Thirrje për aplikim: Pagesa Direkte 2021

MAFRD
Published
17/09/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Grants  

Description

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 deri më 11 tetor 2021 ora 16:00.

---

Njoftim!

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 është zgjatur deri më 05 tetor 2021 ora 16:00.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021.

Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

---

THIRRJE PËR APLIKIM

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2021.

Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:

  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me farë të grurit;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me elb;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me thekër;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me tërshërë;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me misër;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me lulediell;
  • Pagesa Direkte për vreshtat ekzistuese;
  • Pagesa Direkte për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht;
  • Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;
  • Pagesa Direkte për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave te mjedrës;
  • Pagesa Direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit dhe arrës, si dhe primin e sigurimit bujqësor tradicional për kulturën bujqësore të mollës - pemishtet intensive, kulturën e specit - kultivimi intensiv dhe rrushin e verës;
  • Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit;
  • Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me perime;
  • Pagesa Direkte për prodhimtarinë organike;
  • Pagesa Direkte për bimët mjekësore dhe aromatike;
  • Pagesa Direkte për lopë dhe buallica qumështore;
  • Pagesa Direkte për dele dhe dhi qumështore;
  • Pagesa Direkte për bletë;
  • Pagesa Direkte për pula vojse;
  • Pagesa Direkte për thëllëza;
  • Pagesa Direkte për dosa për riprodhim;
  • Pagesa Direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë për gjashtëmujorin e parë 2021;
  • Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit për gjashtëmujorin e parë 2021;
  • Pagesa Direkte për sektorin e akuakulturës për gjashtëmujorin e parë 2021;
  • Pagesa Direkte për viça për majmëri për gjashtëmujorin e parë 2021.

Periudha e aplikimit:

Aplikimi zgjatë 21 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 08.09.2021 dhe përfundon më datë 28.09.2021.

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

Sqarim:

Gjatë kontrollit në terren, në rast të gjetjes së parregullsive, do të aplikohen masa ndëshkimore duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2021.

Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar dhe i pakompletuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.

Informatat:

Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund të merren ne web faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-se, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Full announcement

Prano njoftimet me email