Thirrje për subvencionim të NVM-ve për blerjen e makinerive prodhuese /përpunuese

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministry of Industry, Entrepreneurship and Trade (MIET)
Published
27/08/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Grants  
Eligibility
Bizneset

Description

Bazuar në Udhëzimin Administrativ (MTI) nr. 01/2018 dhe në Vendimin nr. 5235 dt. 15.07.2021, me qëllim të zvogëlimit të deficitit tregtar dhe përmirësimit të kapaciteteve prodhuese të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), rritjen e investimeve, rritjes së eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës, Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

Thirrje publike për subvencionim të NVM-ve për blerjen e makinerive prodhuese /përpunuese

MINT/KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme (NMVM).Të interesuarit për aplikim në këtë thirrje duhet te jene Qytetar të Republikës e Kosovës.

Buxheti i planifikuar për subvencionim për këtë thirrje është 500,000.00 €. Në secilin rast Autoriteti Kontraktues( MINT) rezervon të drejtën të mos shpërndajë të gjitha mjetet në dispozicion.

Granti do të ndahet në tri Lot-e, si vijon:

Loti 1 – Ndërmarrjet mikro (të punësuar deri 9 punëtorë),
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 200,000.00 €

Loti2 – Ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtorë),
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 150,000.00 € 

Loti3 – Ndërmarrjet e mesëm (të punësuar 50 deri 249 punëtorë),
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 150,000.00 €

Aplikimi për Grante për të gjithë qytetarët dhe bizneset bëhet duke përdor Platformën e shërbimeve elektronike eKosova, në linkun ekosova.rks-gov.net

Thirrja për aplikim është e hapur prej datës 26.08.2021 deri më 15.09.2021 ora 16:00.

Full announcement

Prano njoftimet me email