Specialistë Financiar

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna Kaçanik
Published
17/08/2021
Location
Kacanik
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Kaçanik shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë Financiar
Institution Komuna Kaçanik
Data e njoftimit 27.07.2021
Afati për aplikim 17.08.2021 - 24.08.2021
Nr. i Referencës RN00007362
Kodi RPC0001199

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Në periudha kohore të rregullta dhe në afate të përcaktura ligjore, përgatitë, plotëson dhe raporton për obligimet e tërësishme komunale në MF-Thesar;
  2. Pranon të gjitha të hyrat në të gatshme të arkëtuara nga zyrtarët e administratës komunale dhe programeve tjera buxhetore dhe arkëtimet e pranuara i depoziton në bankë;
  3. Kujdeset, regjistron dhe përgatitë të gjitha barazimet nga tërheqjet dhe pagesat e realizuara nga pagesat në të gatshme- Patty Cash;
  4. Mbështetje në hartimin e planeve buxhetore vjetore të organzatës, koordinimi i punëve me zyrtarët përkatës brenda organizatës për të siguruar që planet të kompletohen me përpikëri dhe sipas afateve;
  5. Përgatitë dhe harton analizat e kostove përfituese për projektet e mëdha të investimeve publike- përdor Sistemin e PIP-it si dhe bënë analizat e detajuara për projekte konkrete (swot analizat);
  6. Është përgjegjës që të regjistrojë në mënyrën e duhur të gjitha pasuritë jofinanciare kapitale në regjistrin e pasurive dhe në regjistrat kontabël në bazë të dokumenteve që dëshmojnë se pasuria është në pronësi dhe mbikëqyrje të organizatës buxhetore si dhe kujdeset për barazimet e duhura me komisionet e ndryshme të inventarizimit;
  7. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to në ekonomi, drejtimi: Banka, financa dhe kontabilitet

Përvoja e punës e kërkuar: Sëpaku dy vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings

22/11/2021
15/11/2021