Trajnim për ngritjen e kapaciteteve për liderë të rinj

ryco e1558615159859
RYCO
Published
23/11/2021
Expires
06/12/2021
Location
Kosovo
Listing Type

Prano njoftimet me email

Description

THIRRJE E HAPUR PËR LIDERË TË RINJ NË KOSOVË

Trajnim për ngritjen e kapaciteteve për liderë të rinj në fushat e dialogut ndërkulturor, lidershipit mediatik dhe avokimit

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Dega Lokale në Kosovë në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë, fton liderët e rinj në Kosovë, vajza e djem, që të marrin pjesë në programin e trajnimit mbi “Dialogun ndërkulturor, edukimin mediatik dhe avokimin” me qëllim të forcimit dhe përmirësimit të shkathtësive dhe njohurive të liderëve të rinj për të vazhduar me kontributet drejt ndryshimit pozitiv në komunitetet e tyre.

Trajnimi ka për qëllim t’i pasurojë dhe zgjerojë njohuritë dhe botëkuptimet e liderëve të rinj mbi temën e dialogut ndërkulturor, edukimit mediatik dhe avokimit, si dhe të ofrojë mundësi për të diskutuar dhe hartuar ide projektesh që kanë të bëjnë me temat e lartpërmendura, e të cilat do të zhvillohen dhe zbatohen më tej nga organizatorët.

QËLLIMI I TRAJNIMIT:

Forcimi i kapaciteteve të liderëve të rinj premtues në fushat e dialogut ndërkulturor, edukimit mediatik dhe avokimit, përfshirja e tyre në procesin e hartimit të aktiviteteve lokale dhe dhënia pronësisë dhe ofrimi i më shumë mundësive dhe hapësirës për dialog ndërkulturor ndërmjet komuniteteve si një nga prioritetet kryesore të Degës Lokale të RYCO në Kosovë (LBO KS), duke pasur parasysh rolin e tyre vendimtar në ndërtimin dhe promovimin e paqes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Duke pasur parasysh këtë, qëllimi i përgjithshëm i trajnimit është që t’i zhvillojë më tej aftësitë e liderëve të rinj premtues në Kosovë dhe t’i pajis ata me mjetet e nevojshme për t’u angazhuar, për t’i kuptuar dhe adresuar çështjet që ndikojnë në paqen personale dhe të komunitetit, si dhe në sigurinë mes të rinjve dhe më gjerë. Përmes këtij trajnimi do të krijohet një rrjet liderësh aktivë me qëllim që ta bartin tutje njohurinë e fituar tek të rinjtë e komuniteteve të tyre lokale, duke siguruar që më shumë të rinj të përfshihen në marrjen e një roli aktiv në ndërtimin e paqes.

Pas përfundimit të trajnimit treditor, pjesëmarrësit do të:

  • njihen me konceptet e dialogut ndërkulturor, literaturës mediatike dhe avokimit;
  • fitojnë një bazë teorike për përgatitjen e ideve të projektit që kontribuojnë në ndryshim pozitiv (përfshirë të kuptuarit se si të përgatitet një projekt që përfshin gjininë dhe diversitetin);
  • kenë mundësi të realizojnë punë praktike në grupe të vogla nën mbikëqyrjen e një eksperti në shoshitjen e ideve dhe hartimin e veprimeve;
  • kenë mundësi për ta zgjeruar rrjetin dhe të angazhohen në dialogun ndërkulturor;
  • kenë mundësi të marrin pjesë në konkursin për praktikat më të mira miqësore për të rintë të prodhuara gjatë seminarit;
  • kenë mundësi të angazhohen më tej në zhvillimin dhe zbatimin e ideve fituese në muajt e ardhshëm.

Trajnimi 3 ditor do të mbahet me prani fizike në përputhje me të gjitha masat kundër COVID-19 dhe do të zhvillohet në shqip, serbisht e anglisht. Grupi i synuar i të rinjve të trajnuar do të sigurojë barazi gjinore dhe diversitet adekuat.

Pjesëmarrësve në trajnim do t'u ndahet një Certifikatë e Pjesëmarrjes Aktive në trajnim, nëse ata ndjekin trajnimin dhe marrin pjesë plotësisht në Program.

DATAT E TRAJNIMIT:

  • Moduli i parë: Dialogu ndërkulturor, 11-12 dhjetor 2021
  • Moduli i dytë: Edukimi mediatik, 12-13 dhjetor 2021
  • Moduli i tretë: Avokimi, 13 dhjetor 2021

KOHËZGJATJA E TRAJNIMIT:  3 ditë

KËRKESAT PËR T’U PËRMBUSHUR:

Programi i trajnimit është i dedikuar ekskluzivisht për të rinjtë dhe të rejat lidere të moshës 18-30 vjeçe, me prejardhje të ndryshme etnike: Shqiptarët, serbët, boshnjakët, egjiptianët, romët, ashkalitë, turqit, etj., të cilët demonstrojnë se kanë marrë përsipër një rol aktiv në komunitetet e tyre në proceset e ndërtimit të paqes dhe dëshirojnë t’i rrisin më tej aftësitë dhe njohuritë e tyre.

Liderët e rinj që kanë të drejtë të aplikojnë përfshijnë:

  • Kandidatët që demonstrojnë aftësi udhëheqëse dhe kanë marrë përsiër rol aktiv në komunitetin e tyre;
  • Kandidatët që shfaqin interesim për të marrë pjesë aktive në komunitetin e tyre;
  • Kandidatët që shfaqin motivim dhe interesim për temat e dialogut ndërkulturor, literaturës mediatike dhe avokimit;
  • Kandidatët që janë të aftë për t’u përfshirë në dialogun ndërkulturor;
  • Kandidatët që shfaqin respektim të lartë për parimet e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe diversitetit;
  • Kandidatët që shfaqin interesim për bashkëpunimin rajonal, RYCO dhe punën e OSBE-së.

AFATI I APLIKIMIT

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur deri më 6 dhjetor 2021, ora 23:59.

DOKUMENTET

Nëse keni interesim për këtë mundësi dhe i plotësoni kërkesat e mësipërme, ju lutem plotësoni formularin e Google duke iu përgjigjur pyetjeve se çfarë ju bën një udhëheqës të mirë dhe të përshtatshëm për këtë trajnim.

Nëse pranoni njoftimin e finalistit, mund t’ju kërkojmë të na paraqisni dokumente shtesë.

SHËNIM:

Pjesëmarrësit do të përzgjidhen në bazë të kritereve të përcaktuara në Thirrjen për Aplikime, në bazë të cilësisë së aplikimit të tyre të dorëzuar, duke pasur parasysh barazinë gjinore, diversitetin dhe ekuilibrin gjeografik.

Pas aplikimit, të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur për të marrë pjesë do të njoftohen me email, më së voni deri më 8 dhjetor 2021.

Çdo pyetje eventuale mund t’i drejtohet zyrës lokale të RYCO në Kosovë përmes adresës besarta.halimi@rycowb.org

Më shumë informacion.