Servisues

rugove kosovo e1604593874352
Rugove
Published
14/06/2021
Location
Peja
Category
Listing Type
Jobs  

Description

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në fabrikën e djathit “Rugove” Sh.P.K. në Drelaj (Rugovë). Pozita e hapur është:

SERVISUES

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe servisimin e makinerive dhe pajisjeve.
  • Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
  • Kujdeset për instalimet elektrike të fabrikës dhe kontrollon ato sipas nevojës.
  • Bën diagnostikimin e dëmtimeve teknike, prishjeve dhe bënë ndërrimin ose riparimin e tyre.
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale.
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
  • Preferohet diploma universitare në elektro, makineri ose në fusha të ngjashme.
  • Preferohet përvojë pune në servisim të pajisjeve.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 5 korrik 2021, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.