Thirrje për Programin e Praktikave për të Rinjë

Inkubatori i Agrobizneseve Rajoni Lindje e1635782054706
Inkubatori Agrobizneseve - Rajoni Lindje
Published
01/11/2021
Location
Gjilan
Category
Listing Type

Description

Ftojmë të gjithë të rinjtë nga Rajoni Lindor respektivisht Komunat: Gjilan, Kamenice, Viti, Partesh, Ranillug për t'iu përgjigjur thirrjes për programin për praktikë të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes” i cili ju mundëson të rinjve të kenë një eksperiencë në fushën e agrobiznesit.

Projekti është i financuar nga Ambasada Amerikane ne Prishtine dhe menaxhohet nga “Inkubatori I Agrobizneseve-Rajoni Lindje” Gjilan.

Qëllimi i kësaj praktike është që praktikantët te marrin trajnime ne pune dhe ngritjen e aftesive te tyre si dhe me te suksesshmit të gjejnë një punë të përhershme.

Praktika do të zgjatë tre muaj dhe është me pagesë.

Në këtë program të praktikave do të përfshihen 20 të rinj te cilet do mbajne praktike ne bizneset lokale te agrobiznesit.

Praktikantët duhet të jenë të moshës 18-23 vjeç, prioritet do t'u jepet atyre që kanë diplomuar nga shkolla profesionale bujqësore, grave dhe atyre nga zonat rurale.

Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë në linkun e mëposhtëm:
https://forms.gle/mgFL8XVVNse93KLs8

Për më shumë mund të na kontaktoni në:
e-mail: ojq.iarl@gmail.com
Tel: +38349633233

Afati i fundit për aplikim është 12.11.2021

Prano njoftimet me email