Trajner/e për linjat e ndihmës ndaj viktimave të dhunës

Action for Mothers and Children (AMC)
Published
06/07/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

KËRKESË PËR OFERTË

Trajner/e për linjat e ndihmës ndaj viktimave të dhunës në Kosovë

I. INFORMACION MBI AKSIONIN PËR NËNA DHE FËMIJË

Action for Mothers and Children (AMC) është fondacion joprofitabil me qëllimin kryesor të shpëtimit të jetës së fëmijës dhe të përmirësimit të kujdesit shëndetësor ndaj nënës në Republikën e Kosovës duke zhvilluar kështu sisteme më cilësore të kujdesit ndaj nënës shtatzënë dhe fëmijës së saj. Puna e AMC-së zhvillohet bazuar në 4 shtyllat e saj kryesore: Edukimi, Humutmimet, Avokimi, dhe Furnizimi.

AMC është në kërkim të angazhimit të një Trajner/e - ekspert/e në fushën e linjave të ndihmës ndaj viktimave të dhunës, i/e cila do të zhvillojë modulin për linjën e ndihmës që do i ofrohet stafit të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV).

II. QËLLIMI I ANGAZHIMIT

Ky angazhim shpallet në kuadër të projektit “Përmirësimi i Identifikimit, Raportimit dhe Adresimit të Dhunës me Bazë Gjinore në Kosovë”. Qëllimi i projektit është të përmirësojë situatën e dhunës me bazë gjinore në Kosovë duke fuqizuar palët e interesuara përgjegjëse për adresimin e rasteve të dhunës. Duke synuar arritjen e qëllimit të tij, projekti përqendrohet në punën e përbashkët me akterë të ndryshëm relevant që luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin, adresimin dhe ngritjen e vetëdijes për dhunën me bazë gjinore.

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) u ofron mbështetje dhe ndihmë viktimave të dhunës në mënyrë që tu mundësohet dhe lehtësohet qasja në organet e drejtësisë; njofton palën e dëmtuar për të drejtat e tij/saj; përfaqëson  interesat e viktimës në procedurën në prokurori dhe gjykatë; e referon viktimën tek ofruesit tjerë të shërbimeve kur është e nevojshme; vepron në emër të viktimës në rast se është e nevojshme ashtu që të ndalohet shkelja e të drejtave të viktimës dhe për të kërkuar veprim për garantimin e mbrojtjes së tyre.

Qëllimi i këtij angazhimi është ngritja e kapaciteteve të stafit të linjës së ndihmës në adresimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore. Specifikisht, trajneri/ja do të zhvillojë një modul dhe do t’iu ofrojë një trajnim stafit të linjës së ZMNV mbi disa tema të cilat kanë për qëllim realizimin e suksesshëm të telefonatave të linjës së ndihmës për mbrojten e viktimave, më saktësisht, se si të menaxhohen thirrjet, si të rritet vetëbesimi i thirrësit, si të mbajmë vëmendjën e thirrësit në mënyrë që të arrihet marrja e informatave të nevojshme për t'i futur në databazë dhe të adresohet rasti tutje.

III. DETYRAT E ANGAZHIMIT DHE KORNIZA KOHORE

Trajneri/ja pritet që të përmbushë detyrat e mëposhtme bazuar në kalendarin e paraqitur:

  • Zhvillimi i modulit “Roli i stafit të linjës së ndihmës në parandalimin dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore”;
  • Ofrimi i një trajnimi njëditor për stafin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV);
  • Hartimi i raportit të trajnimit të mbajtur.

# | AKTIVITETI | MATERIALET PËR DORËZIM |ANGAZHIMI NË DITË | AFATI KOHOR

1 | Takimi i parë koordinues mes AMC dhe trajnerit/es | Minutat e takimit dhe plani i punës/aktiviteteve " ½ ditë | Korrik 2021

2 | Zhvillimi i modulit | Moduli | 3 ditë | Korrik 2021

3 | Mbajtja e një sesioni trajnues | Agjenda e trajnimit, lista e pjesëmarrësve | 1 ditë | Korrik 2021

4 | Zhvillimi i raportit të trajnimit | Raporti i trajnimit  | ½ ditë | Gusht 2021

IV. MBIKËQYRJA 

Action for Mothers and Children (AMC)

V.  KUALIFIKIMET E KËRKUARA

  • Diplomë në fushat relevante (Shkenca Sociale);
  • Përvojë pune në fushën e linjave të ndihmës;
  • Përvojë pune në fushën e zhvillimit të materialeve për stafin e linjave te ndihmës;
  • Njohuri mbi legjislacionin vendor për adresimin e rasteve të dhunës në bazë gjinore dhe Procedurat Standarde të Veprimit;
  • Aftësi të mira oratorike dhe ligjeruese.

VI. KOHËZGJATJA, KOSTOJA DHE MËNYRA E PAGESËS

Kohëzgjatja e angazhimit përafërsisht do të jetë 5 ditë (përgjatë periudhës Korrik – Gusht 2021) dhe pagesat do të bëhen bazuar në përfundimin me sukses të aktiviteteve dhe dërgimin e materialeve të pritura. Në rast të ndonjë vonese të papritur në kornizën kohore të vlerësuar (procesi i miratimit, faktor të jashtëm, etj.) koha e angazhimit mund të zgjatet duke iu nënshtruar të njejtave kushte dhe vullnetit të ndërsjellë të palëve.

Trajneri/ja i/e angazhuar pritet që të përfundojë të gjitha detyrat dhe të dorëzojë materialet bazuar në kornizën kohore të paraqitur me lart. Kontrata do hyjë në fuqi që nga momenti i nënshkrimit deri në përfundimin me sukses të shërbimeve të cekura në këtë konkurs.

Përllogaritja e kostos së shërbimit: Aplikantët duhet të paraqesin një propozim të hollësishëm financiar që shtjellon kostot ditore në bazë të detyrave të lartpërmendura dhe materialeve për dorëzim, përfshirë shumën totale të kërkuar. Të gjitha kostot, përfshirë udhëtimin, akomodimin, shpenzimet administrative dhe të komunikimit, etj. do të mbulohen nga eksperti/ja i/e angazhuar dhe duhet të përfshihen në propozimin financiar.

Mënyra e pagesës: Kontrata e shërbimit do të jetë në EURO. Pagesa do të bëhet në këste, sipas marrëveshjes kontraktuale dhe do të ekzekutohet në EURO.

Kandidatëve u kërkohet të specifikojnë çmimin për ditë për angazhim dhe shumën totale sipas numrit të ditëve të parashikuara të punës për secilin material të dorëzueshëm, çmimi duhet të jetë në valutën EURO.

VII. PROCESI I APLIKIMIT

Për të aplikuar dërgoni CV dhe ofertën financiare deri me date 15/07/2021 on the jobs@amchealth.org

Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Full announcement

Related Listings

21/10/2021
21/10/2021
20/10/2021
20/10/2021
20/10/2021