Udhëheqës/e Sektorit të Shkrimores, Zyrtar/e për Arkiv

kpk e1623864352872
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Published
15/11/2021
Location
Gjakova
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit  Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për  Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref  AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës  KPK/Nr. 193/2021 të datës 26 Mars 2021, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall  këtë: 

KONKURS

  1. Udhëheqës i Sektorit të Shkrimores
    Prokuroria Themelore Gjakovë, një (1) pozitë

Referenca: KPK/ZKSHP/PA/PSRK/PTH/POZ - 021
Emri pozitës: Udhëheqës i Sektorit të Shkrimores
Pozita: Pozitë e karrierës
Niveli: Profesional
Raporton tek: Administratorit të Prokurorisë
Numri i pozitave: Një (1) pozitë
Koeficienti: 9
Akti i emërimit: Pa afat
Puna Provuese: 12 muaj
Vendi: Gjakovë 

Qëllimi i vendit të punës: 

Zhvillimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave dhe procedurave standarde dhe ofrimi i  shërbimeve të punëve të sektorit të shkrimores, mbajtja e evidencave dhe raportimet që  ndërlidhen me regjistrimin e lëndëve përkatëse penale. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Menaxhon punën e përgjithshme të sektorit të shkrimores, mbikëqyr dhe organizon punën e  stafit me ndarje të detyrave të punës, kujdeset që regjistrimi në libra dhe në mënyrë elektronike  të jetë i saktë dhe pa gabime.
  • Menaxhon me stafin e sektorit dhe organizon punën në bashkëpunim me udhëheqësin e  divizionit (Administratorin), monitoron dhe ofron udhëzime për punë të stafit duke ofruar  shërbime cilësore nga sektori dhe vartësit.
  • Në bashkëpunim me udhëheqësin e divizionit /Administratorin, bënë vlerësimin e proceseve  dhe procedurave të brendshme, rekomandon ndryshime, përmirësime me qëllim të ngritjes së  efikasitetit dhe cilësisë së punës.
  • Menaxhon ofrimin e produkteve e të shërbimeve në fushën administrative e të mbajtjes së  evidencave të shkrimores, kujdeset për kryerjen e detyrave tjera të besueshme të cilat kërkojnë  konfidencialitet.
  • Ndihmon dhe propozon zhvillimin e politikave lidhur me shkrimoren në bashkëpunim me  menaxherët e nivelit qendror e edhe me udhëheqësin e divizionit e të Kryeprokurorit. Koordinon punën me nivelin qendror lidhur me kërkesat dhe evidencat që kërkohen brenda institucionit Prokurori i Shtetit dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, ndërsa me lejimin e  Kryeprokurorit ofron edhe të dhëna për palët tjera jashtë institucionit.
  • Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrjen e tij/saj dhe përkrah zhvillimin e tyre  përmes trajnimit për kryerjen e detyrave në përputhje me standardet e kërkuara, udhëheqësi i  sektorit të shkrimores i përgjigjet dhe i raporton udhëheqësit të divizionit /administratorit dhe  Kryeprokurorit;
  • Kryen edhe punë tjera shtesë nga rasti në rast që ndërlidhen me punën e sektorit sipas kërkesës  së udhëheqësit të divizionit /administratorit dhe Kryeprokurorit.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës: 

  • Njohuri dhe përvojë substanciale lidhur me fushën e evidencave të lëndëve me njohuri  profesionale të punës së shkrimores dhe legjislacionit zbatues.
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim.
  • Shkathtësi në caktimin e objektivave, planifikim të punës dhe analizë.
  • Shkathtësi për udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup  punues.
  • Shkathtësi për ndërmarrjen e iniciativave dhe caktimin e prioriteteve në punë.
  • Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me te.
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).
  • Reagimi i duhur në zgjidhjen e problemeve dhe punëve nën presion.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi: 

  • Diplomë Universitare, Fakulteti Juridik ose Administratë Publike. 

Përvoja e Punës: 

  • Minimum 4 vite përvojë pune profesionale. 

2. Zyrtar për Arkiv 2
Prokuroria Themelore Gjakovë, një (1) pozitë  

Referenca: KPK/ZKSHP/PA/PSRK/PTH/POZ-022
Emri pozitës: Zyrtar për Arkiv 2
Pozita: Pozitë e karrierës
Niveli: Profesional
Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
Numri i pozitave: Një (1) pozitë
Koeficienti: 7
Akti i emërimit: Pa afat
Puna Provuese: 12 muaj
Vendi: Gjakovë  

Qëllimi i vendit të punës:  

Arkivimi, sistemimi dhe mbajtja azhure e lëndëve të institucionit.  

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  • Pranon dokumentet dhe lëndët për arkivim dhe kujdeset për arkivimin e tyre në arkivin e  institucionit në përputhje me procedurat ligjore. 
  • Kujdeset për sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon udhëzues të  nevojshëm për funksionimin e arkivit.
  • Mirëmban arkivin e veçantë për rastet e detajuara specifike dhe ruan paprekshmërinë e  informatave.
  • Përkujdeset për seleksionimin e rregullt të lëndës arkivore.
  • Mbanë kontakte të vazhdueshme me institucionet e arkivit të Kosovës, me qëllim të dorëzimit  të lëndëve arkivore arkivit kompetent pas kalimit të afatit.
  • Ndërmerr veprime tjera të nevojshme për funksionimin sa më të mirë të ligjit mbi lëndën  arkivore të Kosovës.
  • Koordinon punën me nëpunësin që merret me postën dhe shpërndarjen e postes, shkresave  jashtë dhe brenda institucionit.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në  mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:  

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të  punës; 
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata ,dhënë udhëzime dhe  përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;  Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:  

  • Diplomë Universitare.  

Përvoja e Punës:  

  • Dy (2) vite përvojë pune. 

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të  Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 15.11.2021 deri me datë 29.11.2021 si  datë e mbylljes së konkursit.  

Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org

Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati  VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë. 

Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në  Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan  Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë. 

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për  aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh,  aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare. 

Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: 

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë  për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe  aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha  komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet  si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime. 

Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e  parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

Full announcement

Prano njoftimet me email