Thirrje për propozime për shfaqje teatrore Dodona

Municipality of Pristina
Published
15/09/2020
Location
Pristina
Category
Listing Type
Grants  

Description

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF- NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

THIRRJE PUBLIKE

Për të gjitha organizatat joqeveritare, bizneset e regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen publike për projekt propozimet për prodhimin e shfaqjeve teatrore, për TEATRIN PËR FËMIJË dhe për SKENËN E MBRËMJES, për repertorin e Teatrit të Qytetit të Prishtinës Dodona.

  1. OJQ-të dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projekt propozimet për prodhimin e shfaqjeve teatrore si më poshtë:

a. Komedi – autor shqiptar – SKENA E MBRËMJES;

b. Dramë – dramatizim i ndonjë tregimi, poezie, epi ose i çfarëdo gjinie letrare nga letërsia shqipe – autor shqiptar – SKENA E MBRËMJES;

c. Dramë – autor i huaj – SKENA E MBRËMJES;

d. Solo performancë – monodramë, stand up comedy, apo çfarëdo performancë tjetër “one man show” – SKENA E MBRËMJES;

e. Shfaqje për fëmijë – autor shqiptar ose i huaj – (mund të jetë shfaqje vetëm me kukulla, vetëm me aktorë në skenë, apo edhe e kombinuar) - TEATRI PËR FËMIJË.

Lista e dokumenteve që duhet të dorëzohen në këtë thirrje publike

Për shfaqjet e propozuara sipas pikës 1 dokumentet specifike janë:

  • Biografia e autorit/es;
  • Deklarata e autorit/es (që ia jep të drejtën aplikantit për të konkurruar me dramën/veprën e autorit përkatës);
  • Sinopsisi i dramës;
  • Një pjesë e dramës (p.sh. 10 faqet e para);
  • Biografia e regjisorit/es;
  • Koncepti regjisorial;
  • Biografi të anëtarëve tjerë të ekipit kreativ (nëse janë përzgjedhur);

Dokumentet e detyrueshme:

Për Ojq-të:

    • Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
    • Çertifikata e nr. fiskal;
    • Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Ojq-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Ojq-së.
    • Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;

Për Biznese:

  • Çertifikata e Biznesit;
  • Çertifikata e nr. fiskal të Biznesit;
  • Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
  • Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;
  1. Vlera e përgjithshme e planifikuar për këtë thirrje është 50,000€ (Euro).

Shuma maksimale për një projekt është 13,000.00€ (euro).

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt.10.09.2020 deri më 30 .09.2020.

  1. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:
  • Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
  • OJQ-të dhe bizneset mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
  • OJQ-të dhe bizneset, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
  • OJQ-të dhe bizneset, të cilët nuk kanë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete (për të njëjtat linja buxhetore);
  • Duhet të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi parandalimin e konfliktit të interesit në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të dhe bizneset mund të aplikojnë për subvencione vetëm për prodhimin e njërës nga shfaqjet sipas pikës 1, nën a, b, c, d apo e.
  • Për të gjitha shfaqjet sipas pikës 1, mund të planifikohen edhe 4 aktorët rezidentë të TQP Dodona (përveç aktorëve të mundshëm të jashtëm);
  • OJQ-të dhe bizneset nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme
  • Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.
  1. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
  • Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e detyrueshëm të kompletuar do të
  • Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes
  • Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e
  • Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.
  • Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione. Kontrata do të gjenerohen nda sistemi andaj të dhënat e sistemit reflektohen në kontratë.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që  janë  pranuar  brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve,  vlerësimit  të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në Rregulloren për subvencione.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen  publike  mund  të  sqarohen  vetëm  në  mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit +383 38226417. Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 25.09.2020.

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 30.09.2020 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/ .