Thirrje për grante të vogla për bizneset e udhëhequra nga gratë

d4d e1611489800990
D4D - Demokraci për Zhvillim
Published
17/06/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Grants  
Eligibility
Bizneset

Description

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE TË VOGLA PËR BIZNESE TË UDHËHEQURA NGA GRATË

Përveç rrezikimit të shëndetit publik, pandemia COVID-19 në mënyrën disproporcionale ka afektuar  mirëqenien sociale në Kosovë. Duke marrë parasysh situatën aktuale socio-ekonomike të grave, situata aktuale ka potencialin për të përkeqësuar pabarazitë ekzistuese gjinore në Kosovë, përderisa gratë në tregun e punës janë më të cenueshme ndaj pasigurisë së krijuar ekonomike. Andaj, D4D ju fton të aplikoni me propozime emergjente për grante të vogla për të lehtësuar gjendjen e krijuar për bizneset e udhëhequra nga gratë.

Qëllimi i këtyre granteve është ofrimi i ndihmës emergjente për bizneset e grave, të cilat kanë hasur në vështirësi ekonomike në fushë veprimtarinë e bizneseve të tyre gjatë pandemisë COVID-19. Bizneset e përzgjedhura do të përfitojnë gjithashtu edhe nga trajnimet për përdorimin e rrjeteve sociale për promovim dhe rritje të biznesit si dhe menaxhim të financave dhe raportim.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

  1. Bizneset e vogla të udhëhequra nga gratë në Kosovë
  2. Bizneset e grave me 1-5 punëtorë/e

Idetë e pranueshme për financimin e granteve përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

  1. Zhvillimi i planeve të rritjes së biznesit
  2. Zhvillimi i ueb faqes për shitje online të produkteve
  3. Përmirësim i mënyrave të promovimit online të produkteve
  4. Zhvillimi i kampanjave televizive për reklamim të biznesit
  5. Mbajtja e kurseve sipas fushë veprimtarisë së biznesit që aplikon për grant
  6. Blerja e materialeve shpenzuese

Çka nuk mund të mbulohet përmes grantit:

  1. Nuk lejohet blerja e pajisjeve (Kompjuter; Arka fiskale; Mjete pune)
  2. Nuk lejohet shfrytëzimi i granteve për ndihma humanitare
  3. Nuk lejohet pagesa e palëve të treta jashtë stafit të biznesit (Pjesëmarrësit në trajnime, kurse etj të ofruara nga biznesi përmes këtij granti)

Shënim: Një aplikacion duhet të përputhet me kriteret e caktuara në thirrje për të vazhduar në fazën e vlerësimit. Aplikacionet që nuk respektojnë rregullat e thirrjes, nuk do të. Aktivitetet duhet të implementohen brenda periudhës prej maksimum 2 muajve prej datës që granti fitohet. Të gjitha aktivitetet duhet të mbahen në përputhje me masat dhe vendimet e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës në lidhje me pandeminë COVID-19.

KRITETER E VLERËSIMIT

Të gjitha aplikimet do të vlerësohen mbi potencialin e projektit për të pasur një ndikim të prekshëm në promovim të biznesit me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë së  bizneseve të grave në nivel lokal. Secili projekt do të vlerësohet edhe në bazë të kritereve të mëposhtme të përzgjedhjes: 

Qasja teknike

  • Relevanca e nevojave dhe çështjeve të adresuara;
  • Kualiteti i aktiviteteve të propozuara;
  • Akvitetet e orientuara drejt rezultateve;

Propozimi i kostos/shpenzimeve

  • Buxheti i shfrytëzuar mirë/në mënyrë efektive

DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN

  • Një propozim i shkurtër i projektit, që përshkruan qëllimet dhe objektivat kryesore të projektit dhe rezultatet përfundimtare;
  • Një buxhet i propozuar që do të përdoret në mënyrë efektive në përputhje me objektivat dhe rezultatet e projektit.
  • Certifikatën e numrit fiskal
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit së bashku me informatat mbi pronësinë dhe veprimtaritë e lejuara.
  • Dëshminë e xhirollogarisë aktive të aplikuesit në njërën prej bankave të licencuara nga BQK
  • Vërtetim që biznesi nuk është në falimentim dhe nuk ka borxhe në ATK

NIVELET E FINANCIMIT

Bizneset e grave janë të ftuar të aplikojnë për një grant prej 1,140 euro. Ju lutem vini re se mbështetja financiare e kërkuar nuk duhet të tejkaloj shumën maksimale të grantit.

DATAT E APLIKIMIT

Data e fundit për aplikim është 21 Qershor 2021, deri në 21:00 në e‐mail adresën
grants@d4d‐ ks.org

Mirëpresim aplikimet e juaja, dhe jemi në dispozicion për t’u përgjigjur në çdo pyetje apo paqartësi që mund të keni.

SHPALLJA E PLOTE.

Poziv na srpskom: https://d4d-ks.org/en/activities/poziv-za-prijavljivanje-za-male-grantove/