Vende të lira të punës (29)

KRM Pastertia Ferizaj 150x150 1 e1611493873599
KRM Pastertia
Published
10/12/2021
Location
Shtime
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj bazuar në Nenet 8, 10 paragrafi 2.2 të Ligjit të Punës Nr.03/L-121,  Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe Nenin 16 të Statutit të  Kompanisë shpall:

KONKURS
Për vende të punës: 

Nr. i referencës se pozitave të punës: 

  • Një (1) Kontroll Tereni Nr. 1-5901/21
  • Një (1) Arkatar/e Nr. 2-5901/21
  • Dy (2) Inkasant Nr. 3-5901/21
  • Tetë (8) Vozitës me kategorin ‘C’ Nr. 4-5901/21
  • Një (1) Vozitës me kategorin ‘B’ Nr. 5-5901/21
  • Një (1) Mekanik Nr. 6-5901/21
  • Pesëmbëdhjetë (15) Punëtorë Fizik Nr. 7-5901/21

Përgjegjësi mbikqyrëse: Jo
Raportimi: Udhëheqësve të lëmive përkatës
Orari i plotë i punës: Po
Kohëzgjatja e emërimit, Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e  Punës dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit
Koeficientet: Në harmoni me politikat zhvillimore të Kompanisë
Vendi i punës: Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime 

Dokumentet e nevojshme: 

  • Aplikacionin për punësim; 
  • CV-ja; 
  • Dëshmi mbi përvojën e punës; 
  • Kopja e letërnjoftimit; 
  • Dëshmia për kualifikim; 
  • Dëshminë që nuk është nën hetime, jo më të vjetër se 3 muaj. 

Përshkrimi i vendit të punës dhe përvoja e punës: 

Kontroll Tereni: 

Kontrollon tërë zonën e shërbimit.Në rast të moskryerjes efikase të punëve nga ana e punëtorëve në  teren, konstaton me përgjegjësit e drejtëpërdrejtë të Operativës në mënyrë që të evitohen dobësitë  eventuale.Merr vërejtjet eventuale nga klientët dhe të njejtet i paraqet te kompetentët e  kompanisë.Kryen punët dhe detyrat e punës sipas urdhëresës së udhëheqësit të drejtëpërdrejtë dhe  Kryeshefit Ekzekutiv.  

Dëshmia për kualifikim: Diplomën e Shkollës së Mesme

Akatar/e:  

Bënë inkasimin e mjeteve nga shfrytëzuesit sipas vërejtjeve dhe specifikacionit mbi ngarkesën me  fletëpagesë. Përcjellë dhe evidenton kërkesat dhe ankesat nga shfrytëzuesit e shërbimeve dhe  bashkëpunon me departamentet, menaxherët dhe shërbimet në ndërmarrje, në funksion të  furnizimit te shfrytezuesve me sherbime. Paraqet raportet mujore mbi kerkesat dhe punën nga  rrethveprimi i sherbimit. Kryen punët dhe detyrat e punës sipas urdhëresës së udhëheqësit të  drejtëpëdrejtë dhe Kryeshefit Ekzekutiv.  

Dëshmia për kualifikim: Diplomën e Shkollës së Mesme.

Inkasant:  

Bënë inkasimin e mjeteve në bazë të faturave me të cilat ngarkohet materialisht, bënë zbulimin regjistrimin me kohë të sipërfaqeve të reja dhe të paregjistruara dhe përcjell ndryshimet apo  ndërrimet e sipërfaqeve dhe ndryshimet tjera të nevojshme në sektorin e amvisëris respektivisht  komercial duke e nojftuar Shërbimin e faturimit.  

Kualifikimi: Diplomën e Shkollës së Mesme

Vozitës me kategori ”C”: 

Sipas urdhëresës së punës drejton automjetin dhe kujdeset për rregullësinë dhe pastërtinë e tij.  Është përgjegjës për vozitje të sigurtë dhe për kryerjen me kohë, efikase dhe kualitative të  shërbimeve në bartjen e mbeturinave, larjen e rrugëve etj. Largon shtazët e ngordhura dhe i  evidenton në urdhëresën e punës. Në rast nevoje ndërron gomat e automjetit në teren apo në  punëtorinë e mirëmbajtjes në bashkëpunim me gomisteri. Është i obliguar që prishjet në automjet  me kohë t’i lajmërojë me shkrim te udhëheqësi i tij dhe në punëtorinë e mirëmbajtje. 

Kualifikimi: Të posedoj patentshofer me kategori ”C”. 

Vozitës me kategori ”B”: 

Drejton automjetin-traktorin për kryerjen e punëve sipas urdhëresës së punës, kujdeset për  rregullsin dhe pastërtin e tij. Mban evidencën mbi punën e kryer dhe shpenzimet e automjetit traktorit. Kujdeset që me kohë, efikasitet dhe kualitet të kryen shërbimet sipas planit dhe  urdhëresës së punës. Në rast nevoje ndërron gomat në teren dhe në punëtorinë e mirëmbajtjes në  bashkëpunim me gomisterin. Është përgjegjës për punën e ekipit të punëtorëve me të cilët punon.  Kujdeset për terenin e tij, largon shtazët e ngordhura dhe i evidenton në urdhëresën e punës. Pas  kryerjes së orarit të punës bënë pastrimin, larjen e automjetit –traktorit dhe rimorkios. 

Kualifikimi: Të posedoj patentshofer me kategori ”B”. 

Mekanik: 

Punon në servisimin dhe riparimin e të gjitha llojeve të automjeteve,teston dhe kontrollon  rregullësinë për mbajtje në gjendje të rregulltë pune të automjeteve,teston dhe provon rregullësinë e  punës sëmotorit,ndërruesit,boshtit rrotullues,alternatorit,frejt,përquesit,lyrjen e motorit,pastrimin e  filterave. Kryen punët dhe detyrat e punës sipas urdhëresës së udhëheqësit të drejtëpërdrejtë dhe  Kryeshefit Ekzekutiv. Për punën e vetë është përgjegjës ndaj udhëheqësit të drejtëpërdrejtë dhe  Kryeshefit Ekekutiv të ndërmarrjes. 

Përvoja e punës: Së paku tre (3) vite përvoj pune. 

Punëtor Fizik: 

Kryen të gjitha punët në mbledhjen dhe ngarkimin e mbeturinave. Është përgjegjës për përdorimin  e kujdesshëm të kantonierëve, zbrazjen e tyre dhe pastrimin e lokacionit rreth tyre. Respekton  orarin e punës. Pastron rrugët,trotuarët dhe sipërfaqet tjera, bënë larjen e rrugëve sipas urdhëresës  së punës nga kryepunëtori. Bënë zbrazjen e shportave. Në sezonën e dimrit, bënë pastrimin e  rrugëve nga bora dhe akulli, shpërndarjen e kripës. Në rastet kur vëren zjarr në kantonjer është i  obliguar të merr masa për fikjen e tij. Gjatë orarit të punës është i obliguar të veshë rrobat e punës  (uniformen), si dhe të përdorë mjetet e nevojshme për punë.Kryen punët dhe detyrat e punës sipas  urdhëresës së udhëheqësit të drejtëpërdrejtë dhe Kryeshefit Ekzekutiv. 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë  zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale  për kryerjen e detyrave dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse. Aplikacioni mund të merret në zyret e KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, Rr.“Enver Topalli” Nr.47  Ferizaj, ku edhe bëhet dorëzimi i Aplikacionit së bashku me dokumantacionin e kërkuar, apo mund  të shkarkohet edhe në web-faqen e Kompanisë: www.pastertia.com.  

Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë kalendarik nga dita e publikimit në web-faqen e  Kompanisë si dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 09.12.2021 deri 27.12.2021 u 15:00.