Thirrje projekte OJQ-ve për nxënësit me aftësi të kufizuara, talente, dhe dhunti

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministry of Education and Science and Innovation
Published
01/10/2021
Location
Kosovo
Listing Type
Grants  
Eligibility
Non-Governmental Organizations

Description

Në bazë të Rregullores MF- Nr – 04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve,  Divizioni i arsimit gjithëpërfshirës nxjerr këtë:

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve të OJQ-ve që përkrahin dhe promovojnë nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti si dhe nxënësit që kan nevojë për mbështetje psikosociale.

Divizioni i arsimit gjithëpërfshirës, u bën thirrje të gjitha organizatave joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës së të cilave është i fokusuar në ndonjërën nga fushat e ndërlidhura me përkrahjen dhe promovimin e nxënësve me aftësi të kufizuara, nxënësit me inteligjencë të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti si dhe nxënësit që kan nevojë për mbështetëje psikos-ociale të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin e këtyre nxënësve.

OJQ-të, në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet e tyre për fushat prioritare në vijim:

  1. Qasje profesionale në edukim gjithëpërfshirës në fëmijërinë e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara
  2. Ngritja e kapaciteteve për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshëm , talente dhe
  3. Krijimi i ambienteve tё sigurta dhe mike nё shkolla, ku fёmijёt ndihen tё mbёshtetur pёr t`u pёrmballur me problemet e ndryshme sociale dhe pasojave nga COVID-19;
  4. Organizatat joqeveritare mund të aplikojnë në një ose dy projekte që kontribuojnë në përkrahjen e nxënësve për tre kategoritë e lartëcekura.

Objektivi 1:

  • Lehtësimi i përfshirjes për te gjithë fëmijët veçanërisht aftesia e kufizuar;
  • Trajnime për edukatore për identifikim dhe bashkëpunim profesional për fëmijët me aftesi te kufizuara;
  • Trajnimi i prindërve për edukim gjithëpërfshirës ne fëmijërinë e hershme me aftesine e kufizuar;
  • Aktivitete nё fëmijërinë e hershme, me programin pёr fushat e aktiviteteve pёr fёmijёt me aftёsi tё kufizuara tё rёnda dhe tё shumёfishta, me qёllim tё zhvillimit tё aftёsive nё komunikim, aftësive motorike, aftësive njohëse, tё fushës socio- emocionale dhe tё jetës sё përditshme;
  • Hartimi i materialeve për fëmijërinë hershme, dedikuar prindёrve tё fёmijёve me aftësi tё kufizuara, tё renda dhe tё shumёfishta.

Objektivi 2:

  • Trajnimin e mësimdhënësve, trajenrëve, psikologëve dhe profesionistëve të tjerë për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti;
    • Aktivitete specifike mësimore dhe jashtmësimore me fëmijë/ nxënës me aftësi të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti.
    • Hartimi i materialeve vetëdijësuese për identifikimin e nxënësve me inteligjncë të jashtëzakonshme, talente dhe
    • Ngritja e kapaciteteve të DKA-ve për identifikimin e nxënësve me inteligjncë të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti

Objektivi 3:

  • Seanca apo trajnime me mёsimdhёnёs pёr mёnyrёn e trajtimit tё fёmijëve pa ose me përkrahje të ulët sociale viktima tё dhunёs, abuzimit apo tё pasojave nga covid 19;
  • Aktivitete psiko-sociale me nxёnёs dhe mёsimdhёnёs;
  • Punёtori sensibilizuese me mёsimdhёnёns, prindёr dhe komunitet pёr aspektet e mbrojtjes sё fёmijёve, sipas Ligjit pёr mbrojtjen e fёmijёs;
  • Zhvillim tё materialeve vetёdijёsuese pёr fёmijё dhe prindёr mbi parandalimin e tё gjitha formave tё dhunёs e abuzimit nё kontekst tё shkollёs dhe familjes
  • Ngritje tё kapaciteteve tё drejtorёve tё shkollave dhe DKA-ve pёr raportim dhe referem tё dhunёs sipas legjislacionit nё
  1. Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 200,000.00 €.

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 10.000 euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 50.000 €.

  1. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 21 tetor 2021.
  2. OJQ-të mund të aplikojnë vetëm me një projekt në kuadër të kësaj Periudha e zbatimit të projektit është 6- 8 muaj duke filluar nga muaji dhjetor 2021.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një (1) vit para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në ndonjërën nga fushat prioritare të thirrjes publike. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

  1. Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me udhëzimet për aplikuesit, janë në dispozicion në faqen e internetit të MASHTI. 

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Rruga “Agim Ramadani”, nr. 10000, Prishtinë.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

  1. Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: besmira.thaqi@rks-gov.net

Full announcement

Prano njoftimet me email