Thirrje për Trajnim me Mundësi Punësimi

64x64 proton cable logo
Proton Cable
Published
24/12/2021
Expires
15/01/2022
Location
Prizren
Category
Listing Type
Eligibility
Individuals

Prano njoftimet me email

Description

funded by eu 1 e1640359910817

THIRRJE PËR TRAJNIM ME MUNDËSI PUNËSIMI

Projekti referues: 2020/419-464

Emri i projektit:  Fostering employment of disadvantaged groups and increasing global competitiveness of the electrical installation industry in Kosovo in line with the principles of sustainable and social inclusive development

Entiteti implementues: Proton Cable L.L.C.

Lokacioni: Prizren, Kosovë

Data e trajnimit: 17 Janar 2022

Informata rreth trajnimit!

Proton Cable organizon trajnim me mundësi punësimi. Trajnimi ka për qëllim njohjen me bazat e instalimeve elektrike dhe shfrytëzimi i kabllove Halogen Free. Në trajnim pjesmarrësit do të njoftohen për:

  • Interpretimin e dokumentacionin teknik dhe analizën e skemave për kryerjen e punimve në instalime elektrike;
  • Kuotimet në instalimet elektrike, kutitë dhe elementet e instalimit elektrik, kabllot në përputhje me standardet dhe skemën e instalimit elektrik;
  • Lidhjen e prizave dhe ndërprerësve në instalime elektrike;
  • Testimin e instalimit të realizuar;
  • Kabllot halogen free
    • Prodhimi dhe përdorimi i tyre
    • Demonstrimi praktikë

Duke punuar drejt objektivave të saj, bazuar në analizën e të dhënave në dispozicion të tregut dhe zhvillimin e mëtejshëm, kompania rezulton në rritjen e kërkesës për burime njerëzore të afta në sektor.

Në bazë të kërkesës së kompanisë për punëtorë të kualifikuar, dhe në përputhje me veprimin e projektit të mësipërm, Proton Cable. fton të gjithë individët e interesuar që janë punëkërkues, të aplikojnë për programin e trajnimit me mundësi punësimi.

Kush ka të drejtë të aplikojë?

Të gjithë të interesuarit që kërkojnë punë dhe janë banorë të Kosovës.

Përfitimet e trajnimit?

Trajnimi do të organizohet për 100 kandidatë të zgjedhur. Pas trajnimit 15 Kandidatët që do të vlerësohen si më të mirë do të punësohen në Proton Cable dhe të tjerët do të promovohen te partnerët tanë. Poashtu kandidatët do të jenë në gjendje të hapin biznesin e tyre dhe të ofrojnë shërbimet e tyre palëve të interesuara.

Si të aplikoni?

Të gjithë individët e interesuar mund të aplikojnë online duke plotësuar formularin e mëposhtëm ose mund t'i drejtohen Proton Cable në adresën e postës elektronike të treguar më poshtë drejtpërdrejt ose përmes Agjencisë së Punësimit të Kosovës.

Për informata shtesë ju lutemi na kontaktoni çdo ditë pune (e Hënë - e Premte) nga ora 09:00 deri në 16:00 tek adresa e postës elektronike trajnime@protoncable.com

Afati i fundit për aplikim është 15 Janar 2022 në orën 14:00.

Apliko Tani

Shkarko Aplikacionin.

64x64 proton cable logo

 

 

Related Listings