Teknik/e Medicinal/e

komuna malisheve e1558789653457
QKMF Malishevë
Published
03/06/2021
Location
Malisheva
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr: 03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 si dhe në bazë të rekomandimit nr. 07/31 i datës: 26.04.2021 të DSHMS-së Komuna e Malishevës - QKMF “dr. Shpëtim Robaj” shpall:

KONKURS PËR PLOTSIMIN E VENDIT TË PUNËS.

Titulli i vendit të punës: Teknik /e Medicinal/e në QMF- Pagarushë.

  • Institucioni: Komuna e Malishevës
  • Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria Për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale- QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i Pozitave (1) një.
  • Titulli i mbikëqyrësit Drejtori i QKMF-së
  • Grada/ Koeficienti 4.8
  • Kohëzgjatja e emërimit Me kohë të pa caktuar Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës:
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotëroj njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale.
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.

Detyrat dhe përgjegjësitë.

Pranon dhe triazhon pacientët në QKMF Përgatitë pacientët për vizitë mjekësore Kryen punë administrative shëndetësore Përgjigjet për participimin e pacientëve

Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, intervencës, patronazhit, terrenit dhe edukimit

Bënë aplikimin e terapisë si dhe përcjelljen e shenjave vitale gjatë kohës së transportit të pacientëve,

Bënë bartjen e pacientëve prej shërbimit deri në ambulant dhe anasjelltas

Sipas urdhrit të shefit të mjekësisë familjare kryen edhe punë tjera

Për punën e vet i përgjigjet kryeinfermierit dhe shefit të sektorit të Mjekësisë Familjare.

Dokumentet e nevojshme:

  • Diplomën përkatëse mbi shkollimin e kryer.
  • Licencën e punës.
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës, diploma duhet njihet nga MPB.
  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale (CV)
  • Certifikatën e lindjes,
  • Certifikatën që nuk është nënë hetime ose i dënuar (origjinali).
  • Letërnjoftimin të fotokopjuar .
  • Certifikatën e mjekut për punë (pas përzgjedhjes nga komisioni)

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 04.05.2021 deri me dt: 18.06.2021 Aplikacionet merren dhe dorëzohen ne zyrën e personelit ne QKMF (ditëve të punës prej: 07 deri ora 15).

Rezultatet shpallen në linkun: http://konkursi.rks-gov.net

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.

Related Listings

Punëtor/e Teknik/e   Kacanik
13/10/2021
05/10/2021
01/10/2021