Secretary General

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministry of Foreign Affairs and Diaspora
Published
30/10/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  
Monthly Salary (€)
1,171

Description

Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 paragrafi 1.4 i Rregullores

Nr.15/2020 për pranim, vlerësim dhe disiplinë të nivelit të lartë drejtues, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, shpallë:

Konkurs

Pranim i hapur

*Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar

  • Titulli i pozitës së punës Sekretar i Përgjithshëm 1
  • Klasa e pozitës Drejtues i Lartë 1
  • Kohëzgjatja e emërimit 4 vjet/godine/years
  • Koeficienti/Paga Paga bruto - 1171,18 €
  • Nr. i kërkuar 1
  • Data e njoftimit 30/09/2021
  • Afati për aplikim 30/10/2021 - 13/11/2021
  • Institucioni Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
  • Departamenti Zyra e Sekretarit
  • Divizioni Vendi i punës
  • Nr. i Referencës RN00007679
  • Kodi i procedurës RPC0000818

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

Mbështet dhe ofron këshilla të nivelit të lartë për titullarin e institucionit në përcaktimin e politikave, strategjive dhe objektivave të institucionit dhe zhvillimit të tyre;

  1. Siguron koordinimin dhe hartimin e politikave, objektivave si dhe formulimin dhe zhvillimin e programeve, procedurave përkatëse dhe standardeve për zbatimin e tyre;
  2. Miraton plane pune, plane veprimi si dhe iniciativa për arritjen e objektivave në periudha afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata si dhe organizon punën dhe përcakton detyrat sipas njësive kryesore administrative;
  3. Koordinon dhe garanton përfshirjen e kontributeve të dhëna nga departamentet, dhe/ose strukturat tjera të institucionit gjatë procesit të formulimit të politikave dhe strategjive sipas fushës së përgjegjësisë;
  4. Siguron zbatimin e legjislacionit, politikave dhe vendimeve të titullarit të institucionit si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse, që ndikojnë në realizimin e objektivave të institucionit;
  5. Siguron përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit për realizimin e politikave, synimeve dhe objektivave të institucionit dhe siguron një sistemi efikas të kontrollit të brendshëm financiar si dhe identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve;
  6. Menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të institucionit dhe vendos politika dhe programe për administrimin, përzgjedhjen, trajnimin, stimulimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, si dhe udhëheqjen dhe menaxhimin e tyre;
  7. Përfaqëson institucionin me autorizim të titullarit të institucionit në takime dhe forume brenda jashtë vendit në fushat dhe çështjet e ndërlidhura me mandatet dhe funksionet e institucionit;
  8. Kryen edhe çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i caktohet me Ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari I

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar:

  • Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to, e preferuar në fushat që ndërlidhen me fushëveprimin e institucionit ku rekrutohet.
  • Kualifikime të posaçme formale: nuk ka kërkesa të posaçme formale për këtë pozitë.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshire së paku pesë (5) vite përvoje pune në pozita drejtuese.

 Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Mendimi strategjik;
  • Lidership;
  • Mendimi kreativ;
  • Zgjidhja e problemeve;
  • Orientimi kah rezultatet;
  • Komunikimi;
  • Menaxhimi;
  • Përshtatja;
  • Puna në ekip;
  • Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve;

Kërkesa specifike

  • Së paku 5 vite përvojë pune të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësitë diplomatike, e dëshmuar përmes përshkrimeve të punës në pozitat e mbajtura;
  • Përvojë e pjesëmarrjes në negocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të lidhura nga Kosova me vendet e tjera ose me arganizatat dhe entitetet ndërkombëtare, e dëshmuar përmes vendimeve për emërim në ekipet negociatore;
  • Njohje e avancuar e gjuhës angleze, e dëshmuar me anë të certificates për njohje të gjuhës ose me anë të dëshmisë për kryerjen e studimeve Baçelor ose Master në gjuhën angleze;

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese (lidership), formulim politikash, dhe menaxhim strategjik.
  • Shkathtësi të shkëlqyera strategjike dhe analitike që mundësojnë të këshilloj për çështje komplekse me besueshmëri dhe përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të institucionit.
  • Aftësi për të udhëhequr bashkëpunimin dhe për të menaxhuar ndryshime të rëndësishme në organizata të mëdha dhe
  • Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve të zhvendosura, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si një vlerë e shtuar

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Aplikacioni i cili plotësohet online me rastin e aplikimit (konsiderohet si CV dhe vlerësohet nga Komisioni);
  • Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • Dëshmi për përvojën e punës / vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • letër motivimi.;
  • kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit;
  • kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
  • dëshmi nga institucioni ku punon që nuk ka masë disiplinore;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • si dhe çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Shënim shtesë:

Ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë garë si ‘të emërueshëm’, do të publikohen në ueb faqen e projektit dhe që me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet, do të shpallet më së largu deri më datën 28/11/2021, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 35 pikë
  • Vlerësimi i biografisë – maksimumi 15 pikë
  • Intervista – maksimumi 50 pikë

Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar

  • Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 28/12/2021, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email,SMS dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Mënyra e aplikimit

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Related Listings