Vende të lira të punës (23)

Ministry of Culture, Youth and Sports
Published
09/08/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Sfond për projektin: “Vazhdim i Projektit Kapital 'Ulpiana 2021; Gërmime Arkeologjike dhe Hulumtime ndër-disciplinare”

Projekti “Vazhdim i Projektit Kapital "Ulpiana 2021; Gërmime Arkeologjike dhe Hulumtime ndër-disciplinare”, realizohet sipas Marrëveshjës së Mirëkuptimit Trepalëshe përfaqësuar nga Institutit Arkeologjik  i Kosovës (IAK) dhe udhëhiqet nga M.A. Milot Berisha (Phd Cand.)-Instituti Arkeolgjik i Kosovës, Arkeolog, Udhëheqës i projektit Ulpiana dhe Përgjegjës i Parkut Arkeologjik Ulpiana, në bashkëpunim me Prof.Dr.sc. Christophe J. Goddard, Drejtor i AOROC/ENS Paris, Francë dhe Dr.sc. Arben Hajdari, profesor dhe Arkeolog, Departamenti i Antropologjisë/Arkeologjisë, Universiteti i Prishtinës

Në kuadër të kësaj, në vazhdën e punimeve disa vjeçare me partnerët nga Franca dhe në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, mbështetur dhe nga marrëveshja trepalëshe e mirëkuptimit, hulumtimet kërkimore (gërmime) arkeologjike dhe çasja ndër-disciplinare arkeobotanike, gjeomagnetike dhe gjeolelektrike që parashihet të bëhet në arealin e Parkut Arkeologjik Ulpiana. Synim primar ka mbledhjen e rezultateve shkencore arkeologjike, trajtimin e mostrave në laboratorët përkatës, konservimin e artefakteve, strukturave dhe promovimin arkeoturistik të Parkut Arkeologjik Ulpiana.

Sezoni 2021, fillon pas pregatitjeve që janë bërë si punë kabinetike, projektim dhe pastrim paraprak i tërë hapësirës së dezignuar prej mbi 3 hektarë që tashmë janë në shfrytëzim nga Instituti Arkeologjik i Kosovës-DTK/MKRS.

Shpall
KONKURS

Për rekrutimin e  punonjësëve teknik për zbatimin e projektit  “Vazhdim i Projektit Kapital 'Ulpiana 2021; Gërmime Arkeologjike, Hulumtime ndër-disciplinare si dhe konsolidime, konservime e rregullime të infrastrukturës së Parkut Arkeologjik ULPIANA, me qëllim të promovimit arkeo-turistik”.

I.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit/ IAK
Titulli i punës:  Teknik Gërmimi-Dokumentimi
Numri i personave që do të rekrutohen: 3
Ditët angazhimi: 40
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 01-08/2021
Vendi: Parku Arkeologjik Ulpiana-Graçanicë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Të zbatojnë procedurat e teknikave, praktikave dhe metodave të gërmimit dhe dokumentimit teknik si dhe të jenë të përgjegjshëm gjatë punimeve/gërmimeve të kuadrateve duke udhëzuar, përcjellë dhe punuar ngushtë me punëtorët fizik dhe me Arkeologët tjerë.
  3. Të ndjekin me përpikëri dokumentimin e detajuar të gjetjeve, artefakteve e ekofakteve dhe dokumentimin teknik të strukturave të zbuluara in situ.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Njohës me përvojë (teknik) i gërmimit/dokumentimit arkeologjik, me shkollim apo eksperiencë nga fusha e arkeologjisë apo disiplinave relevante.
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në gërmimet arkeologjike.
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

II.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ IAK
Titulli i punës:  Student (gërmues)
Numri i personave që do të rekrutohen:  4
Ditët angazhimi: 40
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 18.00 Euro
Numri i referencës: 02-08/2021
Vendi: Parku Arkeologjik Ulpiana-Graçanicë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Marrin masat e lokalitetit dhe ndihmoni në gërmime
  3. Zbulojnë strukturat dhe ndihmoni në mirëmbajtjen e tyre
  4. Pastroni dhe mirëmbajnë objekte e gjetura

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Studentët nga fushave përkatëse të afërta me Arkeologjinë ( Arkeologji, Histori, Antropologji, Arkitekturë a Art) me njohuri bazë mbi proceset e gërmimeve arkeologjike
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në gërmime arkeologjike
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

III.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ IAK
Titulli i punës:  Gjeodet
Numri i personave që do të rekrutohen:  1
Ditët angazhimi: 20
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 03-08/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Përcaktojnë pikat referente marrin masat e lokalitetit
  2. Bene dhe piketimi e kudaranteve
  3. Përdor mjete te avancuara teknologjike për incizim gjeomekanik dhe gjeodezike
  4. Shënimin e shtresave historike me përdorimin e GIS-it
  5. Inventarizimin e gjetjeve me Total Station

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Ekspert i gjeodezisë me njohuri për përdorimin e total station GPS/GIS me njohuri ne për aplikimin e këtyre teknologjive ne lëminë e arkeologjisë
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në skicim
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

IV.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ IAK
Titulli i punës:  Skicograf
Numri i personave që do të rekrutohen:  1
Ditët angazhimi: 40
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 04-08/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Marrin masat e lokalitetit dhe i paraqet ato ne mënyre digjitale
  3. Skicon me dorë dhe ne mënyre digjitale objekte e gjetura

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Studentët nga fushave përkatëse të afërta me Arkeologjinë ( Arkeologji, Arkitekturë a Art) me njohuri për vizatimin e planimetrive dhe materialit te luajtshëm arkeologjik
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në skicim
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

V.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ IAK
Titulli i punës:  Punëtor
Numri i personave që do të rekrutohen:  12
Ditët angazhimi: 40
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 20.00 Euro
Numri i referencës: 05-08/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Ndihmojnë në marrjen e masave të lokalitetit
  3. Asistojnë në gërmime sipas udhëzimeve te Arkeologut Udhëheqës

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Punëtor krahu me njohuri për njohuri bazë mbi proceset e gërmimeve arkeologjike
  2. Të dorëzohet një CV me detaje e përvojës, veçanërisht përvojës në gërmim
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

VI.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ IAK
Titulli i punës:  Restaurator-Konservator
Numri i personave që do të rekrutohen: 2
Ditët angazhimi: 40
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 06-08/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Analizojnë përmbajtjen fizike/kimike te materialeve të lokalitetit dhe jep rekomandime për teknikat e konservimit/konsolidimit.
  3. Zbaton punët mirëmbajtëse dhe konservuese/konsoliduese ne lokalitet.
  4. Njohës me përvojë i konservimit të artefakteve, fragmenteve dhe strukturave arkeologjike qoftë të luajtshme ose të paluajtshme.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Ekspert i konservimit nga fusha të afërta me Arkeologjinë ( Konservim/Arkeologji, Konservim/ Arkitekturë etj)
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në konservim
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

Përzgjedhja e kandidateve:

Përzgjedhja e kandidateve  do të bëhet nga komisioni profesional  përmes intervistimit të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Procedurat e konkurrimit:

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

Përparësi kanë kandidatët me njohje të gjuhëve të huaja, (Anglisht dhe Frengjisht).

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është nga 06.08.2021.

Dokumentacioni i kandidateve duhet të dërgohet deri me 13.08.2021 në adresën:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit /Departamenti Trashëgimisë Kulturore për Projektin “Vazhdim i Projektit Kapital 'Ulpiana 2021; Gërmime Arkeologjike dhe Hulumtime ndër-disciplinare”.

Full announcement

Related Listings

Infermier/e (2)   Gjilan new
27/10/2021
27/10/2021
27/10/2021
Mësimdhënës/e (6)   Drenas new
26/10/2021