Roje Pylli (2)

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna e Kaçanikut
Published
30/08/2021
Location
Kacanik
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 79,80, 81 të Ligjit Nr.06JL-114 për zyrtarët publikë, nenit 8 të Ligjit të punës Nr.037L-212 dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, më datë 28.07.2021 shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

I. Titullii vendit të punës: Roje pylli
Numri i pozitave: Dy(2)-
Koeficienti Grada: 4511
Drejtoria: Drejtoria për bujqësi, zhvillim rural dhe pylltari
Njësia/sektori: Sektori i pylltarisë
Kohëzgjatja e emërimit: - Një me afat të pacaktuar dhe një me afat të caktuar -njëvjeçare

Description

  1. Të ruaj dhe parandalojë vjedhjen, shkatërrimin, dëmtimin e drurëve, kulturave pyjore, pyllëzimet dhe produktet jodrunore,
  2. Të legjitimoj personat që janë duke ndërmarrë veprime në pyje dhe toka pyjore në kundërshtim me Ligjin për pyjet:
  3. Të kontrolloj të gjitha llojet e automjeteve dhe ngarkesat tjera me të cilat transportohet druri dhe prodhimet jodrunore:,
  4. Të kontrolloj të gjitha vendet ku dyshohet se mund të ketë masë drunore të prerë ilegalisht”,
  5. Përkohësisht të konfiskojë masën drunore të prerë ilegalisht, mjetet me të cilat është kryer prerja:
  6. Inicon procedura kundërvajtëse në Gjykatat kompetente dhe ushtron fletëparaqitje në prokurori për vepër penale, harton procesverbale dhe raporte,
  7. Vëzhgon dhe informon personin përgjegjës dhe inspektorin e pyjeve për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore (paraqitjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve të ndryshëm),
  8. Kujdeset për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, parandalon gjuetinë jo ligjore, përkujdeset për mbrojtjen e kafshëve të egra dhe objekteve përcjellëse:
  9. Raporton te organi përgjegjës komunal për mbrojtjen e pyllit, 5Yo

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto kërkesa:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.

Formularët e aplikimit mund të merren në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe vveb-faqen komunale si dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë ku edhe dorëzohen.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 27.08.2021 deri më 10.09.2021

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të bashkangjitin edhe dokumentacionin si në vijim:

  1. Kopjen e vërtetuar të Diplomës, për nivelin përkatës të kualifikimit
  2. Kopja e letërnjoftimit, ekstrakin e lindjes, dëshminë se nuk është nën hetime
  3. Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )
  4. Dëshminë për përvojën e punës nëse ka (nuk është obligative):

Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe vveb-faqen komunale

“Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”:

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”:

Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.

Prano njoftimet me email

Related Listings

Roje Objekti   Podujeva new
02/12/2021