Vende të lira të punës (11)

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
QKMF Podujevë
Published
10/11/2021
Location
Podujeva
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Bazuar në Nenet 67, 68, 79 dhe 80 të Ligjit Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publik të  Republikës së Kosovës, Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, në mbështetje të  Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në  Sektorin Publik, si dhe në bazë të kërkesës së QKMF-së, Komuna e Podujevës shpall: 

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE 

QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE 

I. Pozita: Specialist të Mjekësisë Familjare (Mjek i Përgjithshëm) në QKMF Podujevë, 4 (katër) pozita
Koeficienti: H-20 / H-27
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6  muaj)

Përshkrimi i detyrave të punës: 

  • Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen; 
  • Pranon pacientin nga Infermierja, shkruan të dhënat në kartelën shëndetësore, merr  anamnezën, bënë ekzaminimin e pacientit (inspektimin, auskultimin, palpacionin dhe  perkusionin), reanimimin kardio pulmunar dhe referon pacientin për hulumtime të tjera  dijagnostike; 
  • Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin me terapi adekuate; 
  • Udhëzon tek specialisti konsultant nëse është e nevojshme kosulta; 
  • Kryen shërbime në kuadër të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal; -Bën imunizimin (vaksinimin); 
  • Promovon edukimin shëndetsor; 
  • Trajton lëndime të vogla; 
  • Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme; 
  • Bën identifikimin e grupeve vulnerabile dhe të rrezikuara; 
  • Bën dhënjen e barërave dhe medikamenteve esenciale; 
  • Gjatë punës së tij i asistojnë infermierët; 
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të DMF dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara: 

  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm 
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent  
  • Certifikatën e specializimit (për Specialistët) 

II. Pozita: Specialist/e i Gjinekologjisë - 1 (një) pozitë
Koeficienti: H - 20
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha  provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës: 

  • Bën pranimin dhe kontrollimin e pacienteve shtatzëna dhe jo shtatzëna; -Kujdeset dhe përcjell zhvillimin e shtatëzanisë, përpos kontrollave të rregullta bënë  kontrolla sistematike, bënë përgatitjen e lehonave në pikëpamje psiko - fizike për lindje,  jep udhëzime për përdorimin e ushqimit, veshjen, udhëtimet, mardhëniet seksuale në  shtatzani; 
  • Bën hapjen e karteles, cakton anamnezen, propozon analiza laboratorike për caktimin e  grupit të gjakut, cakton vizita mjekësore, përcjell ndryshimet morfologjike dhe cakton  grupet e tyre; 
  • Bën ekzaminimin e pacientes për lindje, përcakton pozitën e bebes, shenjat vitale dhe  kohën për lindje; 
  • Qepë rupturat e shkallës së parë dhe të dytë; 
  • Bën inçizimin e shtatzanave dhe jo shtatzanave në Ultra Zë; 
  • Bën revizionimin manual dhe instrumental të mitres; 
  • Kryen qepjen epiziotonike; 
  • Bën vendosjen e spirales; 
  • Merr materialin për PAPA TEST; 
  • Bën përshkrimin e terapisë për pacienten; 
  • Jep këshilla për planifikim të familjes; 
  • Kryen edhe punë të tjera në domenin e tij/saj; 
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të DMF dhe Drejtorit. 

Kualifikimi i kërkuara:  

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Mjekësisë - Specialist i Gjinekologjisë - Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent  
  • Certifikatën e specializimit (për Specialistët)

III. Pozita: Infermier/e - 4 (katër) pozita
Koeficienti: 4.8
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6  (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës: 

  • Pranon, triazhon dhe informon pacientin, hap kartelën shëndetësore, merr anamnezen e  shkurtër orjentuese, kryen participimin, matë gjatësinë, peshën trupore, temperaturën,  tensionin arterial, reanimimin kardiopulmonar, bën EKG, problemet geriatrike, aplikon  terapinë parenteriale, IM, IV, subkutan, infuzion, inhalimin, përpunimin e plagës,  këshillon pacientin, dhe udhëzon te mjeku familjar 
  • Në bashkëpunim me mjekun familjar ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin  dhe familjen 
  • Promovon edukimin shëndetësor 
  • Trajton lëndimet - plagët para dhe post operative 
  • Jep ndihmën shëndetësore në Institucion dhe vendin e ngjarjes 
  • Kryen vizita shtepiake kur është e domostoshme me udhëzim të mjekut -Bën injektimin e të gjitha mënyrave të mundshme (IM, IV, SC, ID etj)
  • Kryen të gjitha punët administrative në lidhje me sherbimet që i bën -Kryen edhe punë tjera sipas udhëzimit të mjekut. 
  • Bën transportimin e pacienteve të sëmurë nga QKMF deri ne institucionin me te  avansuar(SHSKUK) ne baze te udhëzimit të mjekut ordinar, e në raste urgjente edhe pa  udhëzim por me arsyetim të më vonshëm. 
  • Për punën e vet i përgjigjet shefit të shërbimit dhe Drejtorit. 

Kualifikimi i kërkuara: 

  • Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë apo Diplomë e Fakultetit të Infermierisë -Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent. 

IV. Pozita: Higjienist/e - 2 (dy) pozita
Koeficienti: H - 314 / 1
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha  provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës : 

  • Bën pastrimin e ordinancave, koridoreve dhe lokaleve të punës ; 
  • Mbledh hedhurinat në lokalet e punës dhe i deponon në vendin e caktuar; -Bën pastrimin e nyjeve sanitare; 
  • Pastron oborrin e objektit;
  • Në ordinancë dhe lokale të Administratës bënë pastrimin e inventarit, mjeteve të punës dyshemeve, mureve, dritareve, dhe inventarit tjetër që gjendet në lokal- ordinancë; -Kujdeset për ruatjen, mirëmbajtjen e inventarit dhe mjeteve të punës;
  • Punët e rendomta të pastrimit i kryen për çdo ditë, ndërsa një herë në muaj bënë  pastrimin e përgjithshëm(gjeneral) të ordinancave, inventarit dhe mjeteve të tjera të  punës;
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Shërbimit dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara: 

  • Diplomë e Shkollës së Mesme 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT 

Dokumentet e Kërkuara

  • Diploma e kualifikimit përkatës 
  • Dëshmia e Licencës dhe Specializimit aty ku kërkohet 
  • Kopja e Leterënjoftimit 
  • Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi 
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime 
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor që dëshmon  se gjendja e kandidatit është pa probleme shëndetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në  mardhënje pune të kandidatit) 
  • Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen. 

Afati i aplikimit: 

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks gov.net është prej dt. 11.10.2021 deri me dt.09.11.2021. 

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 10.11.2021 deri me  datën 24.11.2021. 

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në  web-faqe zyrtare të Komunës.  

Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe  femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.  Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit  të Komunës. 

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Drejtorinë për Shëndetësi dhe  Mirëqenie Sociale, në këtë numër të telefonit 038 200 41-005.  

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Prano njoftimet me email

Related Listings