Thirrje për mësimdhënës realizimi i video materialeve

kosovo logo 150x150 1
Ministry of Education and Science
Published
30/07/2020
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIMIT-REALIZIMI I VIDEO-MATERIALEVE (NJËSIVE MËSIMORE) SI PJESË E MËSIMIT NGA DISTANCA (E-MËSIMIT)

Ftohen të gjithë mësimdhënësit e SHFMU të komunave të Kosovës që të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për vijimin e mësimit pa ndërprerje në shkollat e Kosovës.

Përshkrimi i angazhimit /termat e referencës: 

Mësimdhënësit e përzgjedhur nga paneli i ekspertëve, do ta realizojnë një cikël të video-njësive mësimorepër nevojat e mësimit nga distanca, duke u bazuar në Kurrikulën e Arsimit Para-universitar dhe në planin e rishikuar me tema e njësi mësimore, për  lëndët e ndryshme mësimore në klasë të ndryshme.

Procesi teknik:

Video-ligjëratat do të xhirohen në një lokacion të përcaktuar nga MASH, me laptopë cilësorë përmes platformës Zoom (përmesZoomrecording, screen share, Whiteboard), prandaj këta mësimdhënës, të cilët do t’i realizojnë xhirimet e video-ligjëratave, do të trajnohen fillimisht për përdorimin e suksesshëm dhe efikas të platformës ZOOM, mënyrën e xhirimit të video-ligjëratave me Zoom (me të gjitha opsionet në dispozicion), për përdorimin sa më profesional të kamerës, mikrofonit, touchpadit, sfondit, ndriçimit, si dhe për qëndrimin, pozicionin dhe të folurit gjatë xhirimit të video-ligjëratave me Zoom.

Procesi pedagogjik:

Mësimdhënësit do të planifikojnë dhe zhvillojnë njësitë mësimoresipas qasjeve metodike të propozuara në kurrikulë, programet lëndore, planifikimet vjetore, dymujore dhe javore, me qasje të integruar dhe me nxënësin në qendër, për një vëllim prej 15 minutash. Në video-njësi duhet të respektohet kjo strukturë:

  • Klasa,
  • Lënda,
  • Emri i njësisë mësimore,
  • Rezultati i të Nxënit të Lëndës (RNL) të cilës i kontribuon njësia mësimore,
  • Lloji i njësisë mësimore (zhvillim, analizë, ushtrime, përsëritje, etj.).

Profili i kandidatëve që kërkohen:

  •  të jenë të punësuar në sistemin arsimor të Kosovës (dëshmi),
  •  të jenë të licencuar (dëshmi),
  • të jenë të certifikuar për KKK (dëshmi),
  • të kenë aftësi të dëshmuara pedagogjike dhe profesionale në lëndën përkatëse,
  • të jenë zotërues të mirë të metodologjisë së mësimdhënies së lëndës përkatëse,
  • njohës të mirë të përdorimit të teknologjisë informative (përdorimin sa më profesional të  kamerës, mikrofonit, touchpadit, sfondit, ndriçimit),
  • të jenë kreativ në zhvillimin e njësisë mësimore dhe instrumenteve për vlerësim e vetëvlerësim,
  • të flasin rrjedhshëm dhe qartë, dhe me diksion të drejtë,
  • të jenë të përkushtuar dhe të aftë të punojnë në ekip, me orar fleksibildhe në situata dinamike e me presion të kohës.

Periudha e angazhimit në këtë proces:

  • 15 gusht 2020 deri 15 dhjetor 2020, me mundësi vazhdimi.

Procesi i aplikimit:

  • Afati i aplikimit: 29 korrik 2020 deri më 5 gusht 2020.
  • Forma e aplikimit: video me njësi mësimore 10-15 minuta në gjuhën përkatëse.
  • Afati i përzgjedhjes së kandidatëve është: 6,7 gusht 2020.
  • Trajnimi i mësimdhënësve të përzgjedhur, që do t’i realizojnë xhirimet e video-ligjëratave, duhet të zhvillohet gjatë periudhës: 10-15 gusht 2020.

Dorëzimi i dokumenteve për aplikim:

  • Dorëzimi i dokumentacionit të kompletuar bëhet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencë në zyrën 4 (zyra e Arkivit)deri më datën : 05 gusht 2020 në ora 16:00.
  • Dokumentacioni dorëzohet në zarf të mbyllur brenda të cilit duhet të jetë përcaktuar: lënda mësimore, klasa dhe CD-ja me incizimin e njësisë mësimoreprej 10-15 minutash, në gjuhën përkatëse ose në adresën elektronike të MASH: mashti@rks-gov.net , duke ia bashkëngjitur e-mailitedhe linkun e videos.

Kandidatët mund të dorëzojnë edhe dokumente shtesë, si:  

  • Kontrata e punës, licenca, certifikimi për Kurrikulëtë Re, dëshmi nga trajnimet, certifikimet dhe mirënjohjet për arritjet pedagogjike.

Vendi ku do të xhirohen video - materialet:

  • Për gjuhën shqipe SHFMU “Qamil Batalli”, Prishtinë.
  • Për gjuhën turke dhe boshnjake: SHFMU “EminDuraku ” Prizren.

Shpallja e plote.