Thirrje për mbështetje financiare te vajza/grave në fushën e STEM

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministry of Education and Science
Published
20/10/2021
Location
Kosovo
Listing Type

Description

Njoftim për zgjatje të afatit për aplikim në STEM

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit zgjatë afatin e aplikimit të Thirrjes për mbështetje financiare të studenteve vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM) të arsimit të lartë në Kosovë, të datës 16 gusht 2021.

Afati i aplikimit do të vazhdojë deri më 31 tetor 2021 në orën 16:00.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në mbështetje të Rregullores (QRK) - nr. 0272021 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive e datës 30.03.2021, nenit 8 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4, shtojcës 1 paragrafi 7 dhe pikës 4.2 të Vendimit me Nr. 13-19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 14.04.2021, nxjerrë këtë:

THIRRJE

Për mbështetje financiare të studenteve vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM) të arsimit të lartë në Kosovë

Thirrja synon ta mbështesë shkollimin e vajzave/grave që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM në gjuhën angleze). Të drejtë aplikimi kanë studentet që në vitin akademik 2021-2022 regjistrojnë vitin e parë të studimeve në këto fusha në nivelin baçelor dhe që këto studime i vijojnë si studente të rregullta.

Me këtë thirrje do të mbështeten 1,000 studente të fushave STEM me bursa në vlerë prej 1,000 (njëmijë) EUR/vit.

PËRSHTATSHMËRIA E KANDIDATES PËR APLIKIM

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha vajzat gratë që regjistrohen në një nga programet e fushave STEM në Kosovë, sipas aneks-listës së programeve të publikuar me këtë thirrje. Përparësi kanë kandidatet që kanë sukses të shkëlqyer paraprak.

Kjo formë e mbështetjes financiare ka për qëllim të promovojë pjesëmarrjen e vajzave/grave në fushat STEM dhe merr në konsideratë gjendjen financiare të studenteve. Në këtë thirrje
inkurajohen që të aplikojnë vajzat gratë nga komunitetet jo-shumicë dhe ato që vijnë nga zonat rurale.

PROCESI I APLIKIMIT

Për të aplikuar, kandidatet duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:

1. Letrën e motivimit (deri në 500 fjalë, në gjuhën shqipe):
2. Jetëshkrimin (CV-në):
3. Diplomën e shkollës së mesme dhe çertifikatat e notave:
4. Dëshminë e pranimit në një nga programet STEM të universitetit përkatës:

Luteni që aplikimin ta dorëzoni përmes postës elektronike në adresën:
bursat.mashti@rks-gov.net më së largu deri me datë 20/09/2021, në ora 16:00.

Aplikacionet e pakompletuara refuzohen në fazën e parë të vlerësimit teknik.

Pas përmbylljes së procesit të përzgjedhjes, të përzgjedhurat do të nënshkruajnë deklaratën e zotimit të përmbushjes së kushteve dhe obligimeve, si dhe kontratën e mbështetjes financiare.

ANEKS LISTA E PROGRAMEVE STEM

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings

Ciceron/e   Podujeva
26/11/2021
26/11/2021
Recepsionist/e (3)   Pristina
25/11/2021