Thirrje për grante institucionale

Kosovo Civil Society Foundation (KCSF)
Published
17/09/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Grants  
Eligibility
Non-Governmental Organizations

Description

EJA Kosovë është program i KCSF-së që mbështet nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe ndërtimit të kapaciteteve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke vënë në plan të parë angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve përgjatë tërë punës së shoqërisë civile, EJA Kosovë synon të kontribuojë drejt dy qëllimeve kryesore ku: (a) shoqëria civile shfrytëzon hapësirat për avokim dhe synon krijimin e mundësive/hapësirave të reja për pjesëmarrje të qytetareve dhe qytetarëve në formësimin e çështjeve me interes publik dhe (b) organizatat e shoqërisë civile forcojnë lidhjet me qytetarë dhe përmirësojnë llogaridhënien dhe transparencën ndaj anëtarëve dhe publikut të gjerë.

Grantet institucionale synojnë të mbështesin zbatimin e strategjive të organizatave dhe, krahas forcimit të kapaciteteve të brendshme organizative, të bëhen zëri i qytetarëve në fushat tematike që i mbulojnë. Mbështetja financiare për punën e organizatës ka për qëllim të mbështesë organizatat që janë akterë të ndryshimit dhe për të vepruar dhe kontribuar në zhvillimet kryesore shoqërore në fushën e tyre të ekspertizës. Për më tepër, grantet institucionale u japin mundësi organizatave që të adresojnë çështje të identifikuara në mënyrë të vazhdueshme dhe sa herë që paraqiten, pa qenë nevoja t’i planifikojnë ato paraprakisht në detaje si në rastin e granteve për projekte. Në kuadër të grantit institucional, për zhvillim organizativ nuk mund të ndahen më shumë se 15% të buxhetit të përgjithshëm të propozuar.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë.

KOHËZGJATJA DHE BUXHETI

Organizatat mund të aplikojnë për përkrahje për një periudhë 24 muajshe. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje për një grant nuk duhet të kalojë 40.000 EUR/vit

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Aplikantët duhet të dërgojnë aplikacionet e plotësuara në eja@kcsfoundation.org. Do të merren parasysh vetëm aplikacionet që përmbushin të gjitha kërkesat e thirrjes të specifikuara në udhëzimet për aplikime dhe formularin e aplikimit. Afati i fundit për aplikim është 12/10/2021 në orën 24:00 sipas orës lokale.

Të gjitha informatat shtesë, përfshirë udhëzimet dhe format e aplikimit, mund të gjenden më poshtë. Çfarëdo pyetje që mund të keni për përgatitjen e aplikacioneve ose detajet e aplikacionit për grante mund të dërgohen me email në ejainfo@kcsfoundation.org.

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings