Thirrja për projekte të OJQ-ve dhe individëve të fushës së sportit

Ministry of Culture, Youth and Sports
Published
18/08/2021
Location
Kosovo
Category
Sport  
Listing Type
Grants  

Description

Njoftohen të interesuarit se afati për aplikim të Thirrjes publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve  të OJQ-ve dhe individëve, Pakoja e Ringjalljes Ekonomike në  fushën e Sportit , publikuar më 18 Gusht 2021 shtyhet deri më datën 15.09.2021.

Thirrja publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve të OJQ-ve dhe individëve të fushës së sportit

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

Me qëllim të fuqizimit të rolit të sportit,  si kontribues në mirëqenien shoqërore dhe ekonomike, si dhe promovimit të vlerave të përbashkëta dhe identitetit shtetëror, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe individëve të aplikojnë për mbështetje financiare publike me projekte që kontribuojnë në fuqizimin, promovimin dhe masivizimin e sportit, duke inkurajuar projektet e ndryshme të: zhvillimit të sportit elitar/garues dhe ngritjes së kapaciteteve për arritjen e rezultateve sportive në arenën ndërkombëtare; promovimit të aktiviteteve dhe edukimit fizik përmes përfshirjes së qytetarëve në aktivitete sportive; fuqizimit të administrimit të organizatave sportive dhe promovimit të rëndësisë së menaxhimit sportiv; zhvillimit të hulumtimit dhe dokumentimit në fushën e sportit; si dhe mobilitetit në fushën e sportit.

OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projekt propozime / të cilët adresojnë dhe përmbushin njërën nga objektivat e mëposhtme:

  • Zhvillimi i sportit elitar/garues dhe ngritja e kapaciteteve për arritjen e rezultateve sportive në arenën ndërkombëtare;
  • Promovimi i aktiviteteve dhe edukimit fizik përmes përfshirjes së qytetarëve në aktivitete sportive;
  • Fuqizimi i administrimit të organizatave sportive dhe promovimit të rëndësisë së menaxhimit sportiv;
  • Zhvillimi i hulumtimit dhe dokumentimit në fushën e sportit;
  • Mobiliteti në fushën e sportit.

Zhvillimi i sportit elitar/garues dhe ngritja e kapaciteteve për arritjen e rezultateve sportive në arenën ndërkombëtare

Me qëllim të zhvillimit  të sportit elitar/ garues dhe ngritjes së kapaciteteve për arritjen e rezultateve sportive në arenën ndërkombëtar, ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Identifikimi dhe zhvillimi i talentëve të rinj të sportit dhe përgatitja e tyre për PARIS 2024; LA 2028; për PEKIN 2022; MILAN-CORTINA 2026;
  • Inkuadrimi i ekspertëve të jashtëm në projekte me fokus zhvillimin e trajnerëve vendor;
  • Rikuperimi/Shërimi i sportististëve nga lëndimet sportive;
  • Ndarja e eksperiencave dhe ekspertizës ndërmjet sportit vendor dhe sportit në mërgatë;
  • Promovimi i rëndësisë dhe përkujdesit për mirëqenjën mentale, sociale dhe fizike të sportistëve vendor;
  • Promovimi dhe zhvillimi i programeve me fokus në përkrahjen e sportistëve pas përfundimit të karrierës profesionale;
  • Rritja e shikueshmërisë së ngjarjeve dhe garave sportive vendore dhe ndërkombëtare;
  • Edukimi i komunitetit/shoqërisë për rregullat e lojës të sporteve të ndryshme;
  • Promovimi i vlerave dhe etikës sportive
  • Pjesëmarrja e sportistëve, trjanerëve dhe klubeve sportive në kampe stërvitore vendore/ndërkombëtare;
  • Pjesëmarrja e sportistëve vendor në gara ndërkombëtare;
  • Pjesëmarrja e sportistëve të mërgatës në gara vendore;
  • Pjesëmarrja e akterëve sportiv (trajnerë, referë, mjekë sportiv, etj) në kurse/ligjerata/programe edukative vendore/ndërkombëtare;
  • Organizimi i garave sportive vendore dhe ndërkombëtare (gara të nivelit lokal, kombëtar, gara miqësore, dhe gara të karakterit ndërkombëtar në nivel të klubeve );
  • Organizimi i festivaleve sportive;
  • Organizime me qëllim të shënimit të ditëve ndërkombëtare sportive;
  • Organizime me qëllim të shënimit të ditëve të rëndësishme të sportit vendor;

Grupet e synuara përmes aktiviteteve të këtyre projekteve janë:

  • Sportistët;
  • Ish-Sportistët;
  • Trajnerët dhe instruktorët sportiv;
  • Referët sportiv;
  • Mjekët sportiv;
  • Studentët (Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit; Fakulteti i Edukimit; Fakulteti i Mjeksisë; etj);
  • Klubet dhe federatat);
  • Tifozët;
  • Të tjerë.

Promovimi i aktivitetit dhe edukimit fizik përmes përfshirjes së qytetarëve në aktivitete sportive

Me qëllim të promovimit të aktivitetit dhe edukimit fizik përmes përfshirjes së qytetarëve në aktivitete sportive, ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Rritja e numrit të qytetarëve të përfshirë në aktivitete sportive;
  • Zhvillimi dhe promovimi i edukimit fizik në të gjitha nivelet e arsimimit në Kosovë;
  • Programe të edukimit joformal me qëllim të promovimit të edukimit dhe aktivitetit fizik në programet parashkollore dhe shkollore;
  • Zhvillimi i programeve për përfshirjen e rregullt të nxënësve dhe studentëve në ngjarje sportive (shikueshmëri);
  • Programe për përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në aktivitete sportive me fokus te gratë e reja, personat me nevoja të vecanta, të moshuarit dhe komunitetet pakicë, LGBTI;
  • Promovimi i vullnetarizmit në organizatat sportive vendore (me fokus te ish-sportistët, prindërit e sportistëve dhe të moshuarit);
  • Programe për zhvillimin e aktiviteteve sportive shëndetësore;
  • Organizimi i aktiviteteve sportive rekreative në hapsira publike;
  • Organizimi i aktiviteteve sportive rekreative në ambiente të hapura me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës;
  • Kampanja vetëdijësuese për promovimin e benefiteve të aktivitetit fizik;
  • Identifikimi dhe promovimi i lojërave tradicionale/rrugore të shoqërisë kosovare;
  • Programe me qëllim të afrimit të mërgatës me vendlindjen e tyre përmes aktivitetit sportiv rekreacional;

Grupet e synuara përmes aktiviteteve të këtyre projekteve janë:

  • Të rinjët;
  • Nxënësit e të gjitha niveleve parauniveristare;
  • Studentët;
  • Mësimdhënësit e të gjitha niveleve të shkollimit;
  • Personat me nevoja të vecanta;
  • Të moshuarit;
  • Komunitetet pakicë;
  • Komuniteti LGBTI;
  • Tifozët;
  • Bashkë-atdhetarët;
  • Klubet sportive
  • Të tjerë.

Fuqizimi i administrimit të organizatave sportive dhe promovimi i rëndësisë së menaxhimit sportiv

Me qëllim të fuqizimit të administrimit të organizatave sportive dhe promovimit të rëndësisë së menaxhimit sportiv, ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Ngritja e kapaciteteve administrative dhe menaxheriale të organizatave sportive në vend;
  • Pjesëmarrja në seminare/konferenca/ligjerata online të ndërlidhura me administrimin dhe menaxhimin sportiv;
  • Organizimi i seminareve/konferencave të ndërlidhura me administrimin dhe menaxhimin sportiv;
  • Programe me qëllim të promovimit të kornizës ligjore sportive;
  • Promovimi i ligjit të sponsorizimit te organizatat sportive dhe bizneset vendore;
  • Ngritja e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve sportive të nivelit lokal dhe qëndror;
  • Ngritja e bashkëpunimit ndërmjet akterëve të përfshirë në komunitetin sportiv (klube, sportistë, prindër, sponzor, federata, institucione, organizata tjera; etj);
  • Promovimi i parimeve të qeverisjes së mirë në organizatat sportive;
  • Fuqizimi i sportistëve në vendimmarrje;
  • Digjitalizimi i të dhënave dhe proceseve të organizatave sportive, dizajnim i Ueb-Sajteve, zhvillim i softuerëve, aplikacioneve mobile, kampanja digjitale të marketingut, dhe të gjitha llojet tjera të projekteve digjitale të ndërlidhura me fushën e sportit.

Grupet e synuara përmes aktiviteteve të këtyre projekteve janë:

  • Ish-Sportistët
  • Sportistët;
  • Administratorët Sportiv;
  • Studentët e të gjitha niveleve;
  • Profesorët;
  • Profesionistët e rinjë;
  • Organizatat Sportive (Klubet dhe Federatat);
  • Të tjerë;

Zhvillimi i hulumtimit dhe dokumentimit në fushën e sportit

Me qëllim të zhvillimit të hulumtimit dhe dokumentimit në fushën e sportit, ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Mbështetja e hulumtimeve dhe prezantimeve në të gjitha sektoret e ndërlidhura me fushën e sportit;
  • Mbështetje për autorët (botim dhe përkthim i librave në fushën e sportit);
  • Prezantim i gjetjeve dhe arritjeve kërkimore në fushën e sportit;
  • Studimi dhe dokumentimi i historisë sportive vendore;
  • Krijimi i dokumentareve të ndërlidhur me fushën e sportit;
  • Krijimi i videove të shkurta të ndërlidhura me fushën e sportit;
  • Organizimi i konferencave, simpoziumeve dhe tryezave hulumtuese.

Grupet e synuara përmes aktiviteteve të këtyre projekteve janë:

  • Studentët e të gjitha niveleve;
  • Hulumtuesit;
  • Autorët;
  • Artistët e rinjë;
  • Të tjerë

Fondi i Mobilitetit për Fushën e Sportit

Përmes kësaj objektive, synohet mbështetja e aktiviteteve si më poshtë:

  • Mbulimi i pjesshëm i shpenzimeve për pjesëmarrje/prezantimi/performim në ngjarje vendore dhe ndërkombëtare sportive;
  • Pjesëmarrja/Prezantimi/Performimi i akterëve/individëve dhe OJQ-ve në ngjarje (konferenca, seminare, panaire, gara, kampe, etj) ndërkombëtare;
  • Pjesëmarrja/Prezantimi/Performimi i akterëve/individëve dhe OJQ-ve të mërgatës në ngjarje (konferenca, seminare, panaire, gara, kampe, etj) vendore;
  • Pjesëmarrja/Prezantimi/Performimi i akterëve/individëve dhe OJQ-ve të huaja në ngjarje (konferenca, seminare, panaire, gara, kampe, etj) vendore;

Grupet e synuara përmes aktiviteteve të këtyre projekteve janë:

  • Ish-Sportistët
  • Sportistët
  • Administratorët Sportiv;
  • Studentët e të gjitha niveleve;
  • Profesorët;
  • Profesionistët e rinjë;
  • Organizatat Sportive (Klubet dhe Federatat);
  • Të tjerë;

Pavarësisht temës primare të projektit, një pjesë e aktiviteteve duhet të kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë për mbrojtjen nga virusi COVID-19. Të gjitha materialet promovuese të projektit duhet që në mënyrë të shkruar të kujtojnë masat kundër infektimit me COVID-19 siç janë vaksinimi, mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike dhe pastrimi i duarve.

3. Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 1,750,000.00 euro.

4. Shuma maksimale e mbështetjes financiare për OJQ-të që mund të aprovohet është 150,000.00 Euro.

5. Shuma maksimale e mbështetjes financiare për individë që mund të aprovohet është 30,000.00 Euro.

6. Thirrja publike do të jetëe hapur 15 ditë pune. Afati për dorëzimin e projekt propozimeve përfundon me datën 08 Shtator 2021, në ora 16.00.

Kriteret e përgjithshme për OJQ-të:

Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme minimale si në vijim:

  • të jenë të regjistruar si OJQ sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora;
  • të jenë të pajisur me numër fiskal sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës së Kosovës, përkatësisht dokumentacionin ekuivalent sipas legjislacionit të shtetit përkatës për OJQ-në e huaj;
  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete;
  • OJQ-të nuk kanë të drejtë të aplikojnë me më shumë se një projekt, në të njëjtën thirrje, ose anëtarët themelues të OJQ-ve të aplikojnë edhe si individ.
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës (stafi i angazhuar për realizimin e projektit nuk lejohet të jetë i punësuar në MKRS ose institucioneve vartëse të saj)
  • Vërtetimin që OJQ-ja nuk ka obligime tatimore (nga ATK).

Kriteret e përgjithshme për Individët:

  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete;
  • Individët nuk kanë të drejtë të aplikojnë me më shumë se një projekt, në të njëjtën thirrje, dhe
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës (personi që realizon projektin nuk lejohet të jetë i punësuar në MKRS ose institucionet vartëse të saj)
  • Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret specifike, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.

Kriteret e vlerësimit:

Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve, komisioni do të vlerësojë me sa vijon:

  • a posedon OJQ-ja, respektivisht individi, kapacitete profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të projektit /programit (a kanë aftësitë e duhura dhe aftësitë për zbatimin e projektit, si dhe njohuri në lidhje me çështjet që trajtohen në këtë ftesë të cilat duhet të dëshmohen me CV dhe diploma përkatëse)
  • a posedojnë kapacitete të menaxhimit të mjaftueshme OJQ-ja (duke përfshirë personelin, pajisjet për të udhëhequr me projektin)?
  • a është i përcaktuar ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit?
  • sa relevant është projekt-propozimi për qëllimet dhe fushat të thirrjes publike (a ndërlidhet projekti me aktivitetet e parapara me politikat e fushës, të cilat i mbulon thirrja publike?
  • a janë objektivat e projektit/programit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të arritshme?
  • a janë aktivitetet e projektit / programit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?
  • a janë kostot e projektit/programit reale në lidhje me rezultatet specifike dhe kohëzgjatjen e pritshme të projektit?
  • a janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit/programit?

OJQ-të dhe Individët mund të aplikojnë me më së shumti  (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje publike.  Periudha e zbatimit të projektit është më së largu deri me 30.06.2022.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të dhe individët që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e sportit. OJQ-të dhe individët duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike, të krijuara deri më 31.12.2020.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ dhe individi duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës (menaxheri) në OJQ , respektivisht individi ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në ueb-faqen e MKRS-së: www. mkrs-ks.org.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht  ose me postë, në adresën e mëposhtme:

Ministry of Culture, Youth and Sports
Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes publike është i detajuar në Udhëzimet për aplikuesit.

Aplikimi i OJQ-ve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrjen publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

  1. Formulari i Aplikacionit për projekt/programit (e shtypur dhe CD)
  2. Formulari i Propozim buxhetit  (e shtypur dhe CD)
  3. Formulari  i deklaratës për  financimi të dyfishtë  (e shtypur dhe CD)
  4. Formular i deklaratës se partneritetit.doc (e shtypur nëse aplikohet)
  5. Forma e deklaratës se projekteve te financuara. docx(e shtypur dhe CD)
  6. Dokumentacionet e OJQ-së: Certifikata e regjistrimit të OJQ, dhe certifikata e numrit fiskal si dhe dëshmia mbi llogarinë bankare (e shtypur).
  7. Dëshmitë e angazhimit të stafit;
  8. Dokumentacioni për Individët  e angazhuar: Letërnjoftimi, konfirmimi bankar, CV-ja me përgatitje profesionale.

Aplikimi i individëve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrje publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

  1. Formulari i Aplikacionit për projekt/programit (e shtypur dhe CD)
  2. Formulari i Propozim buxhetit ( e shtypur dhe CD)
  3. Formulari i deklaratës për mungesë të financimit të dyfishtë  (e shtypur dhe CD)
  4. Dokumentacioni për Individ: Letërnjoftimi, konfirmimi bankar, CV-ja me përgatitje profesionale (diploma/certifikata përkatëse), si dhe konfirmimi bankar (e shtypur).

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: fitim.arifi@rks-gov.net

VINI RE: Të gjitha aktivitetet e parapara në projektet / programet e aprovuara të kësaj thirrjeje duhet të respektojnë masat mbrojtëse anticovid 19 të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe rekomandimet e IKSHPK-së.

Të gjitha materialet promovuese të projektit duhet që në mënyrë  të shkruar të kujtojnë masat kundër infektimit dhe COVID-19 siç janë vaksinimi, mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike.

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings