozitë,
Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti i pagës 7.20
Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar (sipas Ligjit të Punës)
Qëllimi i postit: Ofrimi i shërbimeve shëndetësore të nivelit sekondar.
Detyrat kyçe: Organizative dhe profesionale.

Shkollimi i kërkuar dhe kriteret: Të kenë arsimim universitar drejtimi fakulteti i Shkencave kompjuterike dhe përvojë pune profesionale më së paku tre (3) vjet.

Dokumentet e kërkuara për pozitën Zyrtar i IT-së: Diploma e Fakultetit, dëshmia e përvojës së punës, kopje të letërnjoftimit, certifikata nga libri amzë i të lindurve si dhe çdo dokument apo çertifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson si përparësi në përgatitje të tij. Dokumentet e kërkuara të dorëzohen në kopje, origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara në noteri do të kërkohet vetëm atëherë kur kandidati thirret për punë

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë veprimi, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësitë e kërkuara profesionale për kryerjen e detyrave.

“Spitali i Përgjithshëm — Vushtrri ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe
proporcional“,

Procedurat e konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Procedurat e konkurrimit: Hapja e procedures së konkurrimit shpallet nga NJBNIJ, në ueb faqen e konkurrimeve të SMBNIJ, 30 ditë para datës së planifikuar për paraqitjen e aplikimit nga kandidatët e interesuar. Konkurrimi është i gapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Afati për për pranimin e aplikacioneve është tetë (8) ditë kalendarike mbas përfundimit të njoftimit në web-faqen të SIMBNJ.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen dhe kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën e Arkivës në Spitalin e
Përgjithshëm — Vushtrri, Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës.

Kontaktet me telefon mund ti bëni në 0287573-252

Prano njoftimet me email

Related Listings