Trajnim Bazik në Gazetari për Studentët e Shkollave të Mesme

birn logo e1558771850980
BIRN
Published
09/06/2021
Location
Kosovo
Listing Type

Description

Thirrje për Aplikim: Trajnim Bazik në Gazetari për Studentët e Shkollave të Mesme

BIRN Kosova është në kërkim të nxënësve nga shkollat publike të Kosovës të interesuar për të qenë pjesë e trajnimit për prodhim medial dhe shkrim-lexim mediatik si dhe trajtimin e lajmeve të rreme si pjesë e projektit “Solidifikimi i Qëndrueshmërisë së Gazetarëve të Tanishëm dhe të Ardhshëm të Kosovës“, i cili mbështetet nga BE.

Aktualisht ekziston një gjeneratë premtuese e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë që kanë talent, ide krijuese dhe gatishmëri për t’u angazhuar në gazetari hulumtuese, mirëpo media nuk ka një platformë specifike për t’u siguruar këtyre studentëve mundësinë për të shprehur aftësitë e tyre përmes shkrimit dhe raportimit lokal.

Me qëllim që të përfitojnë nga interesimi i të rinjve në gazetari, dhe në një përpjekje për të plotësuar boshllëkun në sistemin arsimor, BIRN Kosova do të organizojë dhjetë (10) seanca trajnimi për 200 nxënës të shkollave të mesme në një program që synon të shtojë talentin e të rinjve duke mentoruar studentët në prodhimin e videove, fotove dhe artikujve në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor i aktivitetit që është vë bazat për rritjen e pavarësisë, transparencës, llogaridhënies dhe angazhimit qytetar.

Sesionet trajnuese do t’i njohin studentët me gazetarinë, duke përfshirë tema si gjuha dhe konceptet gazetareske, standardet e raportimit, këshillat e fotografisë, materialet e prodhimit për përmbajtjen e videos, redaktimi i videos, gazetaria hulumtuese, etika dhe të drejtat e autorit.

Në fund të çdo sesioni trajnimi, të rinjtë nga shkollat e mesme anembanë Kosovës do t’i paraqesin idetë e tyre gazetareske, të cilat ekipi i BIRN do t’i mbledhë dhe do t’i analizojë hollësisht para se ta bëjë përzgjedhjen e një minimumi prej 60 videosh dhe ide shkrimi që do të publikohen në platformën në internet KallxoRinia. Procesi i prodhimit për të gjithë këta artikuj do të mbikëqyret nga një ekip i redaktorëve të BIRN-it në Kosovë.

Kush mund të aplikojë?

Studentët të cilët janë në vijim të drejtimeve shoqërore në shkollat publike të Kosovës  në regjionet si: Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Gjilani, Gorazdevci brenda regjionit të Pejës, Gjakova, Ferizaji, Drenasi, Malisheva dhe Rahoveci.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në çdo sesion trajnimi për shkak të kufizimeve me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.  Do të zgjidhen maksimumi 20 pjesëmarrës për trajnim.

Si duhet aplikuar?

Ju lutem plotësojeni formularin e ofruar në vegzën si më poshtë: https://bit.ly/3unj0eL

 Afati i fundit për aplikim: 10 qershor 2021, ora 10:00 (sipas kohës lokale)

 Remarks:

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata në fund të trajnimit.